Arkiv-Lajme
Nichi Vendola: Dua të martohem; Por Italia duket se s’është gati për martesat mes gay-ve
Nichi Vendola është guvernatori i rajonit të Puglias, Itali. Është 54 vjeç. Ka një parti të vetën, që rri më majtas se sa Partia Demokratike, me të cilën ndodhet më afër e me të cilën mund të mendohet një koalicion i mundshëm elektoral apo qeverisës. Është një politikan që bie në sy për mënyrën se si e kupton politikën, por bie në sy edhe për diçka tjetër. Ai është gay.
Zonja e parë nuk ka për model ndonjë zonjë të parë jashtë Shqipërisë... Apo ka?
Zonjat e Para të Shqipërisë kanë ruajtur përgjithësisht një profil të ulët publik, por kjo traditë me shumë gjasa po thyhet me bashkëshorten e presidentit të ri, Bujar Nishani. Odeta Nishani një 46-vjeçare e rritur në Elbasan dhe e diplomuar për inxhinieri ndërtimi, përveçse ka tashmë një seksion personal në faqen zyrtare online të Presidencës - (krahas moduleve "deklarata", "veprimtari" etj, aty shihet që në home page moduli "zonja e parë") - është edhe prezente rregullisht në media, pa bërë dallime: nga revistat e modës e deri te të përditshmet e lajmit.
Pandeli Majko i jep ‘nji shkëndi shprese’ Sami Repishtit
Sami Repishti, shkodran, i larguar nga Shqipëria, dhe terrori komunist, në vitin 1959, jeton në SHBA. Është njohës dhe ndjekës i zhvillimeve shqiptare. Ka qenë gjithë kohën aktiv në shtypin e Tiranës. Sa herë që ka gjëra për të thënë, shkruan për Panoramën. Ja ç’thotë ai për veten në një artikull të sotëm: “Unë jam pjesëtar i ‘breznisë së djegun’ që u vra në rezistencën kundër okupatorit të huej në luftë për liri, si dhe në rezistencën e gjatë e të egër kundër regjimit komunist në luftë për demokraci. Liri, demokraci: dy vlera permanente! Kam humbë babën si viktimë e terrorit fashist.
'Mundohet me e shti minaren në thes' - thotë Ndreca për Berishën dhe ka një parashikim për 'ata që do ta shkruejnë nesër historinë'
E përditshmja MAPO ka botuar një opinion të Ardian Ndrecës me titull "Dilema e historisë" ku ai flet mbi debatet e kohëve të fundit dhe merr në shënjestër sjelljen e Berishës "në këtë lamije".
Hetime familjeve kryeministrore? Më parë do shkarkohej shefi i SHISH - thotë Klosi dhe tregon historinë e tij me çiftin Nano
Ish-kreu i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi, është pyetur sot nga e përditshmja "Shqiptarja.Com" për një deklaratë të pararadhësit të tij në post Petrit Myftari lidhur me bashkëshorten e ish-kryeministrit socialist Nano, por edhe për marrëdhëniet SHISH-Kryeministër në përgjithësi. Nëpër rreshtat e intervistës kupton se shefat e shërbimit sekret të këtij vendi nuk kanë patur gjumë të qetë netëve në detyrë, kur ka ardhur fjala për informacione mbi kryeministrat dhe rrethin e tyre familjar e shoqëror.
Swoboda: Statusi i vendit kandidat për Shqipërinë me dy etapa, njëra në vjeshtë e tjetra pas zgjedhjeve
Në një intervistë dhënë gezetares se TV Klanit Erisa Zyka, Hannes Swoboda, Kryetari i grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, sugjeroi se, në qoftë se çështjet e mbetura (përfshirë edhe çështjen e imunitetit) zgjdhen, Shqipërisë i duhet dhënë statusi i vendit kandidat për në BE, por me dy etapa. Së pari, sugjeron Swoboda, t’i premtohet ky status me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, por negociatat për antarësim të fillojnë në një stad të dytë, vetëm pasi të konstatohet se zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe të denjë.
Perifrazim i fjalëve të Gramoz Ruçit: Për hir të rrëzimit të Djallit të Madh, mund të bashkëpunojmë me të gjithë djajtë e vegjël
Në intervistën që i dha dje Ilir Babaramos në televizionin News 24, Gramoz Ruçi (s’ka nevojë të bëjmë prezantimin e postit të tij zyrtar), deklaroi se PS-ja është “e hapur për t’iu bashkuar një koalicioni me të gjitha forcat politike që nuk janë dakord me këtë qeveri”. Më shqip, kjo fjali mund të perifrazohet kështu: “Për hir të rrëzimit të Djallit të Madh, mund të bashkëpunojmë me të gjithë djajtë e vegjël”.
FOTO LAJM: Dhjetra ton midhje kanë ngordhur në pak ditë në Liqenin e Butrintit
Në këtë foto të botuar sot në agjensinë e fotove LSA shihen punëtorë, duke pastruar midhje në liqenin e Butrintit në Sarandë.
Surroi: Keqpërdorimin e votës Prishtina e mësoi nga Tirana
Veton Surroi ka folur edhe për paralelet (negative) mes politikanëve në Tiranës dhe Prishtinës në intervistën e dhënë mbrëmë për gazetaren Ilva Tare. "Ka paralele negative. Për të këqijat ekziston kapacitet shumë intensiv i të mësuarit nga të dyja anët e kufirit" – tha Surroi dhe renditi të parën ndër "të këqijat e mësuara" keqpërdorimin e votës.
Paul Ryan bën një ‘tërheqje’, por bën dhe një përgënjeshtrim që s’bind
Ka ditë, saktësisht qysh nga momenti i fjalimit që Paul Ryan mbajti në Konventën republikane, që një pjesë e shtypit liberal amerikan është kapur pas një ‘shpifjeje’ që kandidati republikan për zv. President bëri me atë rast, teksa fliste mbi një premtim të pambajtur të Presidentit Obama lidhur me një fabrikë të Korporatës General Motors në Janesville, Wisconsin. Sot, Paul Ryan e përgënjeshtroi pretendimin e shtypit të demokratëve. “Nuk është ashtu si thonë ata”, tha në thelb Ryan.”Nuk e kam fajësuar Obama-n lidhur me atë fabrikë”.