Cila është pjesa më "realiste dhe më e vëmendshme" e shqiptarëve? Baze ka një përgjigje interesante: Kriminelët!

Mero Baze në editorialin e mbrëmjes në TemA-n e tij online ka botuar një statistikë të krimit në vitin 1997 dhe i rezulton se mesatarja është e njëjtë me atë të këtyre ditëve. Shkruan Baze: "…Nëse shfletoni gazetat e vitit 1997 për muajt maj – shtator, kur dhe vrasjet u rritën së tepërmi, do të shihni se çdo fundjavë gazetat bënin bilancin e të vrarëve, që në maksimum ka shkuar një herë 12 vetë në javë. Sipas statistikës zyrtare të vetë Ministrisë së Brendshme, mbledhur nga komunikatat ditore, vetëm tri muajt e fundit numri i të vrarëve është 160 vetë, i barabartë afërsisht me statistikën e vitit 1997, në muajt e tij më të këqij…"
Për Bazen rritja e frikshme e shifrave të krimit kohët e fundit ka lidhje me një emërim të 3 muajve më parë: atë të ministrit të ri të brendshëm (internautët e njohin ministrin e sotëm edhe për shkak të një kolone humori të Bazes ku ai shënjestrohej thuajse përditë para se të bëhej ministër).
Shkruan Baze: "…Tri muaj më parë, kur Sali Berisha emëroi një njeri qesharak Ministër të Brendshëm… pavarësisht daulleve të pushtetit, pavarësisht cinizmit të Berishës, pavarësisht medies që bënte sikur nuk e shikonte se kush po bëhej ministër, një pjesë e rëndësishme vendimmarrëse e kësaj shoqërie të inkriminuar ishte vigjilente dhe po festonte". Me termin "pjesë e rëndësishme vendimmarrëse e kësaj shoqërie të inkriminuar" Baze ka përkufizuar krimin dhe ca më tej, në artikullin e tij, thotë se kriminelët e përgjojnë më mirë se kushdo politikën dhe fuqinë e shtetit, dhe ata janë " realistë dhe të vëmendshëm për prenë e tyre".
Shkruan Baze: "Pjesa më problematike e shoqërisë, ajo që përgjon politikën dhe fuqinë e shtetit ligjor për të mbijetuar, nuk e ka ngrënë asnjë moment broçkullën e Berishës që vendi ka një Ministër të Brendshëm. Pas lajmit kanë nisur “festën” dhe po vazhdojnë të bëjnë kërdinë… Dikush duhet t’i thotë të mos dalë më në kamera, që së paku të mos ua kujtojë çdo minutë kriminelëve se ai është ministër! Ata nuk janë Bujar Nishani që beson se është president! Ata janë realistë dhe të vëmendshëm për prenë e tyre, dhe kur shikojnë se në çfarë duarsh ka rënë shteti, bëjnë kërdinë" Siç po bëjnë! – A.N.
Comments
Nese kjo do te konsiderohej

Nese kjo do te konsiderohej vazhdimi i rubrikes se humorit te antenes se Bazes eshte ok per standardin e Bazes dhe qyfyreve qe ai prodhon (qe une i lexoj rregulisht se ka sens humori) por nese e merrni kete per dicka sado pak te vertete kjo eshte idiotesia me e madhe. E ka fajin Ministri qe eshte shtuar kriminaliteti??? Ky eshte folklorizem mediatik.

Krimi eshte shtuar ne kendveshtrimin tim ne dy drejtime:

1. KRIMINALITETI I PERSONAVE ME HISTORI KRIMINALE jane ne trysni nga dy faktore shkak-pasoje-shak:

a. Formalizimi i ekonomise ka sjelle mbylje te shume kanaleve te parase dhe perfitimit cka sjell ngushtim te mbijeteses financiare se pjeses kriminale te populsise me baze kriminalitetit rinor,

b. Ngushtimi i hapesirave te mbijeteses financiare te kriminalitetit sjell nje stres te agravuar te pjeses kriminale cka sjell nje trysni qe sjell nje guxim ne rritje per te kryer akte kriminale.

2. KRIMI NE FAMILJE DHE KRIMI RASTESOR eshte ne trysnine e krizes ekonomike

Problemi i shtimit e kriminalitetit me shume se me Ministrine e Brendeshme lidhet me vete mungesen e eficenses se institucioneve parandaluese por gjiths sduhet te harrojme edhe mungesen e deshires per pune te zakonshme te nje fuqie te madhe punetore te grupmoshes rinore e cila nuk eshte e gatshme te pranoje sfida punesimi me te ardhura minimale bazuar tek mungesa e kualifikimit perballe nevojave per te ardhura qe te perballojne nje jete te suksesshme ne konsum dhe status social.

I madhe eshte Mero.

I madhe eshte Mero.

Add new comment