Një opinion për “Opinionin”... Në të cilin “opinioni i njerëzve të thjeshtë” shihet si problemi që ka sot emisioni i Fevziut

Gazetari Arben Manaj ka shkruar një opinion në numrin e sotëm të së përditshmes “Shqip” mbi emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut. E quan qysh në titull “opinion dashamirës” dhe bën përpjekje të dallueshme që dashamirësia të mos mungojë në asnjë paragraf. E megjithatë e ngre aty mes rreshtave një tezë që ka të bëjë me opinionin e njerëzve të thjeshtë mbi “Opinionin”.
Shkruan Manaj: “...Por problemi më i madh që ka Fevziu është opinioni i njerëzve të thjeshtë për “Opinionin” e tij. Dhe dukshëm gjysma proqeveritare e vlerëson dhe e ka idhull, ndërsa gjysma opozitare duket se e urren dhe e stigmatizon më shumë. Nga pikëpamja moderne e gazetarisë kjo është një sfidë shumë e madhe, provë lakmuesi dhe një handikap i rrezikshëm për staturën e Fevziut. Arsyet pse kjo ndodh tashmë dihen, edhe pse në emisionet e tij nuk mungon zëri opozitar i çdo periudhe apo edhe pse zëri qeveritar është më i spikatur në çdo periudhë... Dhe në të tilla raste, jam i bindur se, nëse një grup profesionistësh të një media të respektuar si BBC-ja apo ndonjë media tjetër ndërkombëtare, do të merrte të analizonte nga pikëpamja profesionale këto raste të “Opinionit”, do ta kishin ngelur në klasë Fevziun si moderator, ashtu siç do t’i kishin vënë notën 10 jo në pak emisione të tjera...” - A.N.
Më shumë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/09/13/nje-opinion-dashami...
Në foto:
Fevziu pret të ftuarit gjatë ceremonisë së 15-vjetorit të emisionit Opinion, në TV Klan (LSA)
Comments
Manaj ka te drejte, por kam

Manaj ka te drejte, por kam pershtypjen se Fefziu e di mire ku gjendet. Zgjedhja per te qene konjukture ne rastin e Fevziut, eshte personale, karakteriale, organike...Nuk mund te beje ndryshe. Me buzeqeshjen e ngrire servile ne njeren ane dhe arrogancen e pasanikut te ri ne anen tjeter ploteson fizionomine e llojit te vet . Profesionalisht, mbetet medioker edhe sikur te ishte gazetari me i balancuar. Ndryshe nga Manaj - une mendoj se per te mendojne njesoj si gjysma e majte dhe gjysma e djathte...pavaresisht interesave Madje dhe Berisha e ka shume te qarte cfare perfaqeson Fevziu ne te teren e tij. E vlereson ne dukje, e perdor sa mundet, e sherblen sa do por jam i bindur - pak e respekton.

Te quash gazetar apo

Te quash gazetar apo opinionist nje njeri si Blendi, mendoj se eshte degraduese per mijera gazetare te shquar qe kane bere rruge perpara duke qene reale (jo vetem ata shqiptare). Blendi Fevziu eshte thjesht nje individ me cel ne dore, i rrethuar nga delli i te qenit i pari, dhe siguria qe i ofron familja e komandant Berishes. Mjafton te ndjekesh emisionet e tij dhe kupton jo vetem nivelin, arrogancen, dhe vanitetin e tij te shemtuar, por edhe faktin qe ai eshte nje kukull ne duart e pushtetit.

Mijra gazetare te

Mijra gazetare te shquar?!

hahaha

Po lexo edhe kllapat qe vura,

Po lexo edhe kllapat qe vura, pastaj qesh. Po e keni zakon te gajaseni per hic gje.

Shum faleminderit qe me

Shum faleminderit qe me drejtohesh me ju (...e keni zakon...).

I lexova kllapat, i lexova. "Jo vetem shqiptare" do te thote qe shumica e atyre "mijera" jane shqiptare, dhe kjo eshte arsyeja qe qesha me t'madhe. Te ishin me mijra sic e thua ti, do kishim median me profesionale ne bote, se jemi vend i vogel. Por ne te vertete kto gazetaret profesionist qe i referohesh ti, numerohen me gishta.

Gjithsesi s'ka rendesi perderisa shumica e popullsise i konsideron shumicen e gazetareve "profesioniste". Fundja, eshte e njejta pjese e popullsise qe voton cdo 2 vjet per te njejtat plehra.

A keni degjuar per "Gaztoret"

A keni degjuar per "Gaztoret" e oborreve te Mbreterve te dikurshem? Fevziu eshte nje Gaztor!

Me vjen keq qe ky "GAZTOR I

Me vjen keq qe ky "GAZTOR I OBORRIT" ka ..."EMRIN " tim !!!

