Giscard d'Estaing i thotë Helmut Schmidt-it: “Ke pasur të drejtë kur nuk e doje Greqinë në BE, ngaqë e quaje vend oriental”

Postuar në 11 Shtator, 2012 12:23

Helmut Schmidt dhe Valéry Giscard d'Estaing kanë dhënë një intervistë të përbashkët për gazetën gjermane në gjuhën angleze ‘Spiegel International’ lidhur me krizën e sotme europiane. Të dy kanë drejtuar Gjermaninë e Francën në periudhën 1975-1982 (respektivisht si kancelar e si President), dhe të dyve u njihet qoftë një pasion i veçantë europeist, qoftë njw kontribut praktik në favor rë BE-së.

Intervista që ata kanë dhënë është e gjatë (kush njeh anglishten, mund ta lexojë në linkun: http://www.spiegel.de/international/europe/spiegel-interview-with-helmut-schmidt-and-valery-giscard-d-estaing-a-855127.html), por të tërheq vëmendjen një opinion i tyre lidhur me Greqinë. Giscard d'Estaing thotë se “ish gabim pranimi i Greqisë”. Dhe vijon: “Greqia nuk ishte gati. Në thelb, grekët janë orientalë. Helmut, mua më kujtohet që ju shprehët skepticizëm para se Greqia të pranohej në BE në vitin 1981. Më duhet të pranoj se ishit më i mençur se unë.” Kuptohet, që Schmidt-i vijon të mendojë të njëjtën gjë.

Përpara se të diskutonin këtë argument, u pyetën lidhur me fatin e monedhës Euro, dhe teksa përgjigjeshin, ish-kancelari gjerman iu dorëzua ngasjes për pak mazokizëm anagrafik. “Monedha Euro? Hm, ka ende jetë për të bërë. Ndoshta më shumë se sa kam unë”, tha Schmidt-i, 93 vjeç. Giscard d'Estaing ishte më optimist se sa kaq. Por kuptohet, jo ngaqë është 6 vjet më i ri.

Në foto, Schmidt majtas e Giscard d'Estaing djathtas.

M.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.