Arkiv-Lajme
The Economist: Integrimi pa europianizim është i rrezikshëm; ja, shihni Greqinë si është katandisur
Në një shkrim të së përjavshmes The Economist, të shkruar sipas shumë gjasash nga reporteri e analisti për Ballkanin Tim Judah (shkrimet e kësaj reviste nuk nënshkruhen nga autorët), flitet për perspektivën e integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe vetë perspektivën e BE-së në dritën e krizës që po vijon.
Plasari sjell në Shqipëri një kopje të kryeveprës së humbur të Kavaliotit
Në fondin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, ka ardhur këto ditë një kopje e veprës së famshme të Teodor Kavaliotit, “Protopeiria”. Ky akt u mundësua përmes bashkëpunimit me Bibliotekën e Akademisë së Rumanisë, ku gjendet edhe ekzemplari i vetëm i kësaj vepre, e cila mbart me vete një histori peripetike shfaqjesh e zhdukjesh. “Protopeiria”, vepra më e rëndësishme e njërit prej drejtuesve të Akademisë së Voskopojës, Teodor Kavaliotit, është një fjalor i trefishtë në gjuhën greke, vllahe dhe shqipe, me një rëndësi të madhe për albanologët dhe leksikografët.
Adem Demaçi: Haradinaj është hero; Thaçi di ta mbajë postin; Kurti e ka mendjen të rrëzojë Thaçin
Adem Demaçi, të cilin e kanë bërë zakon ta thërrasin publikisht me titullin e çuditshëm “veprimtar për çështje kombëtare”, ka dhënë një intervistë për televizionin RTK, dhe aty ai ka dhënë disa konsiderata të natyrës politike. Nuk e ka fshehur simpatinë e madhe për Ramush Haradinajn, të cilin “janë duke e ndjekur padrejtësisht; ai është një hero i luftës sonë çlirimtare; populli ynë e do këtu Ramushin”.
Sa para do të futen në arkën e shtetit nga privatizimi i Albpetrolit dhe kur?
Nga një kërkim në internet rreth ofertave të bëra për blerjen e Albpetrolit, gjetëm vetëm një njoftim zyrtar të hollësishëm, të bërë nga kompania kanadeze Bankers Petroleum Ltd. Nga ky njoftim mund të mësojmë sesi do të jenë strukturuar edhe ofertat e tjera financiare të paraqitura në tenderin për privatizimin e Albpetrolit.
"Unë dhe ata si unë e vramë Konomin" – vetëakuzohet Mero Baze
U mbush një vit nga ekzekutimi i tmerrshëm publik i gjyqtarit Konomi në Vlorë. Do ishte një rast i mirë, së paku për mediat, t'I mëshonin me forcë skandalit të moszbulimit ende të vrasësve. Por ky përvjetor ka kaluar (me pak përjashtime) thuajse në heshtje, pa asnjë presion të ndjeshëm publik. Nëse kujtoni deklaratat e Eduard Halimit një ose dy ditë pas vrasjes së Konomit, do të kujtoni se ai ka thënë jemi afër kapjes së vrasësit, por s’po e tregojmë për arsye hetimi.
Sequi-t i vihet në gojë një frazë nervoze: Statusi është në dorë të klasës suaj politike
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi ka patur sot paradite një takim me të parin e socialistëve, Edi Ramën, por agjencitë e lajmeve nuk janë ndalur shumë këtu; përkundrazi, janë fokusuar tek një frazë e ambasadorit thënë gazetarëve pas takimit në fjalë. I pyetur lidhur me statusin e vendit kandidat për në BE (sa herë i është bërë kjo pyetje, vallë?), Sequi dha një përgjigje të prerë, të thatë, lakonike: “Duhet të pyesni klasën politike shqiptare, nëse Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat”.
Të thuash "qeveri"? Nuk mjafton nëse flitet për... "kujdes të posaçëm"
Sot fillon viti i ri shkollor 2012 – 2013. Në faqen online të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (mash.gov.al) lexohet edhe fjala përshëndetëse e ministrit Myqerem Tafaj, drejtuar fëmijëve, prindërve dhe mësuesve me rastin e kësaj dite.
Misteri i shitjes së Albpetrolit
Top-channel në veçanti, e Top-media në përgjithësi, kanë qenë shumë aktive në ndjekjen e çështjes së tenderit të privatizimit të Albpetrolit, ku oferta prej 850 milionë eurosh ishte një zhvillim shumë befasues që ka prishur shumë llogarira. Top-channel flet për një “mister”, por disa shpjegime të vetat nuk nguron t’i japë. Janë shpjegime që duhen marrë me rezervë në rrethanat, kur shumë elementë të kësaj çëshjeje mbeten ende të pandriçuara. Ja raportimi i Top-it në ditën e sotme:
Facebooku vret aktorin Morgan Freeman!
Lajmi se Morgan Freeman një nga aktorët më të mëdhenj me ngjyrë kishte vdekur (Shawshank Redemption, Bruce Almighty, etj), zuri vend edhe në ndonjë media shqiptare, dhe sigurisht pikëlloi fansat e tij shqiptarë. Por, ky raport hidhet poshtë si i pavërtetë, dhe nuk është rasti i vetëm kur aktorë të njohur “raportohen” gabimisht si të vdekur. Ky fat i ka rënë dhe reperit 50 Cent, Edi Mërfit apo Bill Kosbit.
Paradoks berishian: Papunësia pakësohet kur punësimi nuk shtohet!!!
Teksa përuronte për të N-tën herë një rrugë diku në zonën rurale të Shkodrës, Berisha dha sot edhe një leksion të shkurtër ekonomie. Sipas tij, modeli ekonomik i qeverisë së tij është shkaku kryesor që papunësia është pakësuar në mënyrë progresive në Shqipëri, ndërkohë që është shtuar në të gjithë Europën për shkak të krizës ekonomike.
Dhe ku e bazon Berisha këtë deklaratë mbi mrekullinë e modelit të tij ekonomik?