Ku është kufiri moral i lobimit? Një artikull mbi mënyrat si influencohen (under cover) vendimet e Brukselit

Christoph Hasselbach gazetar në Bruksel në një artikull botuar dje për lobimin jep një pamje disi të ndryshme të asaj se si publiku shpesh naiv (përfshirë Shqipërinë padyshim) e sheh Brukselin. Është qendër e pushtetit… Por edhe e lobizmit. Numri i lobistëve në Bruksel para 10 vitesh ishte 15.000 deri 30.000. Askush nuk e di se sa i lartë është sot ky numër. "Ne kemi më shumë lobistë se në Uashington" - citohet eurodeputeti britanik liberaldemokrat Graham Watson.
Artikulli citon edhe dy vullnetarë të organizatës "Lobbycontrol" që vepron në Bruksel, Nina Katzemich dhe Timo Lange, sipas të cilëve i pari "merr shërbim" ai që paguan: "Në Bruksel interesi me buxhetin më të madh ka avantazh të qartë për t'u shtruar për diskutim." - beson Katzemich. "Lobbycontrol" kritikon para së gjithash lobizmin e fshehtë, metodat e të cilit bëhen gjithnjë e më të rafinuara. Ajo dhe kolegu i saj kanë organizuar një shëtitje për shtypin kryq e tërthor Brukselit, për të treguar se ku dhe si funksionin lobizmi në BE. Më efektiv ai është atje ku nuk perceptohet si lobizëm, - thonë dy aktivistët. Disa "fabrika mendimesh" me emra që tingëllojnë neutralë janë për shembull organizata të maskuara lobizmi, të paguara.
Edhe influenca mbi eurodeputetët shpesh ushtrohet në rrugë shumë të ndërlikuara, jo të drejtëpërdrejta. "Lobbycontrol" kritikon edhe një formë të veçantë lobiizmi tek Komisioni i BE-së: kur komisionerët shumë shpejt pas kohës aktive në Komision punësohen privatisht: lobistët e fuqishëm financiarisht "kanë kështu mundësi të mësojnë opinionet dhe informacionet e brendshme të burokracisë së BE-së dhe të marrin kontakte direkte me personat në poste të larta të kësaj burokracie."
Në artikull shkruhet se pas kritikave masive KE ka vendosur që të zgjasë nga një vit në një vit e gjysmë kohën nga mbarimi i mandatit të një komisioneri deri në punësimin privat të tij. Por "Lobbycontrol" kërkon zgjatjen deri në tre vjet "të kohës së pushimit" - që ish-komisionerët të shmangin jo vetëm punën lobuese në fushën e departamentit që drejtonin, po edhe lobizmin në përgjithësi. - A.N.
Më shumë:
European Union - Brussels suffers from lobbying excess
Add new comment