Arkiv-Lajme

Urgjencë anti-kumar, - thotë Rakipi dhe numëron (me emra) librari, rrobaqepësi e këpucari që "po shndërrohen"

Postuar në 17 Shtator, 2012 05:07

Asnjë lloj biznesi nuk po mund t’i rezistojë sipërmarrjes së kumarit: Dyqani i këpucarit te rruga “Sami Frashëri”, që në pamje të parë dukej si një relike e kohës së komunizmit, por ku kishte gjithmonë radhë, është shndërruar në një loto sporti dhe është zbukuruar. Rrobaqepësia “Ariana”, ku punonin dy zonja të talentuara dhe qepte e gjithë lagjja, në fund të zonës së ish-Bllokut, është shndërruar gjithashtu në një kazino të vogël, e shtatëmbëdhjeta në të njëjtën rrugë. Brenda tre muajve të fundit në Tiranë u mbyllën katër librari. E para u mbyll “Linus”, në zemër të ish-Bllokut.

Jorgo Bulo vonon, por nuk harron: i përgjigjet kryeministrit e .... sidomos Fatos Tarifës

Postuar në 17 Shtator, 2012 03:53

Akademiku Jorgo Bulo i rikthehet idesë së kryeministrit, që “anglishtja të bëhet gjuha e parë e shkollave tona të larta publike”. Ai e ka skualifikuar në të nxehtë këtë ide, si “snobe, provinciale”, apo duke thënë se ata që e propozojnë dhe e mbështesin, vuajnë nga një “kompleks inferioriteti”. Një nga ata që e mbështesin është Fatos Tarifa, i cili shkruajti me atë rast një artikull polemik, në të cilin citohej për t’u hedhur poshtë dhe Jorgo Bulo. Ky i fundit i përgjigjet sot.

Gjithçka "shqiptare" në këtë histori. Përveç prokurorit! Të jetë kjo arsyeja pse këta të tre janë në qeli?

Postuar në 17 Shtator, 2012 03:19

Hamiti, sipas prokurorit, dyshohet se ka tentuar t’i tejkalonte limitet e autorizimeve zyrtare dhe të përfitonte paligjshëm një BMW X5 ose 30 mijë euro. Krejt kjo, thuhet të jetë bërë me synim të aranzhimit të ndryshimit të statusit të një prone të paluajtshme nga “zonë e gjelbër” në “zonë ndërtimore”, në dobi të Dritëro Kadollit, pronarit të kompanisë “Capital Ring”, që vepron në Prishtinë. Ademi dhe Rama dyshohen se si kryes apo bashkëkryes kanë tentuar që vetes apo personit tjetër t’i sjellin pasuri të kundërligjshme, duke e përdorur forcën apo kërcënimin e rëndë...

NYT vendos një shenjë të rëndësishme mosbarazimi mes Libisë dhe Egjiptit

Postuar në 17 Shtator, 2012 02:48

“Gjëja më e keqe për SHBA-në do të ishte që tani (pas ngjarjeve në Kajro dhe Bengazi) t’i kthente krahët përkushtimeve në Libi dhe në Egjipt, shtete këto që po përpiqen që të ndërtojnë shoqëri të reja stabile”, - shkruan New York Times lidhur me reagimet pas ngjarjeve të dhunshme që pasuan transmetimin online të disa sekuencave të titruara arabisht nga një film amator mbi Muhamedin.

‘Hamburgerët’ mund ta zhdukin njerëzimin brenda pak dhjetëvjeçarëve

Postuar në 16 Shtator, 2012 14:24

Uria dhe kequshqyerja mund të vrasin miliona jetë brenda 20 vitesh. Kjo tragjedi globale ka gjasa të shkaktohet nga 3 faktorë: luhatjet e çmimeve të ushqimit, kushtet ekstreme të motit dhe jostabiliteti i klimës. Kundërshtia mes nevojave njerëzore përherë në rritje dhe kufirit të objektiv të burimeve sa vjen e bëhet më serioze.

