10 aforizmat e Nënë Terezës

15 vjet më parë, në 5 shtator 1997 iku nga kjo botë në moshën 87- vjeçare Anjezë Gonxhe Bojaxhi - Nënë Tereza. Një njeri jo i zakonshëm që ka lënë pas një trashëgimi të madhe në lëndën e dashurisë dhe sakrificës njerëzore. Veç të tjerave, ajo është autore e shumë aforizmave. Më poshtë, 10 prej tyre shkëputur nga një artikull i Time:
1 - E djeshmja iku. E nesërmja akoma s'ka ardhur. Kemi vetëm të sotmen. Le t'ia fillojmë!
2 - Të uriturin për dashuri është më e vështirë ta largosh, se sa të uriturin për të ngrënë.
3 - Perëndia nuk kërkon që të kemi sukses, ai kërkon vetëm qe ju ta provoni njëherë
4 - Më mirë te gëzohesh nga një buzëqeshje e trishtuar; sesa te trishtohesh ngaqë s'di të buzëqeshësh.
5 - Veprat e dashurisë janë vepra të paqes. Sa herë do ndash dashuri me dikë do vësh re paqen që arrin mes teje dhe tij.
6 - Nuk e krijoi Zoti varfërinë, ai na krijoi vetëm neve
7 - Nëse vërtet dëshirojmë të duam, duhet të mësojmë të falim
8 - Nëse ndalesh të gjykosh nuk do të gjesh më kohë të duash.
9 - Ne s'mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.
10- Jezusi tha: Duajeni njëri - tjetrin; Ai nuk tha duajeni gjithë botën.
Comments
Vertet e admirushme dhe
<p>Vertet e admirushme dhe ndjehem krenar kudo ne toke te huaj kur permend nene Terezan si bashkekombesen time.</p>
E pakrahasueshme! Ikona e
<p>E pakrahasueshme! Ikona e Shqiptaris! Drita e botes! Katolikja Nene Tereza!</p>
Shum vene ne bote kan
Shum vene ne bote kan nobeliste e nobelista, por veq na shqiptaret nji femen qe e ka mar ket titul, e perdorim si nji simbol nacional edhe pse puna e saj nuk ka lidhje ne nacionin shqiptar. Nji femen, qe ja ka kthy shpinen njerzve te vet, shoqnise shqiptare ne Maqedoni, dhe ja ka kushtu jeten misionit te Vatikanit. Aja nuk asht simbol i nacionit te shqiptarve. Nese nji shqiptare muslimane ja kthen shqipen popullit te vet dhe ja fal jeten do nji misionit te nji organizate te Arabise Saudite, apo dikujt tjeter, ateher edhe aja nuk asht nji simbol i nacionit shqiptar dhe as nji ikone! Nuk jam kunra. Asht nji e drejta e asaj femne katolike apo muslimane. Por keto dy femna nuk jan simbole te nacionit shqiptar, por te Vatikanit etj. Por na shqiptaret i kemi dy, tre njerzi nga mesi i jone me fame botnore dhe na i bajm patriota nacional. Kjo asht qesherake. Simbole te shqiptarve jan Ismail Qemajli, Azem Hajdari etj. Njerzi qe jan angazhu per ket popull
Nene Tereza e mori cmimin
<p>Nene Tereza e mori cmimin Nobel pikerisht se ishte pertej kombeve, pertej racave, pertej politikes, pertej ideologjive sepse ishte afer njeriut si qenie universale dhe kjo na ben te ndihemi krenar. Te gjithe qe hedhin balte mbi universaliteti e saj kane arsye subjektive te fshehta qe mund te lidhen me cdo gje pervec patriotizmit!</p>
Add new comment