Vuçiç njofton legalizimin e 4.8 milionë objekteve në Serbi

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç ka propozuar një proces masiv legalizimi në Serbi që përfshin 4.8 milionë objekte. Sipas tij, nisur nga statusi i tyre jolegal, njerëzit as i regjistrojnë dot, as i përdorin si kolateral për kredi dhe as shteti nuk përfiton nga të ardhurat e taksimit. Zgjidhja? Legalizim me tarifë 100 euro për 70% të tyre.
Sipas raportimit të mediave serbe, njerëzit do të aplikojnë në rrugë elektronike dhe do presin përgjigjen e legalizimit për 60 ditë. Për objekte si një apartament 200 m2 në zonën Terazije të Beogradit, tarifa do të jetë 1000 euro.
Në të njëjtin njoftim, presidenti serb, që përballet me protesta të mëdha prej muajsh, ka premtuar rritje pensionesh me 12.2% nga 1 dhjetori dhe rritje të pagave të mësuesve dhe mjekëve me 5%.
Add new comment