Adem Demaçi: Haradinaj është hero; Thaçi di ta mbajë postin; Kurti e ka mendjen të rrëzojë Thaçin

Adem Demaçi, të cilin e kanë bërë zakon ta thërrasin publikisht me titullin e çuditshëm “veprimtar për çështje kombëtare”, ka dhënë një intervistë për televizionin RTK, dhe aty ai ka dhënë disa konsiderata të natyrës politike. Nuk e ka fshehur simpatinë e madhe për Ramush Haradinajn, të cilin “janë duke e ndjekur padrejtësisht; ai është një hero i luftës sonë çlirimtare; populli ynë e do këtu Ramushin”.
Po për Hashim Thaçin? Për të folur lidhur me kryeministrin, dhe “për ta justifikuar”, Demaçi ka shtënë në punë një logjikë që mund t’ia marrin për oportuniste: “Kryeministri i ka bërë disa lëshime, por edhe ka qenë i detyruar që t’i bëjë ato lëshime. Atij ia kanë qit letrat përpara dhe i kanë thënë ‘nënshkruaj’. Dhe ai normal që do të nënshkruante, sepse në anën tjetër i është rrezikuar kolltuku, edhe pse ka bërë përpjekje të mëdha që të mos nënshkruajë. [Mirëpo] Thaçi nuk është melaqe që të rrezikojë vendin e tij për shkak të nënshkrimeve”.
Ndërsa për Albin Kurtin është shprehur se “është duke luftuar vetëm për ta rrëzuar Hashim Thaçin”.
E.G.
Comments
Kujdes se Hashimi po ta
<p>Kujdes se Hashimi po ta nderpren pensionin!</p>
Add new comment