U përgënjeshtrua për 6 ditë
Mjaftuan vetëm gjashtë ditë sulme ajrore që SHBA të kuptojë dhe pranojë publikisht se ka nevojë për aleatët e vet në botë dhe se madje ata janë pjesë e paëvendësueshme e mbrojtjes së interesave të saj.
Së pari kemi presidentin Donald Trump që u ankua për Spanjën dhe Britaninë e Madhe, të cilat i ka fyer vazhdimisht këtë vit.
Së dyti, kemi vendet e Gjirit ndaj të cilave SHBA ka detyrime të mëdha sepse sigurojnë fluksin e naftës në Perëndim, pra janë barometër i ekonomisë.
Së treti strategjia iraniane për të ndezur mbarë rajonin, duke goditur objekte të infrastrukturës teknologjike dhe ekonomike, sinjalizon një përpjestim të zhdrejtë mes natyrës dhe objektivit të sulmit me pasojat e tij.
Një shembull i qartë i kësaj është sjellja e Pakistanit, fuqi bërthamore dhe vend me apparat ushtarak domethënës. Ka raportime se Irani ka patur mbështetje të madhe nga Islamabadi që aktualisht ka një konflikt të hapur me Afganistanin, përveç atij strategjik me Indinë.
Një telefonatë e princit saudit Mohammed bin Salman me kryeministrin pakistanez Muhammad Shehbaz Sharif ka evidentuar kërkesën e sauditëve që Pakistani të sulmojë Iranin, ndonëse ky i fundit nuk e ka goditur vendin në fjalë. Në sistem gatishmërie ka kaluar edhe Azerbajxhani, të cilit iu cenuan pjesë të infrastrukturës së vet energjetike nga sulmet iraniane.
Vendimi mund të vijë si pasojë e një marrëveshjeje të shtatorit 2025, që rregullon mbrojtjen reciproke në rast sulmi dhe Arabai është sulmuar. Islamabad Post raporton se princi saudit ka kërkuar hyrjen në luftë ose marrëveshja bie. Mirëpo aktualisht Pakistani ka varësi nga nafta iraniane ndërkohë që nga Izralei pretendohet se në krah të tij do të angazhohen Katari, Omani, Pakistani, Kuvajti dhe Arabia Saudite.
E gjitha kjo rrjetë lëvizjesh shpjegohet thjesht si shkak-pasojë e akteve fillestare. Lufta është diçka më e komplikuar sesa një spektakël fishekzjarrësh në qiell dhe ajo që Donald Trump bëri për një vit, u përgënjeshtrua për 6 ditë.
s.zaimi

Comments
Shume shpejt dolet ne kete
Shume shpejt dolet ne kete perfundim. Duket qarte se ka nje deshire qe te realizohet ajo teze qe mbroni. Asgje nuk eshte pergenjeshtruar. Mos u ngutni.
Ajo qe po ben Irani duke goditur gjithcka qe ka perreth e kedo qe mundet jashte rrethit, eshte shenja me e qarte e pamundesise per te bere ate qe perpiqet ta krijoje si perceptim ne opinionin publik boteror: se mund t'i veje flaken Lindjes se Mesme dhe botes mbare. ASgje ska per te ndodhur nga keto.
Goditjet ndaj infrastruktures ushtarake te tij do te vazhdojne deri ne ate pike, sa ne mungese te droneve dhe raketave do te sulmojne me nema e mallkime...
Add new comment