FOTO LAJM: Dhjetra ton midhje kanë ngordhur në pak ditë në Liqenin e Butrintit

Në këtë foto të botuar sot në agjensinë e fotove LSA shihen punëtorë, duke pastruar midhje në liqenin e Butrintit në Sarandë. Ekspertë zonalë kanë konfirmuar se brenda pak ditësh kanë ngordhur dhjetra ton midhje në liqenin e Butrintit, duke shkaktuar nje katastrofe natyrore dhe ekologjike, por edhe ekonomike (në këtë zonë veprojnë rreth 60 biznese, - sipas revistës Mjedisi Sot (www.mjedisisot.info) ku shkruhet se "ata që kanë më shumë se dy dekada në këtë profesion tregojnë se në situata të tilla të ngjashme janë vënë edhe dy herë të tjera më parë". Në zonë vepron një institucion që quhet Drejtori e Shërbimit të Midhjes dhe Peshkimit, sipas së cilës fenomeni është plotësisht klimaterik (temperaturat e larta dhe ujëshkëmbimi jo i mjaftueshëm nga ana e Kanalit të Butrinit). Sipas TCH: Tregu ndërkombëtar i shitjes së midhjeve shqiptare u ndërpre në vitin 1994 pas toksikimit me gaz sulfurik që prodhoi tabani i liqenit të Butrinti. Problemi atëherë u zgjidh me thellimin e shtratit të Bistricës, lumë që furnizon me ujë të ëmbël liqenin.
Add new comment