Arkiv-Lajme

Withers në shtypin e ditës

Postuar në 07 Shtator, 2012 03:04

Shtypi i ditës i ka dhënë hapësirë dhe kënde të ndryshme editimi intervistës së ish-ambasadorit amerikan Withers. “Panorama” e “Shekulli” e kanë shmangur ish-ambasadorin nga titulli hapës i numrave të sotëm, kurse gazetat e tjera kryesore të vendit e kanë në krye, por vihet re se kryeredaktorët janë sjellë ku në mënyrë finoke e ku në mënyrë të drejtpërdrejtë me qëndrimet e diplomatit, duke përfituar edhe nga fakti që intervista e gjatë kishte brenda disa tema.

The Fix: Obama as “humbës” e as “fitues”

Postuar në 07 Shtator, 2012 02:14

Gazeta Washington Post ka një rubrikë të quajtur “The Fix”, në të cilën janë përzgjedhur “fituesit” dhe “humbësit” e çdo nate të konventave republikane dhe demokrate, të cilat hapën siparin e fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale në SHBA. Mbrëmë, Obama mbajti fajlimin përmbyllës të konventës demokrate dhe rubrika “The Fix” nuk e përfshiu atë as në listën e “fituesve” dhe as të “humbësve”, ndryshe nga fjalimi që Bill Clinton mbajti një natë më parë, të cilin e quajti “fituesin më të madh”.  Sipas “The Fix”, fjalimi i Obamës ishte më tepër profesional se sa frymëzues.

SHBA: Ruani pavarësinë e institucioneve, vitin e ardhshëm do t'ju vëzhgojmë nga afër!

Postuar në 06 Shtator, 2012 17:11

Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë një mesazh të qartë kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe politikës shqiptare për përmbylljen e shpejtë të reformave dhe ruajtjen e pavarësisë së institucioneve.
Ndihmës/sekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Philip Reeker, pas takimin me kryeministrin Berisha deklaroi se SHBA-të do të ndjekin nga afër zhvillimet gjatë vitit të ardhshëm.

Withers: Po rrëshqisni drejt së keqes... Pas Nishanit, vjen politizimi i gjykatave... Zgjedhjet e 8 majit? S'di a i fitoi vërtet Basha

Postuar në 06 Shtator, 2012 15:11

"Situata është përkeqësuar. Unë mendoj se frika (dhe do ta përdor këtë fjalë frikë), që unë kisha për atë që do të ndodhte me institucionet e pavarura demokratike, ndodhi... Për momentin Shqipëria është duke qëndruar në buzë të greminës...". Këto janë vetëm disa nga pohimet e ish-ambasadorit amerikan Withers dhënë në një intervistë gazetarit Sokol Balla nga SHBA, të cilën mund ta lexoni të plotë edhe në kolonën përbri këtu në ResPublica. Duke folur për debatin mbi imunitetin Withers e nis analizën nga ajo që do ndodhë me drejtësinë pas zgjedhjes së Nishanit president:  

Lubonja flet për "meroberishizim të shtypit" – Baze e fut Lubonjën në listën e "të dorëzuarve të stresuar"

Postuar në 06 Shtator, 2012 14:04

Ndoshta duhej të ishte një "Lubonja-Baze & Media" kundër Berishës, - por në fakt sulmi i paprecedentë i Berishës në mbledhje qeverie ndaj një gazetari, - ka sjellë përplasje mes vetë gazetarëve. Lubonja ka shkruar sot një editorial në të përditshmen "Panorama" (e gjeni të plotë edhe në kolonën e opinioneve këtu përbri në ResPublica) ku shënjestron mediat që nuk reaguan pas sulmit të Berishës ndaj tij ose reaguan keq sipas tij - dhe i rendit aty të gjithë (përfshirë ResPublicën për dy shënime të vetat).

Vrasje e rrallë gjatë mitingut politik në Kanada

Postuar në 06 Shtator, 2012 12:34

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur, pasi dikush hapi zjarr brenda një salle ku kryeministrja e sapozgjedhur e provincës së Kuebekut po mbante fjalimin e fitores pas mbyljes sw votimeve. Kryeministrja Paulinë Marua, është larguar nga skena nga ana e truprojave të saj (në foto: momentet e largimit) dhe nuk është lënduar në incidentin që ndodhi rreth mesnatës të martën në Monreal.

10 aforizmat e Nënë Terezës

Postuar në 06 Shtator, 2012 11:59

15 vjet më parë, në 5 shtator 1997 iku nga kjo botë në moshën 87- vjeçare Anjezë Gonxhe Bojaxhi - Nënë Tereza. Një njeri jo i zakonshëm që ka lënë pas një trashëgimi të madhe në lëndën e dashurisë dhe sakrificës njerëzore.  Veç të tjerave, ajo është autore e shumë aforizmave. Më poshtë, 10 prej tyre shkëputur nga një artikull i Time:

1 - E djeshmja iku. E nesërmja akoma s'ka ardhur. Kemi vetëm të sotmen. Le t'ia fillojmë!

2 - Të uriturin për dashuri është më e vështirë ta largosh, se sa të uriturin për të ngrënë.

Hashim Thaçi mban një fjalim të dëshpëruar në Bled të Sllovenisë

Postuar në 06 Shtator, 2012 10:20

Në Bled, në qyetin  slloven, ku u mbajt Forumi i përvitshëm Strategjik, merrte pjesë dhe Hashim Thaçi. Kish një pakënaqësi në fjalën që mbajti kryeministri i Kosovës, pakënaqësi lidhur me dështimet e vjetra e të reja të BE-së. Pse lindi konflikti në Ballkan? “Themelimi i Bashkimit Europian përmes lënies së shoqërive ballkanike jashtë tij ishte shkas plotësues për ndezjen e konfliktit të madh ish-jugosllav”, tha Thaçi. Pse ajo tragjedi zgjati një dekadë?

Zhvendosja e pikave të kumarit? Ose të hiqen të gjitha, ose kjo punë bie erë - thotë Nazarko

Postuar në 06 Shtator, 2012 09:02

Në editorialin e tij të sotëm në të përditshmen "Panorama" Mentor Nazarko shkruan mbi inisiativën e fundit e Bashkisë së Tiranës për të imponuar zhvendosjen e një numri njësish të lojërave të fatit drejt periferisë - ose përndryshe përballjen me një taksë bashkiake më të lartë.

Berisha Reeker-it: Jam i vendosur për zgjedhje të lira. Kur nuk ka qenë i vendosur ky njeri?

Postuar në 06 Shtator, 2012 08:17

Kryeministri Berisha ka takuar sot zv.ndihmësin e sekretares Hillary Clinton, Philip Reeker, dhe nga zyra e shtypit e tij ka dalë ky njoftim: “E njoha zotin Reeker me të gjitha reformat e ndërmarra, me problematikën që përballemi, dhe … me vendosmërinë e qeverisë për të bërë çdo gjë për zgjedhje të lira e të ndershme si dhe ftesën time ndaj qeverisë dhe institucioneve të SHBA-ve për një prani sa më të gjerë në zgjedhjet e ardhshme”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme