Disa detaje mbi filmin amator “Pafajësia e myslimanëve”

Postuar në 13 Shtator, 2012 09:15

Ka kushtuar vetëm 5 milionë dollarë – një shumë e vogël për filma të metrazhit të gjatë. Megjithatë, “Pafajësia e myslimanëve”, një film amator që tall Islamin dhe profetin Muhamed, ka shkaktuar protesta të furishme anti-amerikane që morën jetën e katër zyrtarëve të lartë amerikanë. Zymtësia e ngjarjes risjell në qendër të vëmendjes atë se si format e kulturës perëndimore mund të provokojnë pakënaqësi të rrezikshme tek arabët, ku ndjenjat antiamerikane mbeten të forta.

Myslimanët kundërshtojnë çdo përshkrim fizik të Profetit. “Pafajësia e myslimanëve”, jo vetëm që paraqet Muhamedin në formë njerëzore, por e përshkuan atë edhe si gjysmë budalla dhe të dhënë pas grave. Në një skenë, Muhamedi lutet për të pasur marrëdhënie intime me gruan e një burri tjetër. Zemërimi me filmin ka bërë që regjisori, i cili sipas disa mediave është një amerikan me prejardhje izraelite, e sipas të tjerave është një egjiptian koptik (minoritet të krishterësh në Egjipt) të fshihet. "Regjisori 56-vjeçar, Sam Bacile, ka thënë se ka përdorur kontributet e më shumë se 100 donatorëve hebrenj për të financuar filmin. Më herët, ai ka thënë se Islami është “kancer”, - raporton radio amerikane "Europa e Lirë".

Filmi dyorësh thuhet të jetë shfaqur vetëm një herë në një teatër të Hollivudit, në fillim të këtij viti. Ai ka gjetur mbështetjen e Teri Xhonsit, një predikuesi në Flordia, i cili është bërë i njohur në vitin 2010 me kërcënimet e tij për djegien publike të Kuranit. Një skenë paraqet grabitësit myslimanë duke shkatërruar shtëpitë e besimtarëve të krishterë, ndërsa forcat lokale të sigurisë rrinë mënjanë.
- Kapiteni i sigurisë: “Mos ndërmerrni asnjë veprim derisa të mbarojë çdo gjë”.
- Grabitësi: “Vini zjarrin! Do t’i djegim këta të krishterë të braktisur.”

Disa skena të filmit janë postuar në faqen e internetit YouTube:
http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=4sQPR...!

Foto: Pas ngjarjeve në Libi, sot është sulmuar edhe ambasada amerikane në Jemen (Më shumë: http://www.huffingtonpost.com/2012/09/13/yemen-protests-us-e...)

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Une nuk e kam lexuar shume Kuranin, dhe nuk jam i sigurt nese radikalizmi i disa muslimaneve buron nga ai liber, apo nga keqleximi i tij. Fakt eshte qe nje pjese e madhe e makabriteteve qe po na shohin syte, po behen ne emer te ketij besimi, dhe kjo mjafton per ta pare me dyshim . Edhe Bibla ka pasazhe ku sugjerohet perzhitja e jobesimtareve, por qe ne mesjete, pak here ka ndodhur qe turma besimtaresh te turren per te vrare njerez te pafajshem ne emer te besimit. I bie qe ose keta popuj jane akoma ne mesjete, ose Perendimoret kane bere aq te keqija ne keto vende sa tani po korrin çfare kane mbjelle.

Submitted by Anomim (not verified) on

Nuk kam qejf te hyj ne debate me njeri, po kur lexon citime te tilla si : "Fakt eshte qe nje pjese e madhe makabriteteve qe po na shohin syte, po behen ne emer te ketij besimi....." thirri mendjes mor djale e mos lesho qofte. Izaraeli po poshtron ne emer te religionit gjithe planetin. Amerika e ktheu Irakun ne pishina gjaku ne emer te religionit. Dhe pastaj flit per makabritete.....Po prish zmaltin e dhembeve qe te te mos te kthehem me ofendime.

Submitted by Bard (not verified) on

Une nuk mund te komentoj ne 5 rreshta qe kam shkruar per gjithe padrejtesite e botes, qofshin keto te çifuteve, amerikaneve, latineve apo nordikeve. Une komentova per nje krim konkret dhe s ka si te ndjehet njeri i ofenduar per kete. Kur te behet fjale per nje krim te cifuteve, do komentoj edhe per ate, dhe pastaj do ngrihet ndonje i Sorosit e do beje si hienë.Pse, ky eshte debati, ku te gjithe bejne si histerike nga opinionet e tjetrit? Gjerat trajtohen rast pas rasti, dhe gjithmone kur flet per nje krim te muslimaneve do ngrihet ndonje e do thote pse s flet per pislleqet e cifuteve, kur flet per nje krim te komunisteve do ngrihet ndonje e do thote pse s flet per ballistet etj.etj.

Submitted by Dritan (not verified) on

Amerikanet duhet te pushojne njehere e mire se beri filma, dokumentare te tille. Amerikanet asnjehere nuk i kane kuptuar drejt ceshtjet pertej kufijve te tyre, kurre nuk jane shquar per diplomaci.

Te tilla akte nuk bejne gje tjeter vecse rrisin urrejtjen dhe terrorizmin ne vendet arabe.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ju lutem ju te faqes Respublika, nje korrigjim dhe mos botoni lajme qe ndikojne ne antisemitizem, duke paraqitur regjizorin Sam Bacile si hebre. Regjizori i filmit eshte nje egjyptina i krishter dhe nuk ka lidhje fare me preardhje hebreje. Kontrolloni faktet para se ti publikoni. Sam Bacile nuk eshte person real dhe pas ketije pseudonimi fshihen disa persona te tjere qe jane emigrant egjyptian te konvertuar. Mos perdorini google.com per info se jo perhere eshte i sakte. FoxNews dhe NbcNews, i lexoni...

Submitted by biometri (not verified) on

Ore Anonim mos na u bej me katolik se papa ketu. Me sa kam lexuar une, ne te gjitha sajtet amerikane thuhet qe ai ka perdorur fondet e 100 hebrejve. Nuk thuhet (as ne kete lajmin me siper) qe ai vete eshte hebre. Ju jeni me keq se islamiket, per nje plesht digjni jorganin. Qetesohu, perqendrohu, lexoji rreshtat mire, pastaj komento. Se na e bete faqen si faqen e Mero Bazes, nuk futesh dot nga ju nevrasteniket

Submitted by Relapso (not verified) on

Kurani eshte vetem nje liber. Fajin nuk e kane librat, por njerezit. Sikur te ngrihet dikush e te vere ne loje Jezu Krishtin, asnje te krishteri nuk i shkon nder mend te djege e te vrase.

Submitted by arvanites (not verified) on

Myslymanet nuk e konceptojne dot se ka vende ku egziston lira e fjales, dhe cdo njeri mund te shprehe lirshem mendimin e tij prandaj fajsojne Ameriken per nje film. Ata nuk e dine se gjithe shteti Amerikan nuk mund te ndaloje nje njeri te beje nje film.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.