Sot votohet imuniteti. Karrotë-shkopi i BE-së nuk bën për Berishën, - shkruan Stefani dhe e kap me Euralius-in

Sot pritet që Kuvendi të votojë kufizimin e imuniteteve. Pa paketën e ndryshimeve në Kushtetutë që kërkoi opozita. “Një fitore tjetër e autokratizmit. Këtë herë, e arritur edhe me ndihmën e misionit “Euralius” – shkruan Andrea Stefani në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIP dhe shton:
“..Natyrisht që Berisha dhe shumica e tij nuk do ta miratonin kurrë një reformë të tillë. Për të përforcuar pushtetin e tyre, ata duan që gjykatësit dhe kryeprokurorin t’i zgjedhin vetëm me votat e shumicës. Prandaj edhe paketën e opozitës e skualifikojnë tiranikisht, duke e etiketuar si tendencë për “tirani pakice” një reagim tipik bolshevik që klasifikon pakicën, opozitën si djallëzore dhe armike të popullit. Diktatori komunist Enver Hoxha e fuste në burg opozitën politike dhe Berisha ka qenë për shumë vjet sekretar në partinë e tij. Vazhdimësia si “forma mentis” është e kuptueshme. Por si shpjegohet që edhe përfaqësuesi i “Euralius”, që ka për mision pavarësimin e gjyqësorit dhe fuqizimin e tij përballë pushteteve të tjera në shtet e në radhë të parë qeverisë, bën gjëra që shërbejnë për të kundërtën? Pra një mision i BE, që ndërsa pretendon fuqizimin e gjyqësorit në Shqipëri, mbështet praktikat tiranike të një Kryeministri dhe shumicës së tij me tendenca të qarta autokratike?!..”
Stefani citon më pas edhe një studim të Qendrës së Analizave për Marrëdhëniet me Jashtë në Këshillin Europian, botuar në fillim të shtatorit. “Është e vështirë të shohësh metodën e BE-së, të karotës dhe të shkopit, të funksionojë mbi udhëheqës të pushtetshëm lokalë si Nikolas Gruevski, Sali Berisha apo Milorad Dodik, motivimi parësor i të cilëve është përforcimi i pushtetit në një klimë politike gjithnjë e më pak konkurruese”, - thuhet ndër të tjera në këtë studim.
Më shumë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/09/18/euralius-cfare-djal...
Add new comment