Pas Saliut, rrëshket edhe Jozefina...

Postuar në 14 Shtator, 2012 02:43

Dje në sencën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, kur po diskutohej për financimin e unazës së madhe të Fierit, Jozefina Topalli tha se kur kishte udhëtuar këtë verë në rrugën drejt Vlorës, i ishte dukur sikur po udhëtonte në Gjermani.

Kujtesë: Jozefina Topalli është Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë!!!

Kjo thagmë e Topallit vjen vetëm një ditë pasi Sali Berisha, në mbledhjen e qeverisë, nxori këto xhevahirë nga goja: “Shitjet e përgjithshme janë rritur me 25,6% këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar dhe mos harroni se tregtia është edhe gjaku i ekonomisë. Duhet të dini një gjë, se për njeriun nuk ka gjë më jetike se qarkullimi i gjakut, shpejtësia e këtij qarkullimi, pra tregtia njeh një rritje edhe mbi parashikimet. Kjo rritje e dëshmon para së gjithash një rritje të fuqisë blerëse në këtë vend. Unë mund t’ju them shqiptarëve se nuk ka asgjë më të sigurt se ajo që deklarojnë vetë shitësit, ata mund t’i zvogëlojnë shitjet por kurrë t’i rrisin”.

Kujtesë: Sali Berisha është Kryeministri i Shqipërisë!!!

Nuk mund të justifikohen, por mund të kuptohen, këta njerëz për fjalë të tipit “stilolaps-pistole” e “çadra-automatikë”, sepse momentet kur u nxorrën nga goja ishin shumë të tensionuara. Por si t’i shpiegojmë fjalët që thanë dje dhe pardje Kryeministri dhe Kryeparlamentarja jonë???

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Rrahmani (not verified) on

Cpret nga kjo e gjore. Aq mbush,ja dime te gjithe sa e ka koeficientin i inteligjences.

Submitted by Ajer (not verified) on

<p>Ndoshta sepse tani situata eshte edhe me e tensionuar se me pare. Pastaj, nje pyetje e lehte per Jozefinen: Imagjinata eshte me rendesi jetike per njeriun, por me te arritur ne Vlore, çfare ndryshimi peson Gjermania me Shqiperine ?</p>

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Keta kane shkare me kohe dhe kjo duket sheshit,por cudia ne Shqiperi eshte e hatashme.Ka akoma njerez,rreth 1/3 e Shqiptareve qe vazhdojne ti votojne te shkaret dhe te luajturit mendsh prej kohesh.Ndoshta asnjehre nuk kane kene te sakte.Por sebashku me shkarjet e tyre,po rrembejne ne greminen e injorances dhe tmerrit te tyre edhe Shqiperine.

Submitted by I-Liri (not verified) on

<p>&nbsp; Po ta lexosh me theks te e-ja, lexohet rrëshkèt. Ne se e lexon me theks tek ë-ja, eshte bukur. RRËSHKET... FISHKET... RRUDHOSET... Ose me sakte pirdhet...</p>

Submitted by RP(Rrezik Publik) (not verified) on

<p>ia fut kot!Ku ka Gjermania rruge&nbsp;moderne&nbsp;me kthesat e Himares,qe po ike me shpejt se 20km/ore mberrin tek i plotfuqishmi.Kjo sikur ka qene 25 vjet ne burg per&quot;axhitacjon e prapagan&quot;e sapodoli e qerasen me nje xhiro nga rruga&nbsp;e Vlores.Ore Zaloshnja,i thone rreshket apo rreshqet,se une kur shkruaj ndonje vjershe e perdor me k,por kur e flas perdite e perdor me q.Nuk kam mundesi fjalorin shqip t&#39;a shfletoj se jam i ikur,apo ne nga jugu kemi qejf q-ne(mos m&#39;a merr per ters)dhe ata nga veriu kane qejf k-ne?Nje te bukur&nbsp;ia kam degjuar&nbsp;nje publicisti italian,qe thote se Italia eshte kaq e ndare,sa asaj gjese qe ne veri i thone zog,keta te jugut i thone peshk.Duhet t&#39;a dije z.Muçi perse behet fjale.Mbaj mend qe per here te pare ke kandiduar per PD-ne ne fshatin tim.Ishe i ri dhe te rreshkiste(ops)goja.Babi im,ekspert i zonave te Skraparit me tha qe do jete nga bejleret e Zaloshnjes:ne fakt une votova ne Tirane,por me erdhi keq qe nuk fitove atje.Me kujtohet se po shpjegoje mire politikat agroblegtorale,se fshat helbete,por me qeshet edhe sot,se fshtaret e mij kane qene dhe jane me dembelet e tere asaj zone.Ku donin ata politika agroblegtorale?Doje t&#39;i vijer ne puneti?Me shume se gjysma e atyre ishin roje,gjysma tjeter ishin hajdute,hahhaha.Ishe ne vend te gabuar ore mik.Dolen pastaj ca shoket e Azemit dhe i sqaruan me fjale me te thjeshta se demokraci do te thote te vjedhesh lopet ne stalla,te shperthesh magazinat,kopshtin dhe shkollen,ah,edhe çerdhen,se sipas konceptit te terapise se shock-ut nenat duhet t&#39;i rrisin femijet ne shtepi;nje rruge e dy pune;shkurtohet papunesia...hahhahaha,atyre emisareve te Azemit po qe ua vune veshin.T&#39;i s&#39;u ktheve me ne fshatin tim,por atje dhe sot anarkia s&#39;ka gjetur derman akoma.Kam bere nje tregim per kete pune,sikur fshati im u nda ne dy republika dhe te dyja vune ne mes traun e kaskove blu te OKB-se.Do shkulej z.Muçi se qeshuri,se ky tregim i gjate eshte parodia me jetesore e ketyre 22 vjeteve amulli alla shqiptarçe.çfare ti besh;s&#39;ka dale nga fshati im jozefina,te shikoje sesi lopet laramane&nbsp;jane zhvilluar aq shume sa flasin anglisht dhe kane te tera adrese ne Facebook.Ah,harrova.Ne darke lopet laramane shikojne k/ryeministrin ne televizor dhe shkojne aq ne delir,sa ne vend te qumeshtit e nxjerrin kos drejt&nbsp;ne shishe.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.