Lajmi shock: Shefi i Komisariatit të Shijakut qëllohet për vdekje! Një shifër kryeministrore mbi krimin... Dhe një tweet i Ramës

Mediat vijojnë të japin detaje këtë mbrëmje mbi ngjarjen e rëndë të vrasjes së shefit të komisariatit të policisë së Shijakut, Adem Tahiraj.
Është një lajm në proces përditësimi, por raportimi është i njëjti në të gjitha sitet e informacionit. Panorama, Tema, Shqip, Shqiptarja.com, Mapo, Shekulli, Balkanweb, e versionet online të televizioneve informojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.00 në Sukth (Shqiptarja.com saktëson fshatin Rrushkull të komunës Sukth), se policia e Shijakut, nën drejtimin e shefit të tyre, kanë qenë në një operacion kontrolli në kërkim të një personi, se Adem Tahiraj është qëlluar nga brenda një makine, të cilën e kishin ndaluar për ta kontrolluar, se mbi të është shtënë me breshëri automatike, se plumbat kanë kapur dhe dy persona të tjerë, të cilët kanë marrë plagë e për të cilët nuk jepen të dhëna të tjera. Nuk dihet nëse mbi shefin e komisariatit ka qëlluar njeriu që kërkohej, apo dikush tjetër. Të gjitha detajet e deritanishme kanë dalë nga një burim, që nuk ka dashur të identifikohet. Policia nuk ka folur ende mbi këtë ngjarje të rëndë. Ndonjë nga mediat ka hedhur dyshime se ka qenë një atentat mbi kryekomisarin, një 49 vjeçar me origjinë nga Tropoja (në rreth në foto) i martuar dhe baba i dy vajzave.
Situata e rendit publik e ka sfiduar rëndë kohët e fundit optimizmin qeveritar, veçan atë të kreut të qeverisë. Në seancën e fundit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, në Bruksel Berisha iu përgjigj interesimit të anëtarëve të kësaj Asambleje mbi çështje të ndryshme, mes të cilave për situatën e krimit dhe gjakmarrjes. Tha Berisha mes të tjerave: “...Më lejoni t’ju jap një statistikë, kur erdhëm në pushtet në vitin 2005, popullata e burgjeve tona ishte 1.800 persona, tani është 5 mijë dhe niveli i kriminalitetit është më i ulët se mesatarja e vendeve të BE..”
Duket se i ndjeri ka qenë i njohur i shefit të opozitës. Në dy mesazhe në Tweeter, Edi Rama sapo ka shkruar: “Adem Tahirin e kam njohur dhe ishte nje djale nga ata qe i quajme "zotni"! Ngushellimet me te ndjera per familjen e miqte ne Tropoje e kudo. Vrasja e Adem Tahirit alarm bucites per epersine qe ka marre krimi mbi shtetin dhe pasigurine e kudondodhur ne gjithe territorin e vendit”. - Re.Pu.
Detaje mbi ngjarjen:
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=242178
Citimi i Berishës nga:
http://www.km.gov.al/index.php?fq=brenda&m=news&lid=16625
Citimi i Ramës nga:
http://twitter.com/ediramaal
Comments
Zoti Nano, nèse eshte adem

Zoti Nano, nèse eshte adem tahiraj qe kujtoj unè, qe ne vitet 93-94 ne mos gaboj, se bashku me lulzim sallakun (qe sot ka blere klubin partizani) ne ate kohe shef komisariati ne bajram curri thuhet se kane vrare policin medi vatoci ne rrethimin qe policia u ka bere haklajve. Kjo mund te jete nje piste shume me e besueshme se gjepurat qe do thote policia per vrasje ne krye te detyres. Ndoshta ky informacion e ndihmon edhe policine. Ju pershendes. Jam bere lexues i faqes tuaj ditet e fundit, pergezime

Nuk po dijme me dallu

Nuk po dijme me dallu kriminelin me policin... Sepse 70 perqind e policeve jane kriminele, militante e merecenare te krye-mut-nistrit. Kur vriten 3-4 njerez te pafajshem ne dite, hesht qeveria. Kurse sa e ha nje militant i saliut, shpallet zi kombetare. A nuk ishin plehna si ky, ata qe qelluan mbi turmen me 21 Janar? Ndoshta jo, por kur lexoj qe eshte andej nga eshte, nuk di cfare te mendoj. Gjithsesi ngushellime, kafshe si Saliu nuk do behemi te gjithe...

Edi rama@ediramaal: Adem

Edi rama@ediramaal: Adem Tahirin e kam njohur dhe ishte nje djale nga ata qe i quajme “zotni”! Ngushellimet me te ndjera per familjen e miqte ne Tropoje e kudo.
Cfare quan ” Zotni” Rama? Mos tipa si Paulin Sterka apo si ky polici qe ka marre PS-ne e Tiranes quhen zoterinj??

Nje realitet tragji-komik qe

Nje realitet tragji-komik qe prodhon situata ngerci dhe asfiksie... Ne te cilat vetem raca jone e m...it shqiptare di te adoptohet! Nuk do ti rrisja kurre femijet e mi ne ate vend.

tweet-i i Rames si embelsira

tweet-i i Rames si embelsira per ne fund...

Add new comment