Kush dhe pse po e shet detin, sipas politikanëve

Postuar në 16 Shtator, 2012 12:38

Pas deklaratës në Korçë të kreut të PBDNJ, Vangjel Dule se Shqipëria nuk integrohet nëse nuk nënshkruan marrëveshjen detare me Greqinë, akuzat për të si anti-shqiptar nuk kanë vonuar. I pyetur nga gazeta “Sot”, deputeti Dashamir Tahiri është shprehur se “për Dulen nuk ka Shqipëri. Integrimi nuk kalon nga Athina, por nga Brukseli... Dule ëshët një deputet ambulant dhe sezonal. Ne ende nuk kemi zgjidhur çështjen e pronave, dhe më pas të zgjidhet çështja detare.” Ndërsa kryetari i nderit i PDIU Tahir Muhedini ka akuzuar po në këtë gazetë se “Dule ka qenë dhe është anti-shqiptar. Është fatkeqësi që bën pjesë në Parlamentin Shqiptar. Antishqiptarizmi i tij u duk edhe me regjistrimin e popullsisë. Ai kishte qëllim të greqizonte popullsinë shqiptare.”

Çështja e marrëveshjes që i jep detin Greqisë ka qenë në fokusin e fjalës së mbajtur nga Kreshnik Spahiu në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Aleancës Kuq-e-Zi. Spahiu ka akuzuar direkt Kryeministrin se me paratë e shitjes së detit kërkon të mbulojë borxhin publik dhe të sigurojë mbështetjen e Athinës për të mbajtur pushtetin. “Shitja e të gjithë pasurive nëntokësore dhe dorëzimi i territorit janë së bashku një trsadhëti kombëtare të ndëshkueshme nga Kodi Penal dhe ndryshe nga PS që e konsideron Berishën si Kryeministër, ne si Aleancë Kuq-e-Zi ekonsiderojmë një shtetas të pandehur që duhet izoluar” u shpreh Spahiu.

k.c.

Comments

Submitted by Anonim (Antibat... (not verified) on

<p>O zot o zot kur flisni dhe juve për deputet ambulant dhe sezonal. Por për kryetarin tuaj çfarë mund të thoni? Apo ai është i mirë se po zgjidh çështjen e Çamërisë me patentat dhe me policinë ndërtimore.</p>

Submitted by feriti (not verified) on

<p>&nbsp;Rendesi ka qe udheheqeia te jete mire,te jete serisht ne pushtet,te vazhdoje te vjedhe e shkaterroje kete popull qe i meriton te gjitha.Sa per tradhetare e spiune jane jo pak por 90% e asaj mender elite politikanesh ,por ky seshte ndonje problem i madh per shqiptaret qe ekane ne gen tradhetine.Po sbesuat shikoni historine.</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.