Surroi: Keqpërdorimin e votës Prishtina e mësoi nga Tirana

Postuar në 05 Shtator, 2012 03:07

Veton Surroi ka folur edhe për paralelet (negative) mes politikanëve në Tiranës dhe Prishtinës në intervistën e dhënë mbrëmë për gazetaren Ilva Tare. "Ka paralele negative. Për të këqijat ekziston kapacitet shumë intensiv i të mësuarit nga të dyja anët e kufirit" – tha Surroi dhe renditi të parën ndër "të këqijat e mësuara" keqpërdorimin e votës.

Përgjigja e Surroit: "…Një pjesë të keqpërdorimeve të votës nga Kosova e kanë mësuar këtu në Shqipëri. Besoj tani mund të kenë avancuar ata në Kosovë dhe besoj se këta të Shqipërisë mund të shkojnë të mësojnë andej. Për fat të keq kemi një opsion jo vetëm të një partie politike, por një opsion të menduarit politik, i cili e shikon politikën si nxjerrje, përfitim personal dhe nga ana tjetër si mundësi e pakufizuar e manipulimit dhe administrimit. Pushtetin në Shqipëri dhe Kosovë shikohet si i pakufi, ai nuk e sheh veten të pakontrolluar dhe të pakontrollueshëm. Nga Kushtetuta marrin vetëm faktin se parlamenti duhet të qëndrojë aty 4 vjet. Asgjë tjetër në Kushtetutë nuk konsiderohet.. Ose le mos të merremi me Kushtetutën, por me konceptin e ndarjen e pushteteve. Nuk ekzistojnë pushtetet e ndara në Shqipëri. Prej kohësh ekziston përpjekja e kontrollit të gjyqësisë, të kontrollit të institucioneve të tjera të pavarura të kontrollove dhe shërbimeve sekrete. E njëjta gjë në Kosovë. Në Kosovë është pak më keq për shkak se partia që është sot në pushtet duke pasur policinë e saj sekrete me vite të tëra ka bërë atë që quhet një filtrim institucional dhe ka vendosur një shërbim të organizuar në të gjitha pikat e shtetit… Ky faktor është brengosës sepse tregon për prapakthim në ecjen demokratike të shqiptarëve. Në vend që të ecim përpara dhe të mësohemi me një pushtet të kontrollueshëm, një pushtet, i cili jep përgjegjësi, shqiptarët po mësohen me një pushtet të pakontrollueshëm, i cili reflektohet në jetën ekonomike si kthim i një ekonomie pa konkurrencë. Liritë ekonomike janë cunguar shumë në të dyja anët e kufirit dhe veprojnë në ekonomi ato subjekte ekonomike të cilat janë klientë të partisë…."

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.