NYT vendos një shenjë të rëndësishme mosbarazimi mes Libisë dhe Egjiptit

“Gjëja më e keqe për SHBA-në do të ishte që tani (pas ngjarjeve në Kajro dhe Bengazi) t’i kthente krahët përkushtimeve në Libi dhe në Egjipt, shtete këto që po përpiqen që të ndërtojnë shoqëri të reja stabile”, - shkruan New York Times lidhur me reagimet pas ngjarjeve të dhunshme që pasuan transmetimin online të disa sekuencave të titruara arabisht nga një film amator mbi Muhamedin.
“Kushdo që ta ketë bërë atë film, në fakt i ka dëmtuar interesat e SHBA-së dhe parimin e saj themelor të respektimit të besimeve.. Sado që të jetë ofenduese videoja, ajo nuk justifikon dhunën ne Bengazi dhe në Kajro.. Qeverisë së lëkundur të Libisë do t’i duhet mbështetja amerikane për t’i sjellë vrasësit para drejtësisë - shkruan mes të tjerave e përditshmja amerikane dhe më pas bën një dallim të rëndësishëm në mënyrën si autoritetet e dy vendeve Egjipit e Libi, reaguan ndaj ngjarjeve.
“Një numër i rojeve libiane vdiqën duke shpëtuar amerikanët. Dhe liderët libianë i dënuan vrasjet dhe premtuan se do të punojnë për të kapur përgjegjësit. Kurse liderët egjiptianë, në mënyrë të pashpjegueshme, nuk e kanë ndjekur këtë hap, - vë në pah NYT.
Add new comment