“Ethet” e kazinosë sëmurin anëtarët e Këshillit Bashkiak

Postuar në 08 Shtator, 2012 03:45

 

Mbledhja e para 2 ditëve e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë u anullua në mënyrë të papreçedent me sms, 5 minuta para se të zhvillohej. Arsyeja: disa këshilltarë të LSI dhe PD, rezultuan të sëmurë, çka çoi në anullimin e mbledhjes. Sipas kryekëshilltarit të PS, Dalipi, Basha e anulloi mbledhjen se nuk kishte numrat.

Por nga Shqiptarja.com, burime të pakonfirmuara thonë se 'sëmundja' e papritur këshilltarëve u erdhi si pasojë e presionit të ushtruar nga biznesmenët e kazinove, pasi pikërisht në atë seancë do të gjykohej ndër të tjera edhe projekt-vendimi që i përqendron bizneset e kazinove në Kombinatin e Autotraktorëve, në Shkozë.

Disa këshilltarë të LSI u shprehën se ky projekt-vendim duhet riparë e përmirësuar e se “nuk duhen penalizuar” bizneset, pa harruar të shtojnë, se koalicionin me PD e kanë më të fortë se kurrë, pavarësisht se më i fortë se koalicioni qëlloi gripi i stinës.

Ekspansioni i pikave të bastit dhe kazinove - virtualisht, kudo që të gjendesh në Tiranë, syri të kap të paktën një të tillë – lë të kuptohet që ose Tirana po kap standartin e Montecarlos (versioni qeveritar), ose që e vetmja shpresë për të “bërë hajër” në këtë vend është vetëm në dorë të fatit e të asgjëje tjetër.

K.C.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.