Plasari sjell në Shqipëri një kopje të kryeveprës së humbur të Kavaliotit

Në fondin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, ka ardhur këto ditë një kopje e veprës së famshme të Teodor Kavaliotit, “Protopeiria”. Ky akt u mundësua përmes bashkëpunimit me Bibliotekën e Akademisë së Rumanisë, ku gjendet edhe ekzemplari i vetëm i kësaj vepre, e cila mbart me vete një histori peripetike shfaqjesh e zhdukjesh. “Protopeiria”, vepra më e rëndësishme e njërit prej drejtuesve të Akademisë së Voskopojës, Teodor Kavaliotit, është një fjalor i trefishtë në gjuhën greke, vllahe dhe shqipe, me një rëndësi të madhe për albanologët dhe leksikografët.
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare Aurel Plasari citohet në të përditshmen Panorama:
"…Nga rrjedhojat e mëtejshme të shkatërrimit të Voskopojës për kërkuesit europianë u shpëtuan prej këtij libërthi vetëm dy ekzemplarë. I pari qe ai i shpëtuar prej aventurierit voskopojar Kostë Haxhi Jorgji Xhehani, ish-nxënës i Akademisë së Voskopojës dhe admirues i Kavaliotit, me rastin e udhëtimit në Gjermani më 1773. Ky ekz. ra në dorë të gjuhëtarit gjerman Johann Thunmann, profesor në Universitetin e Halle-s dhe bashkëkohës i Kavaliotit, i cili e riprodhoi fjalorin në veprën e vet. Mbas vdekjes së Thunmann-it ky ekz. u zhduk. Kur më 1882 Miclosich-it i dukej për hulumtimet e veta, nuk gjeti dot asnjë ekz. dhe mbërriti në përfundimin: “Protopeiria është zhdukur”. Ekz. e dytë e zbuloi gjuhëtari Gustav Meyer më 1895; duket se ky i dyti kishte shpëtuar në sajë të një tregtari voskopojar që ndodhej në Austri ose ishte strehuar atje mbas shkatërrimit të Voskopojës…"
Në foto:
Faqja e pare dhe e dyte e vepres se Kavaliotit “Protopeiria”
Më shumë:
http://www.panorama.com.al/2012/09/10/%E2%80%9Cprotopeiria%E...
Comments
Pse e shkaterruan Voskopojen
<p>Pse e shkaterruan Voskopojen islamiket?</p>
Add new comment