Sa para do të futen në arkën e shtetit nga privatizimi i Albpetrolit dhe kur?

Postuar në 10 Shtator, 2012 04:43

Nga një kërkim në internet rreth ofertave të bëra për blerjen e Albpetrolit, gjetëm vetëm një njoftim zyrtar të hollësishëm, të bërë nga kompania kanadeze Bankers Petroleum Ltd. Nga ky njoftim mund të mësojmë sesi do të jenë strukturuar edhe ofertat e tjera financiare të paraqitura në tenderin për privatizimin e Albpetrolit.

Oferta financiare e Bankers Petroleum Ltd. (gjithsej 304 milion euro) është e ndarë në tri pjesë: 1 - Një pagesë e menjëhershme për arkën e shtetit në çastin e nënshkrimit të kontratës; 2- Një pagesë për arkën e shtetit në një kohë të mëvonshme; 3 – Një premtim për kryerjen e shpenzimeve për përmirësimin e teknologjisë në fushat e nxjerrjes së naftës dhe gazit, për programe sociale dhe për zbutjen e dëmeve mjedisore të shkaktuara deri sot nga industria e naftës.

Se sa është secila pjesë e ofertës financiare të Bankers Petroleum Ltd. nuk bëhet e ditur në njoftimin zyrtar të saj, por do ta marrim vesh më vonë në qoftë se ajo fiton apo ankohet ndaj një tjetër fituesi.

E.Zaloshnja

Të plotë njoftimin e Bankers Petroleum Ltd. mund ta lexoni duke klikuar në nyjen: http://www.bankerspetroleum.com/en/components/investor/bnk_september_7_2012_bid_submission_v1.pdf

Comments

Submitted by Arben Demo (not verified) on

Nuk duhet te perseritet vjedhja e AMC-se nga Greket me ndihmen e qeverise Meta.

Ata ne ate kohe paguan afersisht gjysmen dhe me fitimin e se teres shlyen detyrimin.

Ne fakt çdo bleres behet pronar me letra vetem kur shlyen ter vleren e prnes qe ka kerkuar

te blej, Ne se fillimisht paguan nje perqindje eshte pronar apo aksione r vetem per ate

perqindje dhe mer nga fitimi ate perqindje. Pjesen tjeter e ka shteti.

mimi i blerjes eshte ai i deklaruari dhe nuk shlyhet me investime qe jane pune etij mbasi behet pronar.

Në se ka vetem nje perqindje  te paguar aq perqind te investimit e ka nga xhepi i ti te paguaj,

pjesen qe nuk paguan shteti, ne se e jep ai, i llogaritet si rritje e perqindjes se prones dhe mbi kete perqindje

te re mer fitimin deri sa te behet pronar teresor.

Opozita duhet te luftoj per kete. Ne se i kujtojne mekatete saja te kerkoj ndjes dhe te pranoj fajin dhe pasojat legale te tij.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.