Sequi-t i vihet në gojë një frazë nervoze: Statusi është në dorë të klasës suaj politike

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi ka patur sot paradite një takim me të parin e socialistëve, Edi Ramën, por agjencitë e lajmeve nuk janë ndalur shumë këtu; përkundrazi, janë fokusuar tek një frazë e ambasadorit thënë gazetarëve pas takimit në fjalë. I pyetur lidhur me statusin e vendit kandidat për në BE (sa herë i është bërë kjo pyetje, vallë?), Sequi dha një përgjigje të prerë, të thatë, lakonike: “Duhet të pyesni klasën politike shqiptare, nëse Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat”.
Nga mënyra se si është raportuar, kjo frazë duket nervoze, gjë që shpjegon dhe ngutin gazetaresk për ta raportuar. Ka qenë vërtet nervoze? Po lodhen njerëzit e Brukselit me Shqipërinë?
Re.Pu.
Comments
Ke klase politike mor
<p>Ke klase politike mor zoteri??Ate klase politike me nje Km gjakatar te vertetuar boterisht qe ju i shterngoni doren perdite???A mund te ndodhe ne Europen ku ne deshirojme te integrohemi z.Sequi te shterngosh doren dhe te bashkpunosh me kriminelet ne gjendje te lire?????Je nervoz ngaqe ju jeni pjese e krizes,madje e keni ushqyer krizen Shqiptare duke mos e zgjidhur ate.Nqs ne Shqiperi situata do te precipitoje,kjo do jete pergjegjesi e juaja direkt.Prandaj jeni nervoz.</p>
Avash o Lab Vlore, mos na u
<p>Avash o Lab Vlore, mos na u nxeh, merre me shtuar!</p>
Add new comment