Zogaj rendit 5 arsye për "shpatat" (e thyera) të opozitave dhe aludon se për Albtelekomin e "leu qerren" edhe Berisha

Postuar në 05 Shtator, 2012 15:02

Cfarë ndodh? Përse partia dhe lideri opozitar, rëndom këto vite e kanë futur në mill kur vijnë në pushtet, shpatën e drejtësisë dhe pastërtisë që kanë vringëlluar në opozitë? Rreth kësaj pyetje sillet editoriali i sotëm në të përditshmen "Shqiptarja.Com" i Preç Zogajt, i cili thotë se "opozita e sotme duhet t'i bëjë llogaritë me një publik të mashtruar shpesh në të kaluarën". Dhe rendit 5 arsye pse publiku  është bërë i tillë, duke analizuar opozitat e shkuara: mënyrën si e kanë bërë opozicionin dhe ç'u ka ndodhur kur kanë ardhur në pushtet. Secilën nga arsyet e shoqëron me një rrethanë ose një shembull konkret dhe në të tretën (Albtelekomin), madje aludon se Berisha ose dikush afër tij, (ai thotë "lidershipi") kanë marë rushfet pasi kanë ardhur në pushtet për të "ngrënë" premtimin që kanë bërë në opozitë.

Shkruan Zogaj:  "…E para, antikorrupsioni për opozitat tona ka qenë më shumë parullë e retorikë për konsum propagandistik se projekt. Kjo kuptohet qartë kur opozita vjen në pushtet. E dyta, partia apo lideri fitimtar konstatojnë se akuzat e tyre pa doganë në opozitë kanë qenë të fryra ose të sajuara. Shembuj ilustrues mund të përmendim akuzat që Berisha u ka pas bërë disa ministrave të qeverisë Nano. E treta, të shënjestruarit për t'u kontrolluar dhe zhbërë ia dalin të lyejnë qerren e lidershipit të ri në pushtet pra t'ia marin anën me premtime dhe ryshfete. Shembull ilustrues mund të konsiderohet privatizimi i Albtelekomit. E katërta, edhe kur ka tentuar të zhbëjë ndonjë kontratë të konsiderueshme mafiozo-korruptive qeveria ka ndeshur në murin e legjislacionit ndërkombëtar. Shembull ilustrues është projekti i "trenit elektrik Tiranë- Durrës" për anullimin e të cilit Shqipëria është dënuar nga Gjykata e Parisit dhe po paguan sa frëngu pulën me paratë e qytetarëve shqiptarë. E pesta dhe kjo arsye më duket se zë pjesën kryesore në spektrin e arsyeve – ekziston një qasje oportuniste si një marrëveshje e pashkruar mes opozitës dhe qeverisë, që e para t'i bjerë me top dhe e dyta të mos bëjë asgjë; kështu pambarim duke folur e duke folur, duke u pasuruar e duke u pasuruar pa i hyrë askujt gjemb në këmbë…" - A.N.

Comments

Submitted by AnonTR (not verified) on

<p>Te sakta te 5 arsyet zoti Zogaj. Ne mos gabohem edhe ty te ka rrahur SHIK-u i Sales para ca vitesh. Edhe ti ben pjese ne arsyen e 5-te. Fatos Nano i zbatoi me perpikmeri te 5 pikat kur erdhi ne pushtet.Tani eshte koha e Rames. Ne jemi komb qe nuk meritojme me mire.</p>

Submitted by Olti (not verified) on

Zoti Zogaj, keni koncepte jo statiste. Kur vjen opozita Ne fuqi ajo per Nje periudhe te kufizuar kohore, maksimumi 4 vjet, mundohet te zbatoje reforma Ne arsim, shendetesi, infrastrukture por nuk nderton SHTET.
Shteti ndertohet nga te gjithe Ne dhe Kushtetuta garanton pavaresine e pushteteve! Kryeministri nuk duhet te jete Prokuror por ju personalisht duhet Ti siguroni cdo individi te drejten dhe imunitetin per te denoncuar pasrejtesite e pushtetit!
Ju enderroni qe opozita te ruaj rolin e Santa Clausit sepse jetoni Ne Nje ambjent kur njerezit luten tragjikisht te ngjallet Enver Hoxha per 1 a 7 dite!
Institucionet perbehen nga mishi e kocka, pra une dhe Ti!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.