Të thuash "qeveri"? Nuk mjafton nëse flitet për... "kujdes të posaçëm"

Sot fillon viti i ri shkollor 2012 – 2013. Në faqen online të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (mash.gov.al) lexohet edhe fjala përshëndetëse e ministrit Myqerem Tafaj, drejtuar fëmijëve, prindërve dhe mësuesve me rastin e kësaj dite.
Shkruan z.Tafaj në fillim të përshëndetjes: "Dita e parë e shkollës është një festë e bukur që ndjehet në çdo qytet dhe fshat... Ndaj, në këtë ditë të veçantë, mbushur me gëzim dhe urime për të ardhmen e fëmijëve dhe të rinjve që ulen në bankat e shkollës, gjej rastin të uroj të gjithë fëmijët e kopshteve, nxënësit dhe mësuesit", etj.
Gjatë fjalimit të ministrit gjen fraza si "të përfshirë në entuziazmin e festimit të 100- vjetorit…" ose "reforma do të jetë një diskutim i madh që do të shtrihet në çdo shkollë" ose "për ta kthyer shkollën në vatër të ngrohtë, në vendin ku çelin dhe lulëzojnë…" etj.
Me pak tolerancë ndaj patetizmit, deri këtu, çdo gjë në rregull. Arsyeja e këtij shënimi të shkurtër është një pyetje (ndoshta retorike) mbi një nga fjalitë. Thotë z.Tafaj: "…Kujdesi i posaçëm që ka treguar dhe po tregon qeveria Berisha për rritjen e pagave dhe përmirësimin e statusit të mësuesit, është një garanci më tepër për të rritur motivimin dhe përkushtimin çdo ditë e më tepër…".
Pyetje: Është vërtet kaq e domosdoshme të përmendet "Berisha" edhe këtu, dmth a nuk mund të thuhej thjesht "qeveria"? Tek e fundit, një anëtar i qeverisë po flet… - A.N.
Fjala e plotë:
Add new comment