Deklaratë skandaloze e kryeministrit: Zjarrvënësit janë militantë të PS-së

Postuar në 06 Shtator, 2012 05:38

Kryeministri Berisha, teksa ka folur për emergjencën e zjarreve, e ka kërkuar suksesin e qeverisë së vet tek relativizimi i dëmit. “Problemi ynë më kryesor janë jetët njerëzore të parat. Nuk kemi viktima. Janë bërë disa evakuime, por deri tani viktima nga zjarret nuk kemi pasur. Janë djegur disa banesa, por në një numër shumë të kufizuar. Mund t’u them se numri i banesave të djegura në vende të tjera të Mesdheut është shumë më i madh”, tha ai në mbledhjen e qeverisë.

Por pjesa më “interesante” e fjalës së tij erdhi më pas, ndërsa po fliste për fajtorët, dmth zjarrvënësit. “Janë arrestuar mbi 70 persona për zjarrvënie; disa prej tyre janë liruar nga Prokuroria”, u shpreh ai duke përmendur në mënyrë kinse neutrale Prokurorinë, dhe pikërisht në këtë pikë i dha gaz makinës me një deklaratë skandaloze: “Një eksponent kryesor i PS-së do t’i telefononte me shumë të drejtë ministrit [Flamur Nokës] për t’i kërkuar ndihmë për zonën e tij. Por kur ministri i thotë se ata që janë arrestuar janë militantë të thekur tuajt, telefoni u mbyll”.

Nuk dha detaje të tjera mbi zjarrvënësit, nuk na tha se çfarë orientimi seksual kanë, çfarë mendojnë për Bamir Topin, kur ia kanë dredhur grave të tyre për herë të fundit, me cilët shoqërohen fëmijët e tyre, çfarë mendimi kanë për Visho Ajazin, etj, etj. Është info që një kryeministri nuk ka se ç’i duhet, por këtij tonit i duhet, ja, siç i duhet dhe identiteti politik i zjarrvënësve.

M.N.

Comments

Submitted by I-liri (not verified) on

Mjere Shqiperia. Kryeministri pranon se nuk eshte i te gjithe shqiptareve, por vetem i anetareve dhe militanteve te PD.

PO UNE KE KAM KRYEMINISTER ?

Submitted by jona (not verified) on

e mjera Shqiperi...lufta e klasave vazhdon ende....dhe Berisha eshte ai qe duhet te jape llogari per kete...qe ka futur e po fut ne atagonizem njerezit. Sa turp! Ai qe deri dje mezi priste te bente edhe nje foto ordinere me bllokmenet, sot na drejton dhe aq me keq, na fut ne antagonizem me njeri-tjetrin.  Kjo tregon se cfare shoqeri e pazhvilluar qe jemi...

Submitted by Andreas (not verified) on

Ne çkuptim "deklarate skandaloze"? Ai vrau 4 baballare se i ben zhurem poshte kryeministrise, ti çuditesh per ato qe ai thote?!!

Submitted by Anonim (not verified) on

Derisa te ekzistoje kjo lloj retorike, e partive dhe mediave, dhe ky lloj i veprimeve te dy partive - dhe te mediave, Shqiperia kurre s'do te mund te shkon perpara. Sepse jane te tre keto subjekte arsyet kryesore per frenimin e saj.

Submitted by Dritan (not verified) on

Nje kryeminister diktator ben nje deklarate te tille

Reagimi ZEROOOOOOOOOOOOOOO

Shqiperia ben REGRES.

Submitted by Anonim2 (not verified) on

Eshte I zgjuar dobiçi I Viçidolit, pasi nuk shpif drejt per drejt por fshihet pas dordolecit minister te brendshem qe na ka vene - pra nuk jam une qe po I them keto po ministri. Duke e lene pastaj ne mjergull askush nuk mund ta akuzoje se po fajeson opoziten per zjarrvenie. Mesazhi eshte per turmat qe I shkojne mbrapa ketij lumpeni mesjetar, si dhe per te hedhur nje gur ne lum per te marret dhe Ramen qe te merren me te.
Dhe thonë pastaj qe Bisha nuk eshte transparent dhe lehtesisht I lexueshem - e keqja është që Vetëm Rama nuk ka mesuar te kuptojë idiotesirat e lojerat infantile te Malokut.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.