Miell makinës së Berishës... Dhe pak koment mbi "makinën" tjetër (atë të padukshmen) e "Hë mo, se është ai budalli"

Postuar në 13 Shtator, 2012 04:43

Sapo u përhapën lajmet e para mbi incidentin me makinën e Berishës, nisi punën edhe një "makinë" tjetër, për të cilën publiku ka pak ose aspak dijeni, por që vepron së pari mbi gazetarët-reporterë, e më pas mbi të gjithë me efektin e njohur domino të përcjelljes së informacionit.

Në momentin e parë të ngjarjes, telefonatat e reporterëve me redaksitë përkatëse (dhe me ne të tjerët që dëshironim të dinim diçka më shumë mbi ngjarjen) ishin të tilla: "Kanë qëlluar makinën e Berishës kur po hynte në Kuvend me eskortën, pastaj janë kthyer rojet dhe i kanë rrahur, kanë plagosur një… " etj. Në fjalët e tyre të thëna me nxitim ndihet një lloj entuziazmi i zanatçiut, ai delli i profesionit që del në pah sapo nuhatet rrethana që e bën një lajm "lajm të fortë" ose "lajm për faqe të parë" siç thonë zakonisht gazetarët.

Këtë ndjesi e njohin më saktë redaktorët e mediave. Por e njohin mirë edhe ata që vënë në lëvizje këtë "makinën" e fshehur për të cilën po flasim. Dhe ja si ndryshoi toni dhe tekstet e telefonatave të gazetarëve pasi u mor vesh që personat që sulmuan me pako mielli makinën e kryeministrit ishin "grupi i Gjergjit", (ish-të përndjekurit që është vënë disa herë në qendër të vëmendjes së publikut për gjeste të ngjashme): "Aha, asgjë, asgjë.. Është ai budalli që ka rrahur dhe Rusmailin".

Entuziazmi i zanatçiut duket i rënë, mënyra si raportohet ngjarja nis e ndryshon … Cfarë ndodh? "Makina" e padukshme qeveritare është vënë në punë. E vërtetë që ajo përfiton nga mënyra si shpërndahet dhe menaxhohet informacioni në Shqipëri, nga mosha e re e reporterëve, nga kufizimet dhe vetëkufizimet e redaktorëve, por mbi të gjitha përfiton nga flirti pushtet-media, ku kjo e fundit modifikon në moment qëndrimet dhe nis e ri-raporton në krye të herës atë që u "është thënë" - ("budallin" në këtë rastin e miellit mbi Berishën) - dhe jo atë që reporterët kanë parë me sytë e tyre apo atë që akti mbart.

Reporterët telefonojnë zëdhënësit e shtypit. Këta të fundit kërkojnë kohë të pyesin drejtuesit e zyrave të shtypit. Këta lidhen me "shefin".. Dhe pastaj "Hë mo-ja" bën rrugën e kthimit, nga shefi te drejtuesi, nga ky te zëdhënësi, nga zëdhënësi te reporteri, nga ky te redaktori, te edituesi… Më pas, kërcasin telefonat flirtues: "ky duhet të jetë qëndrimi, është ai budalli…" dhe gjithçka vuloset në edicione lajmesh dhe botime gazetash ditën e nesërme. Nuk thuhet "budalli" sigurisht, po ç'rëndësi ka, disa e përcjellin te publiku mesazhin në mënyrë të rafinuar, të tjerët disi më hapur. Ka që nuk i binden "makinës" por këta po janë përherë e më pak.

Lajmi i sotëm me pak fjalë është ky: Një grup ish-të përndjekurish kanë goditur me pako mielli makinën e kryeministrit Sali Berisha. Sipas gazetarëve që ndjekin punën e Kuvendit për të përditshmet shqiptare, ngjarja ka ndodhur në hyrje të ndërtesës së Kuvendit. Janë ish-të përndjekurit Skënder Tufa dhe Agim Kollcaku, (ky i fundit kreu i ish-të përndjekurve të Kavajës) të cilët së bashku me ish-të përndjekurin Gjergj Ndreca, janë angazhuar disa herë në veprime të ngjashme. - A.N.

Comments

Submitted by salistalin (not verified) on

nuk ishin pako mielli, ishin granata kimike e pluhur cianuri, i njejti plan me ate te kryeministrise ne 21 janar !
Kapini kapini dhe varini te palmat !

Submitted by ilir (not verified) on

Mos harrxhoni vezet dhe miellin, se do e perdori Saliu per tu thene, se kaq mire u kam bere, saqe edhe i abuzoni ushqimet. Mbushni nje kove me b*jga lopesh me mire…do vije pak era, po jo me era se Saliu

Submitted by Anomim (not verified) on

Ju nuk e besoni ndoshta; po mua mu mbushen syte dhe e ktheva nje dopje me eks dhe thashe: Qofte e hajrit dhe te hajrit e bofte zoti.

Submitted by Anonim (not verified) on

Cfar I duhen ish te perndjekurve politik retorikat boshe te PD kur kane 20 vjet qe mashtrohen per pafajesine. Keto partite e reja te djathta duhet te jene me aktive me ish te perndjekurit program konkret per ta ne menyre qe ata te shkeputen nga PD. Pa kete pjese te cmueshme votuesish elektorati I pd do tkurrej dhe nuk do kishte shanc te merrte pushtet.

Submitted by Dritan (not verified) on

Aahahahahah sulm me Anthrax ndaj Rrumpalles. Tani do dali zedhenesja e PD dhe do thote qe kjo eshte veper e opozites. Pastaj do dali Prendi dhe do thote qe kishim te dhena qe po pregatitej sulm me arme nukleare ndaj Berishes.

Aahahahahahaaha

Submitted by Bard (not verified) on

M... duhet te kishin perdorur, ne qese, se vetem ai eshte i denje per surratin e Berishes.

Submitted by UNE (not verified) on

Ke shume te drejte z.Mustafa dhe ke bere si perhere nje vezhgim shume te holle. Klasi nuk eshte si uji qe mund ta pine te gjithe. Po keta plehra gazetare i perkasin te njejtit popull plehre, s’ke ça te thuash, edhe ankohen plehrat kur i rrahin kelyshet e Berishes pastaj. Poshtersia, neperkembja, tallja e legenia kane hyre thelle ne mendjet dhe veprimet e shqiptareve dhe nje shembull i kesaj jane keto komente te ketyre gazetareve qe bejne si snobe, nderkohe qe dhjesin gjak kur ju bertet Saliu. Tipa si keto jane nga ata qe edhe po t’ja fusesh ne shpulle ne rruge ikin pa bere ze, ec se mire jau ben Saliu o vlla se keshtu e do ai popull qe shkel dhe shan te dobetit dhe te ndershmit. Ne vend te thone bravo i qofte, ata bejne si figura me komente tallese, pthuu, rrini duroni Saliun me snobizmin tuaj se keni frike te dilni ne shesh, doni qe ti bejne te tjeret keto pune per ju….

Submitted by mirel j. (not verified) on

le ta japin gazetaret (qofshin budallenj apo te shitur) lajmin si te duan.. E verteta eshte objektive dhe nuk ndryshon pavaresisht si do ta raportojne keta te mjere, te cilet beni shume mire qe i kritikoni sepse jane shitur e jane frikur e e jane mbytur ne miliona ose jane fshehur si minj... Por ne, (populli i percmuar) kemi dijeni per “piken e vlimit”, per “piken kritike te digave te H/C” , por edhe per “piken kritike” te urrejtjes popullore ndaj regjimit te Berishes. Kur dalin, fillimisht me grushte dhe tani me miell e vezë, Gjergji, Skenderi, A. Kollçaku, te perndjekur politike, perfytyro se ne ç’kuote jane “bllokistet” e tjere, nje pjese e te cileve do te flaken ne rruge, per t’ua liruar shtepite pronareve, te papunet e panumert (mgjth rritjen progresive te Saliut, asnje shifer, asnje fakt, asnje krahasim nga ai, tymnaje, mjegull)nepunesit e flakur ne rruge pa asnje cope leter, ndonese mund te kene 10, 20, 30 a me shume vite pune, pensionistet etj.etj.
Pse dola ne “istikamin e komentuesit”?
Eshte vertet per te vene duart ne koke nga MINIMIZIMI, ose perpjekja per te minimizuar kete ngjarje (kembana alarmi) nga “makina e lepe-peqeve” te shperblyer me copa Shqiperie, qe jane nje kular tjeter mbi shpine te shqiptareve.
Teksa po lexoj “Rruget e Ferrit” te V. Zhiti, romanin e ripunuar, me ka mbetur ne mendje menyra e funksionimit te Drejtorise se IV-t ne kohen e diktatures hoxhiste. Jane te njejtet mjeshter qe e kane ringjallur kete Drejtori diktatoriale e teknologjine e saj, madje e kane sofistikuar, si mashtrimin, demagogjine, transparencen, korrupsionin.
Gjergji dhe shoket, me vjen mire qe kane ndjekur “tezen leniniste”: nga me thjeshta (e lehta) tek me e nderlikuara…Sovrani mbi te gjitha, i pari qytetari.
Mqs sapo po degjoj ne Tv se qenkesh miratuar vetem me votat e PD-se akti normativ per lirimin e shtepive te pronareve, do t’iu sugjeroja qytetareve qe banojne ende ne to, te ndryhen brenda si Oso Kuka dhe s’ka polici, as ushtri qe t’i nxjerre jashte. jashte do nxjerre Olldashi, flamurtari i kesaj nisme.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.