Sidoqofto,mendoj se Fejzo

Sidoqofto,mendoj se Fejzo ,ne "opinion-in e tij, ka qene dhe mbetet konsekuent ne rolin e mbrotesit dhe propaganduesit te politikes dhe veprimtarise anti-shqiptare e korruptive te te djathes,nga e cila perfiton mjaft materialisht e politikisht,ndryshe nga inkosekuenca e atij analistit tjeter,tek "Top Story",Sokol Balles, i cili edhe ai e dredh vetem ne nje ane,ne te majten,sepse edhe ai ka patur perfitimet e tija personale e familjare,por per disa shkelje te interesave familjare e hatermbetje personale te koheve te fundit ka nisur te duket se "hedh vickla" kunder mikut te tij,shefit te opozites.E.Rama.Ne menyren e tyre jane njelloj te mprapshte e interesaxhinj,pavaresisht se Fejzos i ze parate me garuzhde e jo me luge si Balla i ngrate.Por edhe ky pret kohen e hipjes ne pushtetin qeveritar te Rames,per te perfituar sa me shume.Rama tregon keto dite sikur i ka mbetur pak hatri me "vicklat" e Balles dhe shpoi e u duk ne maskaraden e pritjes pompoze qe dha Fejziu si per inat e karshillek ndaj Balles se tij,por thjesht per t'ia terhequr veshin se i duhet se tepermi "Topi" i Balles per fushaten e tij te ardhshme zgjedhore. Secilit "pallat mbretror" i duhet nje lolo e bufon apo,thene ne gjuhen e thjeshte popullore ,nje megafon qe flet me "zerin e patronit".

Nese doni te krijoni nje ide

Nese doni te krijoni nje ide se sa i mire eshte Fevziu mjafton te shikoni kur ka te ftuar Ramen e Berishen apo te bijen. Se me sa delikatese e pyet familjen Berisha ( nga toni duket sikur zbut cdo fjale te thene kundrejt tyre) dhe se me cfare ironie e nenqeshje e pyeste Ramen.

Ky krahasim eshte i mjaftueshem besoj.

Shikojeni!

Fevziut i ka dale

Fevziut i ka dale kallaji.Edhe t'i trapiantosh floket nuk i shkojne me.Megjithate ka bere goxha para,sia ata futbollisteb qe shkelqejne nje sezon dhe marrin parate per kater vjet.Thone qe ka shkruar ca libra.Une s'kam kohen e arte te lexoj libra koti,por ne Shqiperi paska shume zyrtare qe blejne librin se u permendet emri.

Nje gje nuk arrij te kuptoj

Nje gje nuk arrij te kuptoj me shume komentues por edhe me ju te Respublicas, qe me qellim e keni vene kete shkrim. une e kutoj motivin tuaj dhe ju mund te mos e botoni kete komentin tim. Por le ti kthehem shkrimit te Manajt, qe per mua ka nje stil shume te vecante te shkruri, qe dallon nga shume analist ne Shqiperi, dhe me siguri ketu ka ndikuar edhe te qenit e tij jashte shtetit dhe eshte i duksheme stili anglo-sakson i formulimit te shkrimit, qe fillon me pozitivitet, afirmime, dhe fillon realsiht tek Por, apo But....

Dhe po ta studijosh me vemendej Manaj, kjo eshte ajo qe ai ne te gjitha shkrimet e tij embelsisht-djeges, godet dhe fshikullon me shume elegance dhe dipllomaci cdo problem qe ngre. Edhe na rastin e fevziut, ai po ta analizosh dhe lexosh me vemendje e fut ne dhe Blendin dhe e demaskon keqaz. Kuptohet ka menryen e vet qe jo te gjithe duket se e kuptojne ku rreh dhe si mbrin tek ajo qe do te dal. Shkrimi relaisht fillon tek Por... pikerisht aty ku e keni kapur edhe ju te Respublicas. Dhe Manaj ate thote qe Fveziu duhet reset-ur dhe duhet te shkoj ne qender qe me fjale te tjera don te thote se ha anash shume.mos prisni qe autori ta shoaj me liber shtepie Fevziun. Ai godet por me menyren e vet qe ne thelb eshte shume shume elegante dhe fine. Ne ne Shqiperi jemi mesuar me kopace dhe liber shtepie. Ky eshte dallimi mendoj.

fevziu duke lene menjane

fevziu duke lene menjane arrogancen qe e karakterizon thekshem mbetet gazetari me profesional dhe etik ne Shqiperi. Mos harroni se ai eshte krijuesi i atij formati televiziv qe prej 97-es nderkohe qe Balla i Manaj&Co, qe sot e imiton formatin e Fevzos me profesionalizem te peshtire aktorial, mburrej me babin operator tek TVSH-ja. Si cdo gazetar ai ka te drejte te kete opinionin dhe vizionin e vet (a nuk e ka dhe Muci apo Stefani 1 te tille) por nuk duhen gjykuar vlerat profesionale nga opinionet. Mund te krahasohet intervista e Balles me Ramen dhe e Fevzos me Berishen per te vene njefaresoj ne kandar profesionalizmin. Emisioni i te parit eshte me medioker se happy end-i i filmave te Kinostudios Shqiperia e Re kurse i te dytit ka shume me teper realizem ne thelbin e vet. Se fundmi Fevziu gazetarine e ushtron me teper per pasion se sa e perdor si mjet jetese, fitimi apo manipulimi te opinionit krejt ndryshe nga Ballamanajt e konsideruar rendom si ajka e gazetarise.

E para , formati i fevziut

E para , formati i fevziut eshte nje kopje e keqe e "Porta Porta ' sic eshte Fevziu kopje e keqe e Vespes...sic edhe ne fakt jane nje pjese e mire e formateve ne tv shqiptare. Debati mbi nje ngarje te dites apo javes me ca te ftuar ne studio , eshte nje format qe ka lindur bashke me televizionin. Nuk mbeti ta krijoje as Fevziu, e as Balla.

Nderkohe qe Fevziu bente qoka e merrte toka me programin e vet, Balla , Manaj e ca te tjere Punonin ne BBC ne mes te Londres. Balla ka studiuar per gazetari dhe eshte trajnuar ne Londer. Fevziu nuk ka dale nga dyert e Frangajt qysh ne 97-en. Balla ka kusuret e veta, por nuk ka diskutim qe eshte gazetar me i mire ...se paku di te beje pyetje dhe di si shkruhet nej artikull...Fevziu , duhet thene njehere e mire mbetet ne nivele mesatare. Eshte si nje nxenes i dalluar dhe ambicioz qe meson sistematikisht, por qe nuk shkelqen kurre.

Fevziu ushtron gazetarine per pasion???? Do te te kisha dhene te drejte por e bej shpesh kete pyetje. Cfare nevoje ka ky njeri qe eshte pasuruar tashme- te lepije b...e njerit apo tjetrit. Me pavaresine ekonomike qe ka do te duhej te ishte gazetari i perjetshem opozitar , i pavarur dhe dinjitoz. Nderkohe qe nuk eshte, dhe nuk ka shprese te jete sepse nuk ben dot pa qene pjese e klaneve (klanit) dhe konjukturave. Eshte karakteriale, e kam thene dhe me lart.

Intervista e fundit e tij me Edi Ramen ishte e turpshme, infantile...e cekulibruar. Fevziu aty , ishte i pasjellshem, pa masken e zakonshme , i kompleksuar ..i frustruar. Po keshtu me Ina Ramen por se paku ajo diti ta zbuloje edhe si te papergatitur , edhe s si vegel te atyre qe i conin pyetje ...

Ne kete vend eshte mire te thuhen gjerat se na mbyti hipokrizia . fevziut i ben mire te degjoje me qetesi cfare mendojne pjesa me e madhe per te nese i intereson sado pak.

vike,t'a thote eno me lart

vike,t'a thote eno me lart qe BF nuk ka krijuar format,se nuk ka aq fantazi.Imiton keq dhe shume keq bruno vespen,qe eshte edhe ai nje goxha konformist.Ka edhe nje gje;nuk te vijne ne studio poltikanet nqs nuk u premton ca lajka.Aty po qe eshte profesionist BF.Me e bukura eshte se Vespes i kane thene qe mund te jete biologjikisht femije i paligjshem i Musolinit,e gazetaret italiane kur bejne shakara te tilla e kane nje goxha doze te vertete saqe Vespa e kursen nje hedhje ne gjyq per shpifje.Edhe BF ka nje biografi te denje per romane roze.Qe i biri i kujt dhe e adpotoi kush,e pastaj se ç'dreqin ka lidhje me Toptanet;shyqyr zotit Musolini kishte vdekur,se jo per gje,por BF i ngjan shume!Hajde se shaka po bejme,mban BF,eshte goxha mushke!E di pse vike po te replikoj?Sepse ti thua qe BF ka para dhe ben gazetari per pasion.Kjo qe thua ti vike eshte replike tipike alla"tironse",si ata qe thone se bamir topi merret me politike per hobby,se"napolona" e"trulle"i kane lene plot Toptanet.Nje krim te madh ka bere Enver Hoxha,qe nuk dogji tapite turke me soj e sorrollop;ate krim nuk duhet t'ia falim kurre.Tironsit e brekusheve qe akoma u ka ngecur ora tek koha e dovletit e kane karakteristike te perbashket konformizmin.Vike,nuk eshte paraja qe te ben mbret,eshte pushteti.Pushteti eshte fuqi.BF eshte pasuruar fale lidhjeve me pushtetin,se ka shume ish pronare qe s'i kane marre tokat edhe sot e kesaj dite.Vike,ka shume njerez qe sot te japin para sa te duash vetem t'i vesh perpara kamerave;eshte FAMA qe nuk ngopet aq kollaj sa thua ti.BF eshte kaq i njohur dhe kaq i pushtetshem jo fale parave qe ka bere,por sepse nxjerr qerosken jave per jave dhe miliona shqiptare rrine te pafryme te shohin e degjojne se çfare do pyese nje buzebardhe si BF dhe çfare do pergjigjet i ftuari,psh ndonje idiot si Topallija,Paloka,Rustemi(me fal,rusmali)apo dora vete doktor Karagjozi.Fale zotit une jam nder te rralet shqipo qe s'e shoh fare farsen javore te BF,te quajtur "Opinion".E di pse?Sepse po pashe ne udhe bajgen e gomarit e kuptoj se ca me tutje do jete gomari.Kur shqipot te mendojne me koken e tyre do filloje te behet Shqiperia.Gjer tani,puna e vetme qe dine te bejne me zell eshte duartrokitja dhe llogorja.Kjo e dyta jo per lufte po per shpifje dhe baltosje.

Me kenaqin shume keto

Me kenaqin shume keto komente.Te gjithe i bien pikes per "bemat" dhe "shkelqimet" e zotit Fejziu,hokaxhiut ,lolos te oborrit kryeministror.Kur degjoj "Opinion"-e tij,ne te rradhe,kur ndodhem ne Tirane,apo lexoj permbledhjet e ketyre emisioneve dhe "shkrimeve" te zotit Fejzo,pinjollit toptanas,se di se me duket se lexoj ne cdo rast pjese nga komedia "Pas vdekjes" e te madhit tone,Cajupit. Opinioni,shkrimet dhe te ashtuquajtura libra e ese te Fejzos me kujtojne ato fjalimet mortore dhe epitafet ne ate komedi per "prefekte" e" kryetare bashkie", bejlere e agallare te kohes se merhumit Zog,qe paguanin qimet e kokes per t'u jargavitur duke lexuar "fjalimet" apo epitafet qe ishin pergatitur per ta me levdata e ngritje ne qiell te ketyre personalitetetve plehra!A nuk ben te njejten gje Fejziu i "Opinionit",apo te tjere si ai ne gazeta e Tere-Vere private te vetequajtura "shtypi i lire" dhe"te pavarura"! Si kendezi me maje te plehut ky Fejziu i krekosur na organizon edhe pritje sallonesh mbreterore,ku shihen
"oborrtare" te zellshem qe sillen rrotull mbretit me shprese se do t'u hedhe nje veshtrim apo pershendetje,me te cilen mund te mburren per javet qe vijne dhe kamera e paguar e Fejziut te Klanit ua nxjerr syrreterit afer mbretit, per t'u marre ndonje pagese te majme.

E lexova artikullin e

E lexova artikullin e z.Manaj dhe ne arsyetimin tim mu duk si shkrim pa vlere me gjithese nje vlere e ka ate qe na tregoj ne se paska punuar per dy dekada tek BBC dhe tani tek Topi. Po ti beshe nje analize te gjithe shkrimit te tij do te shikosh se ne fillim te shkrimit pavaresisht mburjes per zFevziu ai me ironi e godet ate me shume keqdashesi dhe per kete ka merite te vecante. Nuk jam dakort me komentuesit sa me siper qe z Fevziu nuk eshte gazetar i mire sepse pas paska Klanin dhe perkedheljen e pushtetareve qe ju kreh bishtin pavaresisht se kjo eshte reale por e njejta ndodh edhe me gazetaret e tjere qe i krehin bishtin edhe opozitareve.Keni pare qe ndonje opozitar te ngrej zerin perkrahes per ndonje media qe eshte kunder saj ne thonjza. Kur them ne thonjza e kam fjalen se asnje media qoft e shkruar o vizive nuk eshte armike me asnje po nuk iu preken interesat e tyre. Te gjitha mediat bejne lufte klanesh dhe interesash keshtu qe edhe Fevziu, Balla apo kushdo gazeter tjeter ben secili lojen e tij dhe per interesat e tij.Ne nje koment kur kam shkruar per mediat kam theksuar se jane media tallava dhe keshtu do te ngelen gjithmone po sishin te pavarura pavaresisht linjave editotiale qe ato kane. Dhe kjo vlen edhe per gazetaret.

Add new comment