Arkiv-Lajme
Londër, prezantohet Encode: Tani e dimë pse njeriu nuk është një…mi (nuk është fjala për njerëzit me sjellje miu)
10 vjet studime, 400 gjenetistë, 30 laboratorë në punë të ngritur në thuajse gjysmën e botës… Në Londër sapo është prezantuar ‘Encode’, Enciclopedia e Elementëve të ADN-së.
Zjarret, sipas një biznesmeni që "mund të blejë gjithçka, përveç një gjëje"
"... Në ekonominë e tregut kemi kuptuar se gjithçka në këtë botë e ka një çmim, pra edhe mund ta blejmë. Por a e kemi pyetur ndonjëherë veten se cila është ajo gjë që nuk mund ta blejmë me para edhe pse do të ishim të gatshëm të ofronim shuma marramendëse? I keni blerë të gjitha; shtëpi të mirë, makinën që ju pëlqen dhe keni një biznes të suksesshëm, ndërkohë që jeta në lagjet më të mira të Tiranëss na bën të mendojmë se nuk ka vend më të mirë për të jetuar se kryeqyteti. Por..
Deklaratë skandaloze e kryeministrit: Zjarrvënësit janë militantë të PS-së
Kryeministri Berisha, teksa ka folur për emergjencën e zjarreve, e ka kërkuar suksesin e qeverisë së vet tek relativizimi i dëmit. “Problemi ynë më kryesor janë jetët njerëzore të parat. Nuk kemi viktima. Janë bërë disa evakuime, por deri tani viktima nga zjarret nuk kemi pasur. Janë djegur disa banesa, por në një numër shumë të kufizuar. Mund t’u them se numri i banesave të djegura në vende të tjera të Mesdheut është shumë më i madh”, tha ai në mbledhjen e qeverisë.
Panariti rrëzon pretendimin se statusi varet nga ligji mbi imunitetin
Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, të nesërmen e disa takimeve që ka patur në Bruksel në këtë atmosferë të përgatitjes së progres-raportit mbi Shqipërinë, ka thënë diçka që në veshët e shumëkujt në maxhorancë mund të ketë rënë si blasfemi: “[Heqja apo reduktimi i imunitetit] është një sfidë që politika shqiptare ia vuri vetes dhe që ka të bëjë në një farë mënyre me krijimin e një bazamenti më të shëndoshë për funksionimin e sistemit të drejtësisë, [por] nuk është një çështje që mban peng statusin e vendit kandidat”.
Strategjiku i fundit
Nga informacionet dhe analizat (e pakta) që ka ofruar këto kohë media e Tiranës për shitjen e kompanisë “Albpetrol”, vlejnë të veçohen dy gjëra:
E para, që me vendimet e fundit të qeverisë së vet, Shqipëria ka hequr dorë nga të drejtat e nëntokës dhe mbitokës për sa i përket fushës së hidrokarbureve. Qeveria nuk do ketë më asnjë ndikim në prodhimin dhe rafinimin e naftës; edhe të drejtën për kërkimet në këtë fushë ia ka dhënë “Albpetrolit”; kjo do të thotë që vendimet e së ardhmes për naftën shqiptare do t'i marrë kompania private që do të blejë Albpetrolin.
Ku është kufiri moral i lobimit? Një artikull mbi mënyrat si influencohen (under cover) vendimet e Brukselit
Christoph Hasselbach gazetar në Bruksel në një artikull botuar dje për lobimin jep një pamje disi të ndryshme të asaj se si publiku shpesh naiv (përfshirë Shqipërinë padyshim) e sheh Brukselin. Është qendër e pushtetit… Por edhe e lobizmit. Numri i lobistëve në Bruksel para 10 vitesh ishte 15.000 deri 30.000. Askush nuk e di se sa i lartë është sot ky numër. "Ne kemi më shumë lobistë se në Uashington" - citohet eurodeputeti britanik liberaldemokrat Graham Watson.
Bill Clinton në Konventë 60 minuta më parë: Le ta lëmë Obama-n të mbyllë punët që ka nisur!
Bill Clinton ishte, siç pritej, ylli i mbrëmjes së djeshme në Konventën e demokratëve që po mbahet në Karolinën e Veriut. Barack Obama e ndoqi fjalën e tij prej 45 minutash aty, në prapaskenë, dhe në fund doli për ta përqafuar faqe botës, e për t’u larguar tok me të nga skena ku më pas do të numëroheshin votat e nominimit të Obama-s si kandidat për President.
Michelle Obama fiton zemrat e opinionistëve televizivë me fjalën e vet në Konventë
“Amerika ka nevojë akoma për Barack-un. Nuk jua them këtë si gruaja e tij, as si Zonja e Parë, por si nënë e fëmijëve të mij. Barack-u na duhet edhe katër vjet për të ardhshmen e fëmijëve tanë”. Kuptohet se kush i ka thënë këto fjalë, dhe fjala e saj, dmth e Michelle Obama-s, ishte e tëra e mbushur me fraza të tilla. Dhe çfarë ajo tha në Konventën e demokratëve në Charlotte të Karolinës së Veriut është vlerësuar me superlativa nga komentatorët televizivë, të cilët folën menjëherë pasi ajo mbaroi së foluri.
Zogaj rendit 5 arsye për "shpatat" (e thyera) të opozitave dhe aludon se për Albtelekomin e "leu qerren" edhe Berisha
Cfarë ndodh? Përse partia dhe lideri opozitar, rëndom këto vite e kanë futur në mill kur vijnë në pushtet, shpatën e drejtësisë dhe pastërtisë që kanë vringëlluar në opozitë? Rreth kësaj pyetje sillet editoriali i sotëm në të përditshmen "Shqiptarja.Com" i Preç Zogajt, i cili thotë se "opozita e sotme duhet t'i bëjë llogaritë me një publik të mashtruar shpesh në të kaluarën". Dhe rendit 5 arsye pse publiku është bërë i tillë, duke analizuar opozitat e shkuara: mënyrën si e kanë bërë opozicionin dhe ç'u ka ndodhur kur kanë ardhur në pushtet.
Një sms për Gramos Ruçin: Jam Bujar Nishani dhe dua një deputet për në delegacion
Në intervistën e Gramos Ruçit dhënë për televizionin News 24 ish një dëshmi e tij që të bënte përshtypje; madje, të linte gati gojëhapur. “Si është e vërteta lidhur me mungesën e opozitës në delegacionin presidencial gjatë vizitës në Kosovë?”, pyet Babaramo, dhe Ruçi zbulon ndodhinë, mbi të cilën gazetat kanë informuar këto ditë, por pa iu referuar burimeve autentike. “Nuk ka patur asnjë ftesë nga institucioni i Presidentit”, ngutet të thotë kreu i grupit parlamentar të PS-së. Dhe më poshtë flet për një korrespondencë sms-sh, që ta sjell të gjithë ngjarjen në formën e një skandali.