Arkiv-Lajme
Arvizu: Ndihem i ofenduar njësoj si myftiu i Shkodrës… (myftiu do ta komentojë përgjigjen sonte në studion e Tares)
Ambasadori i SHBA në Tiranë ka komentuar në një intervistë me Ilva Taren çështjen e protestave të fundit amerikane dhe reagimet ndaj tyre, përfshi reagimet në Shqipëri. Për pyetjen e Tares “Myftiu i Shkodrës ka thënë se muslimanët janë ofenduar nga videoja. A ju shkakton shqetësim kjo dhe a është rritur niveli i sigurisë për shkak të këtyre deklaratave?” –Arvizu ka thënë mes të tjerave:
Mitt Romney bën një gafë që mund t’i kushtojë: Të varfërit? Nuk është puna ime të merrem me ta
Kandidati republikan Mitt Romney ka qenë në një veprimtari për mbledhje fondesh, dhe duke menduar se ka qenë me të vetët, është zbrazur në mënyrë shumë konfidenciale, dhe përbuzëse, kundër “atyre që votojnë për qeverinë”. E kush janë këta? “Është ai 47%-ësh i amerikanëve, që u është mbushur mendja se paskan të drejtën e kujdesit shëndetësor, të ushqimit e të një strehe”. “Nuk më interesojnë këta amerikanë, mbijetesa e të cilëve varet nga qeveria”, është shprehur Romney.
Kontroll faktesh: Bode, 11 % e PBB-së shkon për faturën sociale të buxhetit
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë debatuan sot mbi projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim(IBDR), për financimin e projektit të modernizimit të asistencës sociale". Gjatë debatit, Ministri i Financës Bode deklaroi se në vitin 2011, mbi 11 % e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) shkoi për faturën sociale të buxhetit të shtetit.
Por çfarë ka patur parasysh Bode me termin “faturë sociale”?
Larg qoftë, nuk dua të them që Zogu duhet të kishte vrarë veten, - thotë Xhufi dhe shton: Sadoqë...
"Mbretërit, princët dhe kontët e vërtetë të Evropës, kanë qenë në ballë të ushtrive e të popujve të tyre, sa në Luftën e Dytë Botërore, aq edhe në Luftën e Parë e në të gjitha luftrat. Kështu ua donte ndera dhe sëra. Kam mësuar diçka për mbretëreshën e Hollandës, Vilhelminën, nga ditari i mbretit të Anglisë, Xhorxhi VI. Ky rrëfen se çdo natë, gjatë operacionit nazist për pushtimin e Hollandës, kjo zonjë i prishte gjumin për t’i kërkuar armë, avionë e ushtarë, e bindur se populli i saj do ta mposhtte agresorin.
Gjyqtari që liroi vrasësin e komisarit ka liruar të tjerë si ai, - raportojnë gazetat. Por po e hetojnë për… çështje procedurash
Të përditshmet janë ndalur sërish sot në çështjen e kryetarit të trupit gjykues që ka liruar personin që vrau komisarin e Shijakut. Ky gjyqtar quhet Neritan Tabaku. Sipas reporterëve që mbulojnë informacionin nga gjykatat në mediat e Tiranës, nuk është hera e parë që gjyqtari në fjalë firmos vendime lirimi të dyshimta. E përditshmja Shqip thotë se është i njëjti gjyqtar që ka liruar një personazh tjetër të krimit (i cili pas lirimit u vra) të quajtur Klodian Saliu.
Qese mielli Berishës? Është shumë pak, - mendon Lubonja
Minimumi i protestës që mund të bëjë kategoria e ish-të burgosurve kundrejt mosmbajtjes së premtimeve që i ka bërë kjo maxhorancë, dhe, më keq akoma, ndaj mënyrës tallëse dhe fyese me të cilën i ka trajtuar ata – thotë Lubonja në një editorial në numrin e sotëm të së përditshmes "Panorama" lidhur me incidentin e qeses me miell që iu hodh Kryeministrit nga ish-të përndjekurit Skënder Tufa dhe Agim Kollçaku.
Sot votohet imuniteti. Karrotë-shkopi i BE-së nuk bën për Berishën, - shkruan Stefani dhe e kap me Euralius-in
Sot pritet që Kuvendi të votojë kufizimin e imuniteteve. Pa paketën e ndryshimeve në Kushtetutë që kërkoi opozita. “Një fitore tjetër e autokratizmit. Këtë herë, e arritur edhe me ndihmën e misionit “Euralius” – shkruan Andrea Stefani në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIP dhe shton:
Shqip për shqipfolës edhe në universitet. Sipas dekanit Rrokaj, as të diplomuarit nuk e njohin më gjuhën
Për herë të parë në historinë e arsimit shqiptar mësimi i gjuhës shqipe do futet si lëndë në Universitet, çka do të thotë pranim i një situate të rëndë në njohjen e shqipes. E pranon edhe dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Shezai Rrokaj në një intervistë botuar sot në të përditshmen “Shekulli”, ku flitet edhe mbi rezultatet skandaloze të një monitorimi, nga i cili ka dalë që shqipen bazike nuk e njohin, jo më nxënësit që vijnë në Universitet nga e mesmja, por as ata që e kanë mbaruar tashmë universitetin.
Vijon me “letra të hapura” përplasja post-Zvicër. Xhaka për Dukën e FSHF-së: “Ka kohë që më thotë JO”
Granit Xhaka një nga 5 futbollistët shqiptaro-zviceranë të kombëtares së Zvicrës, u ka dërguar medieve një letër të hapur, duket i nxitur nga letra e hapur e një ditë më parë e presidentit të FSHF-së, Armando Duka. Futbollisti i ri (1992) thotë se ka bërë shumë herë kërkesë për të qenë pjesë e kombëtares së Shqipërisë, por është refuzuar nga FSHF, madje shton se pengesat ishin jo vetëm të panevojshme por edhe “dashakeqe”.
FOTOT: Presidenti në Bruksel, probleme me dorën dhe vështirësi në ecje
Një agjensi lajmesh online (lajmifundit.com) ka botuar disa sekuenca filmimesh nga vizita e parë në Bruksel e presidentit të Republikës Bujar Nishani. Fotot tregojnë qartësisht dobësi të z.Nishani në veprimet e njërës dorë dhe sidomos gjatë ecjes. Pamjet u transmetuan edhe në një edicion lajmesh të TCH (si shoqëruese të lajmit mbi vizitën dhe takimet), por më pas u hoqën dhe u zëvendësuan me pamje të tjera; sekuencat në fjalë nuk u transmetuan në edicionet pasardhëse.