Organizata për Ushqim dhe Bujqesi e KB (FAO), Fondi për Zhvillimin e Bujqesise (IFAD) dhe Programi Botëror i Ushqimit (WFP) kanë nxjerrë një deklaratë shqetësuese të lidhur me rritjen globale të çmimeve të ushqimit.

Kush dhe pse po e shet detin, sipas politikanëve

Postuar në 16 Shtator, 2012 12:38

Pas deklaratës në Korçë të kreut të PBDNJ, Vangjel Dule se Shqipëria nuk integrohet nëse nuk nënshkruan marrëveshjen detare me Greqinë, akuzat për të si anti-shqiptar nuk kanë vonuar. I pyetur nga gazeta “Sot”, deputeti Dashamir Tahiri është shprehur se “për Dulen nuk ka Shqipëri. Integrimi nuk kalon nga Athina, por nga Brukseli... Dule ëshët një deputet ambulant dhe sezonal. Ne ende nuk kemi zgjidhur çështjen e pronave, dhe më pas të zgjidhet çështja detare.” Ndërsa kryetari i nderit i PDIU Tahir Muhedini ka akuzuar po në këtë gazetë se “Dule ka qenë dhe është anti-shqiptar.

Nënë Tereza e nëpërkëmbur në 100 vjetorin e pavarësisë

Postuar në 16 Shtator, 2012 11:27

Ku është vendosur busti i Nënë Terezës në sheshin Nënë Tereza? Pak vetë mund ta dinë. I inauguruar me ngut para nja 10 vitesh (duhej sajuar shpejt para një samiti ballaknik), ai është lënë në një cep të ‘verandës’ të Universitetit të Tiranës, i padukshëm nga sheshi me të njëjtin emër, i rrethuar, siç thotë Ben Andoni te ‘Milosao’ i sotëm, nga bishta cigaresh e kanaçe birre, me mbeturina ngado. Por “Nënë Tereza nuk preket, edhe kur fëlliqësirat lënënga dashnorët nokturnë dhe endacakët i përzihen para vetes në një pështjellë të vërtetë ciklonike”.

Deti i Ngrirë i Veriut për 20 vjet nuk do jetë më i ngrirë!

Postuar në 16 Shtator, 2012 09:33

Këtë verë, akujt në Detin e Ngrirë të Veriut janë shkrirë në masën më të madhe të regjistruar ndonjëherë. Shkalla e shkrirjes së akullit gjatë verës ka thyer dy rekordet e mëparshme dhe paralajmëron ndryshime klimatike së afërmi.

1 qese miell shkarkon 20 policët që... u gjendën rrotull vendit ku u godit makina e Kryeministrit

Postuar në 16 Shtator, 2012 08:13

20 efektivë policie të komisariatit 1 (ndër ta edhe shefi i grupit të gatshëm) janë zhveshur për shkak të qeses me miell të hedhur mbi makinën e Kryeministrit nga dy ish-të përndjekur politikë, Agim Kollçaku dhe Skënder Tufa. Siç njofton shqiptarja.com urdhëri është firmosur dje në mesditë nga drejtori i Policisë Burgaj. Motivimi: “u përgjumën, lanë zbuluar eskortën”. Burime të brendshme thanë për gazetën se është pezulluar krejt grupi i gatshëm së bashku me policët qe gjendeshin në atë kohë në vendngjarje.

Para, gjatë e pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër: Jehona nuk ka të sosur

Postuar në 16 Shtator, 2012 07:21

Ndeshja Shqipëri-Zvicër u përgatit nga mediat e nga deklaratat e bëra për të qenë një dinamit. Në fillim ishte një deklaratë e Armando Dukës, në të cilin ai u vërsulej bashkatdhetarëve të vet që luajnë me Zvicrën, më pas një qëndrim i papritur i trainerit Gianni de Biasi, që eci në të njëjtët binarë të shtruar nga Duka, më tej erdhën disa shkrime para ndeshjes, ku dallohen ato të Armand Shkullakut (në Gazetën Express me titull ‘Të martën jemi me Zvicrën’), të Jeton Selimit (në gazetën Mapo me titull ‘O sa mirë me marr një pikë’).

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme