Hashim Thaçi mban një fjalim të dëshpëruar në Bled të Sllovenisë

Postuar në 06 Shtator, 2012 10:20

Në Bled, në qyetin  slloven, ku u mbajt Forumi i përvitshëm Strategjik, merrte pjesë dhe Hashim Thaçi. Kish një pakënaqësi në fjalën që mbajti kryeministri i Kosovës, pakënaqësi lidhur me dështimet e vjetra e të reja të BE-së. Pse lindi konflikti në Ballkan? “Themelimi i Bashkimit Europian përmes lënies së shoqërive ballkanike jashtë tij ishte shkas plotësues për ndezjen e konfliktit të madh ish-jugosllav”, tha Thaçi. Pse ajo tragjedi zgjati një dekadë? “Qasja relativiste e këtij unioni të ri në ditët e para të agresionit dhe vrasjeve në ish-Jugosllavi [ishte një nga shkaqet]”, përgjigjet ai. Kush e mban gjallë frymën e rivalitetit në Ballkan? “Procesi shumë i ngathët dhe i vështirë i anëtarësimit të shteteve të reja ballkanike në këtë union vazhdon [ta bëjë këtë gjë]”, shprehet Thaçi.

Por përtej kësaj qasjeje disi analitike, gjuha e kryeministrit të Kosovës u bë konkrete dhe shkoi atje ku dhemb dhëmbi i kosovarëve, dmth tek fakti që këta të fundit janë të vetmit europianë që nuk mund të lëvizin pa viza nëpër Europë. I mëshoi fort këtij fakti, dhe la të kuptohet se kosovarët nuk e meritojnë një sjellje të tillë, në një kohë që serbëve u është dhënë statusi i vendit kandidat për në BE.

Fjalën e plotë të tij, në të cilën Thaçi nuk mungoi të theksonte – për shkak të politikave diskriminuese ndaj Ballkanit, apo ndaj ndonjë vendi të Ballkanit – panikun prej ringjalljes së fantazmave të nacionalizmit etnik, mund ta ndiqni në linkun: http://gazetaexpress.com/?cid=1,90,90848

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim D (not verified) on

<p>e pse te deshperuar? me teper duket si provokim ndaj europes.... gje qe eshte e drejta e tij ta bej...sepse teke fundit , &nbsp;vendet e ballaknit si greqia dhe serbia , maqedonia etj , europa i ka mbajtur ne piedistal , i ka dhene perhere financime , marramendese &nbsp;nderkoehq e keto jo gjithmon i kan merrituar.&nbsp;</p><p>tash erdhi koha qe dhe ne me ngrit zerin per te drejtat tona , nuk ka asgje deshperuese, biles &nbsp;perkundrazi te vjen mire , qe ka nje burrshteti shqiptare qe e ngre zerin &nbsp; per ndonje gje te pakten.</p>

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

<p>ndonjehere titujt nuk tregojne shume nga permbajtja e lajmit, por kete here kemi te bejme me dicka te re: TITULLI ESHTE E KUNDERTA E LAJMIT!!! Thaci po ngren zerin dhe nuk po qahet! Dhe bravo i qofte! Por vetem VV dhe miqte e vet ne Tirane acarohen kur behet kjo ndaj dhe deformojne titujt per te influencuar lexuesin..</p>

Submitted by Jorgji (not verified) on

<p>Arrite te besh qe te lexoj me shume cudi lajmin. Por titulli eshte krejt e kunderta e permbajtjes. Ke filluar te behesh &quot;komercialist&quot;, zoti Respublika, dmth te perdoresh tituj bombastike qe jane interpretime te tuat, ose jane ashtu sic ti do te doje qe lajmi te ishte. &nbsp;Komercializmi eshte vella e moter me abuzimin me lexuesit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.