Swoboda: Statusi i vendit kandidat për Shqipërinë me dy etapa, njëra në vjeshtë e tjetra pas zgjedhjeve

Në një intervistë dhënë gezetares se TV Klanit Erisa Zyka, Hannes Swoboda, Kryetari i grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, sugjeroi se, në qoftë se çështjet e mbetura (përfshirë edhe çështjen e imunitetit) zgjdhen, Shqipërisë i duhet dhënë statusi i vendit kandidat për në BE, por me dy etapa. Së pari, sugjeron Swoboda, t’i premtohet ky status me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, por negociatat për antarësim të fillojnë në një stad të dytë, vetëm pasi të konstatohet se zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe të denjë.
Në fakt, nga pikpamja juridike, një vend konsiderohet kandidat për në Bashkimin Europian vetëm kur fillojnë zyrtarisht negociatat e antarësimit. Pra, sipas mendimit të Swobodës, Shqipëria duhet të bëhet zyrtarisht vend kandidat për BE vetëm pasi t’i zhvillojë zgjedhjet ashtu siç i zhvillojnë vendet anëtare të saj.
Një taktikë e ngjashme u ndoq me Malin e Zi, të cilit iu premtua statusi i vendit kandidat nga BE-ja vjet dhe negociatat filluan zyrtarisht sivjet, pasi parlamenti malazez aprovoi me konsensus një kod të ri elektoral dhe disa ligje të tjera të kërkuara nga BE-ja.
E.Zaloshnja
Comments
" ...t'i premtohet ky status
<p>" ...t'i premtohet ky status me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë..." thote Svoboda - sot. Nje fjali e cila nuk ka aspak kapitalizem, aspak permbajtje demokratike paqesore brenda vetes, dhe as mes rreshtave qe e rrethojne fjaline! Po sot - te tjera thote Saliu. Te tjera fare thote Rama - po sot. Ndersa Mero Baze shkruan gjithe vrull per pandeshkueshmerine - po sot! Ti biesh gozhdes apo patkoit? Ti biesh patkoit apo gozhdes? Kjo eshte ceshtja shqiptare - po sot.</p>
Jemi ne pritje te nje
<p>Jemi ne pritje te nje pergjigje pozitive.</p>
Add new comment