Para, gjatë e pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër: Jehona nuk ka të sosur

Postuar në 16 Shtator, 2012 07:21

Ndeshja Shqipëri-Zvicër u përgatit nga mediat e nga deklaratat e bëra për të qenë një dinamit. Në fillim ishte një deklaratë e Armando Dukës, në të cilin ai u vërsulej bashkatdhetarëve të vet që luajnë me Zvicrën, më pas një qëndrim i papritur i trainerit Gianni de Biasi, që eci në të njëjtët binarë të shtruar nga Duka, më tej erdhën disa shkrime para ndeshjes, ku dallohen ato të Armand Shkullakut (në Gazetën Express me titull ‘Të martën jemi me Zvicrën’), të Jeton Selimit (në gazetën Mapo me titull ‘O sa mirë me marr një pikë’).
Një pjesë e shkrimeve e intervistave ishin neutrale e paqtuese, por në tërësinë e tyre ato shërbyen si shiringa nacionalizmi për tifozët shqiptarë, të cilët u zbrazën vençe gjatë ndeshjes kundër Berhamit e Co. Shqipëria u mund me rezultatin 2-0, por Shqipëria humbi dhe në një drejtim tjetër. Të paktën, ky është mendimi i shumë opinionistëve, të cilët morën penat e tyre e shkruajtën artikuj lidhur me këtë nacionalizëm që u derdh mbi ca djem të zotë shqiptarë, që luajtën për Zvicrën kundër Shqipërisë.
Në shtypin e Tiranës artikujt kanë qenë të rrallë, madje vetëm dy: një shkrim i Bashkim Muçës për Mapon, me titull “Na mundën ‘tradhtarët’”, dhe një shkrim i Dren Shahinit për Shekullin, me titull “Kur Kosova të luajë kundër Shqiopërisë”. Ishte dhe një shkrim i Armando Dukës, që u publikua para dy ditësh në një numër të përditshmesh të Tiranës në përgjigje të kritikave që i ishin bërë pas ndeshjes për atë që kish thënë para ndeshjes. Kritikat vinin më së shumti nga Kosova, madje nga disa prej opiniionistëve më në zë të shtypit të Prishtinës. Veçojmë shkrimet e Halil Matoshit (Lëvdatë për Zvicrën), Imer Mushkolajt (Magjup si Behrami), Lumir Abdixhikut (‘Tradhtarët’ e ‘të tradhëtuarit’), Enver Robellit (Shfryrje të frustruarish), etj. Jehna e ndeshjes vazhdon. Si zor të ndodhë njëherë tjetër që një ndeshje futbolli të tërheqë vëmendjen e ajkës së opinionistëve.
Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>nuk po gjejne rehat kozmopolitet shqiptare.</p><p>si ka mundesi qe te kete nacionalizem shqiptar ,mbas gjithe asaj fushate sorrosiste-saliste kundra identitetit kombetar?</p><p>ja qe paska edhe shqiptare,,</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.