Arkiv-Lajme

Agron Tufa flet për “kohën kur kërcënonte Kreshniku”; dhe merret vesh se nuk ka mendim të mirë për të parin e kuqezinjve

Postuar në 08 Shtator, 2012 12:07

Nuk dihet me saktësi se ç’ka arritur Kreshnik Spahiu në terma politiko-elektoralë gjatë këtyre muajve të fundit, por një gjë ka arritur ta fitojë: vëmendjen e të tjerëve. Nuk ka ditë të mos flitet për të. Ka që e gjykojnë pozitivisht lëvizjen e tij, por ka që e shohin dhe negativisht.

Lojërat Paraolimpike të një shoqërie që kujdeset!

Postuar në 08 Shtator, 2012 10:27

     Si dje para një viti, ushtari Bradley Snyder shkeli një minë të vendosur nga talibanët në arën e një fshatari. Po dje, 1 vit më vonë Snyder u ngjit në podin e Aquatics Centre, për të marrë medaljen e tij të dytë të artë në lojërat Paraolimpike. Snyder, rreshter marine, pati fatin që të mos i këputej ndonjë gjymtyrë nga mina, por, për fatin t ij të keq, mbeti totalisht i verbër nga shpërthimi.

Teknologjia dhe (mos)kufinjtë e perversitetit shqiptar

Postuar në 08 Shtator, 2012 08:01

Gazetat e ditës së sotme kanë nxjerrë kush në vend të dukshëm e kush të futur cepave historinë e shantazhit me sfond porno-seksual të një biznesmeni 70 vjeçar nga Kosova prej një çifti nga Durrësi. Gruaja e kishte joshur në shtëpinë e vet, pastaj i kishin bërë foto intime dhe e shantazhonin për 15mijë Euro. Pra, ne të kemi fotot/videot, dmth, të kemi në dorë!

Ndërkohë një video amatore ku Bleona Qereti është xhiruar lakuriq pa mendje teksa ndërrohej pas kuintave, gjatë një koncerti gjeti hapësirë jo vetëm në Internet por edhe në faqet e para të gazetave.

Mali fut sherrin në qeverinë e Kosovës: Thaçi bëhet me Pacollin kundër Hoxhajt

Postuar në 08 Shtator, 2012 05:28

E ka njohur Mali Kosovën, apo jo? Fillimisht u tha ‘po’, por më pas u mor vesh se nuk ishte e vërtetë. Pas një viziteqë bëri në Afrikë, këtë gjë e pranoi dhe vetë ai që pretendonte ta kish bërë të mundur këtë njohje, Behgjet Pacolli. Sipas këtij të fundit, njohja ish kryer me një notë verbale të nënshkruar nga autoritetet e Malit, por më pas, autoritetet e tjera që erdhën pas një rokade në pushtet, e anuluan njohjen. Dhe ky shpjegim u duk i besueshëm për shumëkënd.

Shtatorja e Zogut në Tiranë, përligjie diktatorëve?

Postuar në 08 Shtator, 2012 04:36

Kush po përpiqet dhe pse, të ngrejë një shtatore të Ahmet Zogut në Tiranë? Kiço Blushi në një opinion te Gazeta Shqiptare e sotme, përpiqet t'i japë përgjigje disa pyetjeve si këto.

Sigurisht, nuk është vullneti i një pjese të qytetit që do e mbron vlerat zogiste në kryeqytet, pasi kjo Parti s'mblodhi dot as 1% të votave. Ky vendim, që gjasat janë se do të merret me forcën e kartonëve në Bashki si shumë vendime të tjera antiqytetare, do të kishte nevojë për debat të gjerë publik.

“Ethet” e kazinosë sëmurin anëtarët e Këshillit Bashkiak

Postuar në 08 Shtator, 2012 03:45

 

Mbledhja e para 2 ditëve e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë u anullua në mënyrë të papreçedent me sms, 5 minuta para se të zhvillohej. Arsyeja: disa këshilltarë të LSI dhe PD, rezultuan të sëmurë, çka çoi në anullimin e mbledhjes. Sipas kryekëshilltarit të PS, Dalipi, Basha e anulloi mbledhjen se nuk kishte numrat.

Kontroll faktesh: Të vërteta dhe gënjeshtra të Obamës

Postuar në 08 Shtator, 2012 02:32

Gazeta Washington Post ka një rubrikë, ku kontrolluesit e saj të fakteve analizojnë çdo ditë vërtetësinë e deklaratave të politikanëve të ndryshëm. Në rubrikën e djeshme ata analizonin disa deklarata që Obama bëri gjatë fjalimit të tij në konventën demokrate (http://www.washingtonpost.com/blogs/ezra-klein/wp/2012/09/07... ).

"...a big heart" - tha De Biasi. Kuqezinjtë sonte e kishin

Postuar në 07 Shtator, 2012 15:42

"...Kjo skuadër ka një gjë shumë të madhe, "a big heart" nëse më lejoni ta them në anglisht. Në fushë nuk ka për t'u dorëzuar asnjëherë, ju garantoj që nga minuta e parë deri te ajo e fundit do të provojmë që ta fitojmë këtë ndeshje dhe shpresojmë të na ecë mbarë"

Rezoluta e Kuvendit të Kosovës rezultoi të ish punë axhaminjsh

Postuar në 07 Shtator, 2012 14:00

Kosova nuk ka një prefiks të vetin telefonik. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit, një agjenci e varur nga OKB- ja, nuk ia njeh të drejtën e përdorimit të prefiksit Kosovës, e cila nuk është ende një vend anëtar në këtë organizatë.

Timo Flloko: Mungesa e kulturës gjuhësore, masive. Anglishten? E flasin më mirë tropojanët, me përjashtim të… kryeministrit

Postuar në 07 Shtator, 2012 12:24

Timo Flloko ishte sot pasdite i ftuar në emisionin "Pasdite në Top Channel" ku ka biseduar me gazetaren Ulpiana Lama për kinemanë, familjen, shkollën, eksperiencën në SHBA, pasionet i tij si poezia dhe përkthimi etj. "Kjo shoqëri në tranzicion, ka shumë sorollatje, hallakatje, - tha mes të tjerash aktori i njohur duke komentuar tekstin e këngës "Kuturu" që bazohet në një poezi të tij.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme