Kontroll faktesh: Bode, 11 % e PBB-së shkon për faturën sociale të buxhetit

Postuar në 18 Shtator, 2012 11:34

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë debatuan sot mbi projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim(IBDR), për financimin e projektit të modernizimit të asistencës sociale". Gjatë debatit, Ministri i Financës Bode deklaroi se në vitin 2011, mbi 11 % e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) shkoi për faturën sociale të buxhetit të shtetit.
Por çfarë ka patur parasysh Bode me termin “faturë sociale”?
Duke parë raportet zyrtare të ministrisë që drejton Bode, shohim se PBB-ja e raportuar për vitin 2011 ka qenë 1,314 miliardë lekë (http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/buletini_12m_viti_2011_c... ). Ndërsa zërat e shpenzimeve Subvecione; Sigurime Shoqërore; Sigurime Shëndetsore; Kompensim pronarësh; Pagesa e Papunësisë; Ndihma Ekonomike; Kompensim për të përndjekurit politikë; dhe Kontribut për Sigurime Shoqërore e Shëndetësore për punonjësit buxhetorë, kapin totalin prej 145 miliardë lekë (http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/12_2011_treg_fiskalk_6_d... ). Dhe duke pjestuar këta dy numra del shifra 11% që përmendi Bode.
Por a përbën realisht shuma e shpenzimeve të mësipërme faturën sociale të buxhetit të shtetit?
Që të arrijmë tek fatura reale duhet të zbresim kontributet e punonjësve të sektorit privat dhe të të vetësiguruarve në fondet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe të ardhurat nga legalizimet që futen në fondin e kompesimit të pronarëve. Këto kontribute kapën shifrën 47.6 miliardë lekë në vitin 2011 (http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/12_2011_treg_fiskalk_6_d... ). Dhe duke e zbritur këtë shifër nga totali shpenzimeve prej 145 miliard lekësh, rezulton një shifër prej 97.4 miliard lekësh faturë reale sociale, ose vetëm sa 7.4% e PBB-së.
E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.