"...a big heart" - tha De Biasi. Kuqezinjtë sonte e kishin

"...Kjo skuadër ka një gjë shumë të madhe, "a big heart" nëse më lejoni ta them në anglisht. Në fushë nuk ka për t'u dorëzuar asnjëherë, ju garantoj që nga minuta e parë deri te ajo e fundit do të provojmë që ta fitojmë këtë ndeshje dhe shpresojmë të na ecë mbarë"
Këto fjalë Gianni De Biasi, trajneri i kombëtares shqiptare, i tha dje një ditë para ndeshjes me Qipron. Dhe kësaj here kuqezinjtë nuk zhgënjyen. Me gola të Sadikut në minutën e 36, të Edgar Çanit në minutën e 84 dhe një super gol të Erjon Bogdanit në '87, Shqipëria mundi Qipron këtë mbrëmje në Tiranë me rezultatin 3 me 1. Qipriotët shënuan në fund të pjesës së parë.
Shqipëria starton kështu eliminatoret e botërorit “Brazil 2014”, ku kuqezinjtë bëjnë pjesë në Grupin E. Takimi ishte i pari takim zyrtar edhe për trajnerin italian De Biasi në krye të pankinës shqiptare. Me 11 shtator Shqipëria do të ketë sfidën e radhës me Zvicrën, takim i cili do të luhet në Lucernë. Le të shpresojmë...
Në foto: Portieri qipriot Antonis Giorgallidis, gjatë momentit të pësimit të golit të parë (LSA / GENT SHKULLAKU)
GRUPI E
Shqipëri
Islandë
Norvegji
Zvicër
Slloveni
Qipro
Add new comment