Zhvendosja e pikave të kumarit? Ose të hiqen të gjitha, ose kjo punë bie erë - thotë Nazarko

Postuar në 06 Shtator, 2012 09:02

Në editorialin e tij të sotëm në të përditshmen "Panorama" Mentor Nazarko shkruan mbi inisiativën e fundit e Bashkisë së Tiranës për të imponuar zhvendosjen e një numri njësish të lojërave të fatit drejt periferisë - ose përndryshe përballjen me një taksë bashkiake më të lartë. Por Nazarko vendos disa "pikëpyetje mbas projektvendimit" duke ngritur dyshimin se shteti nëse ka ndërmend të marrë anën e disave prej këtyre lojërave dhe të ndëshkojë të tjerat, do krijonte "premisat e skenarit ku peshku i madh ha peshqit e vegjël", - kur në fakt duhej "t’i ndëshkonte të gjithë duke mbetur i paanshëm".
Shkruan Nazarko: "...A do të përfshihen në këtë vendim të gjitha njësitë e lojërave elektronike, apo vetëm një pjesë e tyre? Nëse vetëm një pjesë e tyre, pse kjo qasje selektive? Një akt normativ, si rregull ka karakter të përgjithshëm dhe jo karakter specifik. Cila është arsyeja pse ky akt ka karakter specifik? Përqendrimi i tyre në një pikë të periferisë, ku ende nuk ka investime alla Las Vegas, është një lloj dënimi me vdekje për këto njësi lojërash elektronike, dhe kjo është gjë e mirë. Por ndërkohë favorizohen të tjerat, (ato që nuk do zhvendosen), që kanë gjithashtu damkën e lojërave të fatit, por që do të kenë një fetë më të madhe të tregut të vesit dhe parazitizmit kombëtar. Tirana zotëron 40% të tregut të këtij vesi në rang kombëtar. Së dyti, pse nga projektvendimi përjashtohen të gjitha lojërat e tjera të fatit, pikat e basteve, lotarive, bingove etj.? A nuk janë dhe këto aktivitete që meritojnë gjithashtu të monitorohen nisur nga potenciali i ngjarjeve kriminale që ato bartin? ... Vetëm para pak ditësh, qeveria vendosi dhënien me koncesion të Lotarisë Kombëtare një subjekti austriak, i cili nga ana e opozitës u akuzua gjerësisht si subjekt i favorizuar padrejtësisht. A ka lidhje ky vendim me këtë koncesion kombëtar?.... - A.N.

Më shumë:

http://www.panorama.com.al/2012/09/06/peshku-i-madh-e-ha-te-...
Foto: Ronald Siemoneit - CORBIS
http://www.corbisimages.com/stock-photo/rights-managed/00003...

Comments

Submitted by nik (not verified) on

shoku muc nano.

tashti qe keni vendosur censuren ve re qe ju "mbyten" komentet.

hahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

Submitted by Anonim2 (not verified) on

Nuk me ka pelqyer kurre Nazarko dhe pozicionet e tij quasi - intellectuale e shpesh qesharake. Ky eshte nje nga keto raste-

Une e shoh si pozitiv cdo forme kontrolli dhe madje zvogelimi te hapesires per te tilla lloje biznesesh (kumari.kazino) - dhe nuk po them lufte ndaj tyre apo te mbyllen te gjitha ne mase.. Por per kedo qe viziton Tiranen te ben pershtypje numri tejet i madh dhe kudondodhur i te tilla biznesesh vecanerisht kur ke parasysh varferine qe mbizoteron perreth tyre.

Duke lene per nje cast menjane efektin social dhe demin e madh familjar e shoqeror qe kumari shkakton vecanerisht ne shoqeri imature  si kjo e jona, une do te fokusohesha tek ana tjeter qe ka te bej me burimet financiare te ketyre bizneseve - disa prej tyre mjaft te sofistikuar e modern, dhe ku shkojne fitimet te ketyre bizneseve, shpesh mjaft lukrative.

Dihet se cdo mafie apo krimi i organizuar gjen tek te tilla biznese nje forme te shkelqyer per  pastrim paresh dhe ne nje vend si i yne me eksperiencat e infiltrimit te Ndragheta-s apo mafia siciliane ne shqiperi duhet ta beje cdo nivel shteteror te ndergjegjshem per rrezikshmerine e ketij fenomeni.

Ekziston edhe mundesia qe kjo lufte ndja kazinove nga ana e Bashes te jete perzgjedhese e klienteliste - te themi  kunder "armiqve LSI-st dhe pro interesave pro- Bashes, ...

Po ketu dallohet per mua nje gazetar i mire investigativ nga nje dembel, kopuk provincial si Nazarko qe shkruan dicka (me te gjitha gjasat i nxitur nga dikush tjeter) ndoshta me shpresen per te bere dicka te mire per publikun por me shume gjasa vetem per tu dukur apo shkruar dicka ne hapesirene tij tek panorama...

Ne menyren sesi Nazarko ka trajtuar kete artikull, ai tingellon me shume sikur ai vete (dhe jo Basha) eshte duke mbrojtur interesa te caktuara ne fushen e kazinove. Pra edhe nje ceshtje mjaft e rendesishme e kapur apo trajuar keq kthehet ne rrumpallen e rradhes, pa efikasitet e madje ne te kunderten e asaj per te cilen autori u nis te shkruante.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.