Plasari rrëfen “Protopeirian” dhe lajmëron ardhjen e “Albanien” të baronit Nopcsa

Në një intervistë me gazetarin Adrian Thano, drejtori i Bibliotekës Kombëtare Aurel Plasari, rrëfen si u rikthye në Tiranë “Protopeiria”, kryevepra e njohur e Theodor Kavaliotit e zhdukur gjatë shkatërimit të Voskopojës. Sot në botë ekziston vetëm një kopje e librit (përbën tanimë një unicum, pra është ruajtur një ekzemplar i vetëm)
Shpjegon Plasari: “Protopeiria”, riprodhimi i së cilës në letër dhe suport elektronik sapo hyri në koleksionet e BKSh, për nga vlera e veçantë sidomos e Fjalorit trigjuhësh që përmban mbahet në balkanologji dhe albanologji si vepër me vlera krejt të veçanta. Riprodhimi u sigurua nëpërmjet një marrëveshjeje me drejtorin e Bibliotekës së Akademisë Rumune, akademikun Florin Filip, por – që të jem i drejtë – edhe me ngulmimin e ambasadorit të Rumanisë në Shqipëri Shkëlqesisë së Tij z. Viorel Stanila.... Në rastin e njësive që përfshihen ndër “Vlerat e Rralla” kjo mbetet rruga kryesore. Mbetet kryesorja sepse blerjet e mirëfillta të origjinaleve nga fonde të cilësuara si “antikuare” sa vijnë e bëhen gjithnjë më të rralla dhe, përkatësisht, me të shtrenjta nga pikëpamja financiare...”
Dhe në pjesën e intervistës ku flet për projekte të ngjashëm, Plasari jep një lajm interesant për studiuesit e kësaj fushe dhe gjithë kureshtarët: “...Pikërisht këto ditë BKSh ia ka arritur, nëpërmjet një memorandumi bashkëpunimi me Muzeu “Deva” ose “Muzeu i Qytetërimit Dak dhe Rumun”, të mundësojë përpunimin digjital të gjashtë vëllimeve të Blloknoteve “Albanien” të baronit Nopcsa. Qyteza Deva (gjerm. Diemrich), për kureshtjen e lexuesve, është kryevendi i Hunedoarës në rajonin historik të Transilvanisë, vendlindja e Nopcsa-s. Duke qenë digjitimi i Blloknoteve një proces jashtë mundësive tona modeste, Muzeu “Deva” ofroi teknologjinë dhe ekspertizën për rreth 3.000 faqet në fjalë dhe tanimë punohet për prodhimin digjital të kësaj vepre njëherësh kërshërore dhe me vlera shkencore. Ajo do të jetë online në përdorim të specialistëve kudo në botë: afërmendsh duke ruajtur BKSh të drejtën e Copyright-it origjinal...”
Intervista e plotë:
Comments
Ej, a jeni ne terezi o
<p>Ej, a jeni ne terezi o njerez? Plasari ka bere fotokopjen e Protopeirias, dhe e ka sjelle ne Shqiperi, gjithashtu ka bere edhe versionin e saj ne PDF dhe ju e quani lajm? Pse, kaq e veshtire qenka te fotokopjosh nje liber dhe pastaj ta kthesh ne PDF, qe te meritoje headline ne gazetat shqiptare? Duket qe publicistika shqiptare mezi po pret ndonje Gerdec apo permbytje apo termet qe te rrise tirazhin. Cfare media!</p>
Nopcsa ka vdekur më 1933. Po
<p>Nopcsa ka vdekur më 1933. Po qe se kjo është e vërtetë, "copyright"-et e Nopcsa-s kanë skaduar edhe për vetë atë. Biblioteka Kombëtare nuk ka asnjë juridiksion të vendosë "copyright" këtu. Është njësoj si të marrë një libër të Shekspirit, të botuar të themi më 1863-shin, ta skanojë, ta formatojë në .pdf dhe të pretendojë tanimë "copyright" mbi atë vepër të Shekspirit.</p><p>Dua të besoj që ky është një keqinterpretim nga ana e gazetarit, dhe jo i z.Plasari.</p>
Add new comment