Një sms për Gramos Ruçin: Jam Bujar Nishani dhe dua një deputet për në delegacion

Postuar në 05 Shtator, 2012 12:15

Në intervistën e Gramos Ruçit dhënë për televizionin News 24 ish një dëshmi e tij që të bënte përshtypje; madje, të linte gati gojëhapur. “Si është e vërteta lidhur me mungesën e opozitës në delegacionin presidencial gjatë vizitës në Kosovë?”, pyet Babaramo, dhe Ruçi zbulon ndodhinë, mbi të cilën gazetat kanë informuar këto ditë, por pa iu referuar burimeve autentike. “Nuk ka patur asnjë ftesë nga institucioni i Presidentit”, ngutet të thotë kreu i grupit parlamentar të PS-së. Dhe më poshtë flet për një korrespondencë sms-sh, që ta sjell të gjithë ngjarjen në formën e një skandali. “Më ka ardhur një sms”, thotë ai. “Në këtë sms thuhej se ‘Presidenti do të shkojë në Kosovë, dhe ne kemi menduar që të jetë dhe një deputet i PS-së’. Unë e sot e kësaj dite nuk e kam idenë se kush ma ka dërguar atë sms. Çdo qytetar mund t’ma dërgonte një sms të tillë, e të më thosh se ish Bujar Nishani”.

Është domethënëse kjo korrespondencë në vititn e 100-të të Shqipërisë së pavarur.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Ilir (not verified) on

<p>Jo kjo eshte per te lare gojen.......medemek&nbsp; nuk dua asnje nga ju me vete. Mos harroni se presidenti i Ri nuk mund tia fale socialisteve vitet e papunesise dhe ti&#39;a dedikoje te gjithen deri ku eshte mireberesit te tij Sali............</p>

Submitted by Saimir (not verified) on

<p>Kjo do te thote te jesh tamam mbi palet si dhe te jesh i pavarur. Ky eshte turp dhe me vjen sinqerisht keq sesi eshte lene dhe vazhdon te lieht mbas dore ky injorim apo keqperdorim i karriges. Dhe ne flasim jo 100 vjetor jo status. Ne nuk kemi institucione dhe njerez te pergjegjshem e jo me te kemi shtet e shtetar. Po cfare te presesh nga nje njeri qe fundja pershesh me kos ka ngrene e vazhdon te haje.</p><p>TURP TURP TURP</p>

Submitted by aldo (not verified) on

<p>Po pse duhet ti besojme Rucit e jo Nishanit apo Ruci e ka per here te pare qe genjen si &nbsp;me kartat e identitetit</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.