“Nëse Merkel dhe Holand do presin që punën e tyre ta bëjë koha..."

Postuar në 11 Shtator, 2012 09:42

Të paktën gushti ishte i qetë. Falë Mario Dragit - udhëheqësit të Bankës Qendrore Evropiane, politikanët e Eurozonës morën pushimin, për të cilin kishin shumë nevojë” , nis shkrimin e saj javorja britanike “The Economist”.
Në artikullin që trajton krizën financiare në Eurozonë dhe veprimet e ardhshme të qeverive që janë pjesë e kësaj zone, revista e cilëson “të komplikuar” shpëtimin e valutës së përbashkët. Ngjarje të rëndësishme në këtë kuadër thuhet se do të jenë përpjekjet e kreut të Bankës Qendrore Europiane, Dragi, për ta kufizuar koston e huave që marrin qeveritë (e në disa raste edhe kompanitë) dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmërinë e nevojës së krijimit të një fondi të shpëtimit për Eurozonën. “The Economist” vlerëson se “edhe në rast të ndërhyrjes së suksesshme të BQE-së, politikanët e Eurozonës duhet menjëherë të vendosin mbi fatin e euros”.
Koha, vlerëson javorja britanike, “mund të punojë” kundër euros dhe se në javën e ardhshme në rrugën e shpëtimit të valutës së përbashkët evropiane mund të paraqiten pengesa të tjetra.
“Për ta ndalur mossuksesin, Franca dhe Gjermania, ende në zemër të Evropës, ende duhet të bashkohen në shpëtim dhe t’i përgatisin partitë dhe popujt e tyre për ta pranuar atë. Asgjë s’do të ndodhë pa këtë. Kjo nënkupton përkrahjen e atij lloji të federalizmi, të cilin e ka refuzuar gjithmonë Franca statike. Kjo nënkupton se Gjermania do të pranonte borxhet e ndërsjella. Askush nuk ka thënë se kjo do të jetë e lehtë. Por, nëse Angela Merkel dhe Fransua Holand presin që koha ta kryejë punën e tyre, ata do të humbasin kontrollin mbi fatin e tyre”, shkruan “The Economist”.

Më shumë:
http://www.economist.com/node/21562206

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.