Arkiv-Lajme

Patozi njofton për k/prokuror të ri dhe flet për "armiqtë e PD-së me pushkë në brez”

Postuar në 12 Shtator, 2012 03:53

Për pyetjen “atëherë i bie që të gjitha institucionet të zgjidhen nga një dorë e vetme?” - Astrit Patozi i PD-së nuk ka një përgjigje të drejtpërdrejtë, por ka, megjithatë, një krahasim ‘luftarak’ nga e shkuara:

Një listë notash në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja: Dyzet katra dhe një pesë (!)

Postuar në 12 Shtator, 2012 02:24

Valbona Sulçe, pedagoge dhe ish-gazetare, ka bërë një vëzhgim në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës dhe i ka tërhequr vëmendjen një listë notash e afishuar për vitin e parë, dega spanjisht. Dhe ka parë... dyzet nota 4 dhe vetëm një notë 5! Shkruan Sulçe në të përditshmen Shqiptarja.Com:

Lojë amatorësh

Postuar në 11 Shtator, 2012 15:43

Ka përfunduar 2 me 0 ndeshja e futbollit mes Zvicrës dhe Shqipërisë, e vlefshme për eleminatoret e Kampionatit Botëror "Brazil 2014". Ndeshja që pritej të ishte e vështirë për lojtarët shqiptarë të Zvicrës, në fakt rezultoi e tillë për kombëtaren shqiptare. Loja e tanëve konkuroi denjësisht "lartësinë" e "stuhisë patriotike" që parapriu ndeshjen: ishte po aq e dobët dhe amatore sa ajo, veçanërisht mbrojtja që bëri gafa  gjatë gjithë takimit.

Historia e një autografi të Enver Hoxhës që nuk është thjesht historia e një autografi

Postuar në 11 Shtator, 2012 13:16

Këtë të enjte, në orën 12.00 në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave zhvillohet një ceremoni e pazakontë: Një fizikant italian, 67-vjeçar, i quajtur Aldo Terrusi do dorëzojë një libër të autografuar nga Enver Hoxha, “Les cent vues de Paris”. Libri do t’i dhurohet Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të RSH. Ky libër i është dhuruar znj. Aurelia Terrusi, (nënës së z. Terrusi), në 21.08.1930 nga Enver Hoxha në shenjë simpatie dhe miqësie gjatë viteve që jetonin në Gjirokastër. Ç’donte një italiane në Gjirokastër në vitet ’30 dhe ç’lidhje kishte Enver Hoxha me të?

Giscard d'Estaing i thotë Helmut Schmidt-it: “Ke pasur të drejtë kur nuk e doje Greqinë në BE, ngaqë e quaje vend oriental”

Postuar në 11 Shtator, 2012 12:23

Helmut Schmidt dhe Valéry Giscard d'Estaing kanë dhënë një intervistë të përbashkët për gazetën gjermane në gjuhën angleze ‘Spiegel International’ lidhur me krizën e sotme europiane. Të dy kanë drejtuar Gjermaninë e Francën në periudhën 1975-1982 (respektivisht si kancelar e si President), dhe të dyve u njihet qoftë një pasion i veçantë europeist, qoftë njw kontribut praktik në favor rë BE-së.

FRD-ja ka filluar stinën me Topin në krye

Postuar në 11 Shtator, 2012 11:34

Bamir Topi ka ditë që ka marrë, siç pritej nga publiku e siç e prisnin bashkëpuntorët e tij, frenat e drejtimit të FRD-së. Ka dhjetë muaj në dispozicion për ta ngritur më këmbë këtë parti, dhe ka vendosur që këta muaj t’i kalojë në një fushatë të pandërprerë. “Motorët e fushatës elektoreale janë ndezur”, citohet të ketë thënë ai në një mbledhje të grupit nismëtar themelues.

Plasari rrëfen “Protopeirian” dhe lajmëron ardhjen e “Albanien” të baronit Nopcsa

Postuar në 11 Shtator, 2012 10:27

Në një intervistë me gazetarin Adrian Thano, drejtori i Bibliotekës Kombëtare Aurel Plasari, rrëfen si u rikthye në Tiranë “Protopeiria”, kryevepra e njohur e Theodor Kavaliotit e zhdukur gjatë shkatërimit të Voskopojës. Sot në botë ekziston vetëm një kopje e librit (përbën tanimë një unicum, pra është ruajtur një ekzemplar i vetëm)

“Nëse Merkel dhe Holand do presin që punën e tyre ta bëjë koha..."

Postuar në 11 Shtator, 2012 09:42

Të paktën gushti ishte i qetë. Falë Mario Dragit - udhëheqësit të Bankës Qendrore Evropiane, politikanët e Eurozonës morën pushimin, për të cilin kishin shumë nevojë” , nis shkrimin e saj javorja britanike “The Economist”.

Kështu e kanë këto punë - thotë nënkryetari i Akademisë së Shkencave

Postuar në 11 Shtator, 2012 06:38

 - Profesor e keni lexuar këtë libër?
Jo, po vërej që nuk ka asnjë referencë.

- Në fjalën e zotit Doka ju ishit një nga autorët që ju citoi me veprën “Parailirët, Ilirët, Arbërit”. 

Por nuk shoh asnjë literaturë këtu. Nuk di çfarë ka shfrytëzuar. Ju e keni parasysh se si bëhet një punë diplome? Unë këtu nuk shoh asnjë burim të cituar.

"Shtetasi Sali Berisha" – sipas Spahiut… Që përsërit se dalja e shtetasit në fjalë në opozitë nuk mjafton

Postuar në 11 Shtator, 2012 05:30

Në një intervistë me gazetarin Skënder Minxhozi në të përjavshmen JAVA, Kreshnik Spahiu flet për një "listë dosjesh" të atyre që “të pabuk i zuri nata, miliarder i gjeti dita”. Bie në sy që gjatë gjithë intervistës Spahiu shmang termin kryeministër dhe i drejtohet Berishës me "shtetasi Sali Berisha". Në fakt, Spahiu është politikani i parë që i përmend Berishës burgun pas humbjes së zgjedhjeve. E tha disa ditë më parë dhe e ka përsëritur në këtë intervistë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme