Panariti rrëzon pretendimin se statusi varet nga ligji mbi imunitetin

Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, të nesërmen e disa takimeve që ka patur në Bruksel në këtë atmosferë të përgatitjes së progres-raportit mbi Shqipërinë, ka thënë diçka që në veshët e shumëkujt në maxhorancë mund të ketë rënë si blasfemi: “[Heqja apo reduktimi i imunitetit] është një sfidë që politika shqiptare ia vuri vetes dhe që ka të bëjë në një farë mënyre me krijimin e një bazamenti më të shëndoshë për funksionimin e sistemit të drejtësisë, [por] nuk është një çështje që mban peng statusin e vendit kandidat”. “Kjo çështje nuk bën pjesë si pikë më vete në paketën e kërkesave të BE-së; nuk është një prej 12 prioriteteve” – kjo është shprehja e tij (marrë nga Shqipi online) dhe është hera e parë që artikulohet nga një njeri i maxhorancës. Dhe më pas ka saktësuar: “Statusi i vendit kandidat është një çështje shumë më komplekse që ka të bëjë me avancimin në mënyrë të njëkohshëm të reformave në të 12 prioritetet të përcaktuara, kështu që një çështje e vetme nuk mund të mbajë peng një proces të tërë”.
Ky është një lajm që sot e kishin të gjitha gazetat kryesore të vendit.
Re.Pu.
Add new comment