Politika e Iranit nuk ndryshon

Ambasadori i Iranit në Rusi, Kazem Jalali, ka deklarur se politika e jashtme e vendit të tij do të vijojë të jetë e njëjta, bazuar mbi trashëgiminë e Ali Khameneit.
Trashëgimia intelektuale e këtij arkitekti të madh dhe strategjia e rezistencës do të jetë pa asnjë diskutim një themel i pandryshuar i politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit
citon agjencia “Tass” Jalali.
Komenti merr rëndësi nisur nga fakti se ai sfidon hapur goditjen e SHBA në Iran që me vrasjen e rreth 50 liderëve të vendit, përfshirë Khamenein, supozohej se do të çonte në ndryshim kursi.

Comments
Keta qe flasin me gjuhe
Keta qe flasin me gjuhe radikale, sidomos lideret e rinj pasues, me duken te gjithe dead men walking qe mezi po presin radhen ne death row.
E gjithe gjuha ekstremiste, qe permblidhet ne: vdekje amerikes, vdekje izraelit, do ta zhdukim izraelin nga faqja e dheut etj, e dha me ne fund rezultatin e vet, perndryshe te pamshmangshem.
Ne kete pike nuk ka me kthim pas. Irani ose do te hyje ne rrugen e demokracise, qofte edhe me pahir si vendet e tjera te rajonit, ose do te shkaterrohet. Kushdo te vije me pas, dhe te perdore te njejten retorike si paraardhesit, do te eleminohen njejte si ata.
Add new comment