Arkiv-Lajme

U kap apo u dorëzua?

Postuar në 14 Shtator, 2012 03:50

Në orët e para të ditës se premte është bërë i mundur arrestimi i të dyshuarit kryesor për vrasjen e kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj.

Pas Saliut, rrëshket edhe Jozefina...

Postuar në 14 Shtator, 2012 02:43

Dje në sencën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, kur po diskutohej për financimin e unazës së madhe të Fierit, Jozefina Topalli tha se kur kishte udhëtuar këtë verë në rrugën drejt Vlorës, i ishte dukur sikur po udhëtonte në Gjermani.

Kujtesë: Jozefina Topalli është Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë!!!

Diplomati rus mendon që Shqipëria është nën trysni nga BE-SHBA dhe po i kthen sytë nga “miqtë e vjetër”

Postuar në 13 Shtator, 2012 17:16

Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme Ruse, Vladislav Kurbackij, në një shkrim të titulluar “Shqipëria dhe Rusia - drejt riafrimit” ka bërë një studim mbi gjendjen aktuale të Shqipërisë ku del në përfundimin se “Shqipëria po përjeton një trysni gjithnjë në rritje nga ana e aleatëve të saj të të rinj - SHBA dhe Bashkimi Evropian” dhe se ajo “po vret mendjen seriozisht për kthim te “miqtë e vjetër” Kina dhe Rusia”.

Policia po kërkon vrasësin (e identifikuar) të komisarit. Por në Shijak... ikin dritat (!)

Postuar në 13 Shtator, 2012 14:29

Top Story i Sokol Ballës që po transmetohet këto momente në TCH ka shmangur për një moment temën e emisionit (privatizimin e Albpetrol) dhe është fokusuar te ngjarja e kësaj pasditeje në Sukth ku ka mbetur i vrarë shefi i komisariatit të policisë lokale dhe të paktën një banor i zonës.

Lajmi shock: Shefi i Komisariatit të Shijakut qëllohet për vdekje! Një shifër kryeministrore mbi krimin... Dhe një tweet i Ramës

Postuar në 13 Shtator, 2012 12:52

Mediat vijojnë të japin detaje këtë mbrëmje mbi ngjarjen e rëndë të vrasjes së shefit të komisariatit të policisë së Shijakut, Adem Tahiraj.

FOTO LAJM: Momenti i prangosjes së personit që sulmoi me miell Berishën

Postuar në 13 Shtator, 2012 10:54

Në këtë foto të agjensisë LSA është fiksuar momenti i arrestimit të Agim Kollçakut një nga personat që hodhi qese mielli sot paradite mbi makinën e kreut të qeverisë Sali Berisha ndërkohë që ky kalonte përpara ndërtesës së Kuvendit. Agim Kollçaku është një i ish i burgosur politik. Veprimin e sotëm e ka kryer në bashkëpunim me një tjetër ish-të burgosur politik, Skënder Tufën. Kollçaku dhe Tufa së bashku me ish-të përndjekurin Gjergj Ndreca është e disata herë që vihen në qendër të vëmendjes së publikut me akte të tilla. “Po ju them o njerëz se ai është një tigër prej letre.

Një opinion për “Opinionin”... Në të cilin “opinioni i njerëzve të thjeshtë” shihet si problemi që ka sot emisioni i Fevziut

Postuar në 13 Shtator, 2012 09:59

Gazetari Arben Manaj ka shkruar një opinion në numrin e sotëm të së përditshmes “Shqip” mbi emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut. E quan qysh në titull “opinion dashamirës” dhe bën përpjekje të dallueshme që dashamirësia të mos mungojë në asnjë paragraf. E megjithatë e ngre aty mes rreshtave një tezë që ka të bëjë me opinionin e njerëzve të thjeshtë mbi “Opinionin”.

Disa detaje mbi filmin amator “Pafajësia e myslimanëve”

Postuar në 13 Shtator, 2012 09:15

Ka kushtuar vetëm 5 milionë dollarë – një shumë e vogël për filma të metrazhit të gjatë. Megjithatë, “Pafajësia e myslimanëve”, një film amator që tall Islamin dhe profetin Muhamed, ka shkaktuar protesta të furishme anti-amerikane që morën jetën e katër zyrtarëve të lartë amerikanë. Zymtësia e ngjarjes risjell në qendër të vëmendjes atë se si format e kulturës perëndimore mund të provokojnë pakënaqësi të rrezikshme tek arabët, ku ndjenjat antiamerikane mbeten të forta.

Lubonja propozon një "test" për Berishën e Ramën: "Nëse duan vërtet t'i hapin kartat e SHIK-ut..."

Postuar në 13 Shtator, 2012 07:15

Në një editorial në të përditshmen "Panorama", Fatos Lubonja "propozon" një lloj testimi për të sqaruar rezervat për Shërbimin Informativ Shtetëror (Lubonja - nuk dihet pse - e quan edhe në titull, edhe gjatë gjithë shkrimit me emërtimin e tij të vjetër SHIK). Ajo që propozon Lubonja (për të cilën në fund shpreh bindje që nuk bëhet sepse nuk u intereson palëve) është një ndërhyrje e Parlamentit me një komision bipartizan për të kontrolluar dosjet mbi ngjarjet më të lakuara të këtyre kohëve.

Miell makinës së Berishës... Dhe pak koment mbi "makinën" tjetër (atë të padukshmen) e "Hë mo, se është ai budalli"

Postuar në 13 Shtator, 2012 04:43

Sapo u përhapën lajmet e para mbi incidentin me makinën e Berishës, nisi punën edhe një "makinë" tjetër, për të cilën publiku ka pak ose aspak dijeni, por që vepron së pari mbi gazetarët-reporterë, e më pas mbi të gjithë me efektin e njohur domino të përcjelljes së informacionit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme