U kap apo u dorëzua?

Në orët e para të ditës se premte është bërë i mundur arrestimi i të dyshuarit kryesor për vrasjen e kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj.
Në faqet print dhe online të gazetave janë ende të paqarta rrethanat e prangosjes së të dyshuarit, një person që sipas një skede që është botuar sot në të përditshmet e Tiranës rezulton person me precedentë të vazhdueshëm kriminalë që nga 1994. (“Kriminel i pandëshkuar” – e quante e përditshmja Shqip. “I forti i Shijakut”, - sipas Panoramës; “I forti”, - shkruan Gazeta Shqiptare; “I liruari nga drejtësia”, - shkruan MAPO. Pak a shumë në këtë linjë, janë edhe të përditshmet e tjera)
“Në pamundësi për t’iu larguar policisë, i dyshuari Ilir Xhakja u vetëdorëzua” – është fjalia që gjen në raportimet e thuajse të gjitha faqeve në rrjet, - fjali e cila e ka brenda edhe “kapjen” edhe “vetëdorëzimin”.
Dy gjëra bien në sy nga kronika e kësaj ngjarje të rëndë: E para, kësaj here arrestimi ka qenë i shpejtë, ndryshe nga krime të tjerë të rëndë të kohëve të fundit, çka të shtyn të mendosh drejt një vetëdorëzimi, akt i cili zakonisht kryhet me marrëveshje.
E dyta, viktimat me këtë status social mbulohen nga lavdia e deklaratave postmort politike, të cilat në shumë raste kanë vetëm një “kah”. Këtë herë, reagimi ka qenë në bllok.
Comments
E liron Olldashi kete pas nje
<p>E liron Olldashi kete pas nje muaji.</p><p>Ky ka qene krahu i djathte i Olldashit ne Shijak. Nje tjeter rast qe verteton bindeshem qe kjo qeveri eshte koke e kembe e zhytyr ne krim.</p>
Add new comment