Qese mielli Berishës? Është shumë pak, - mendon Lubonja

Minimumi i protestës që mund të bëjë kategoria e ish-të burgosurve kundrejt mosmbajtjes së premtimeve që i ka bërë kjo maxhorancë, dhe, më keq akoma, ndaj mënyrës tallëse dhe fyese me të cilën i ka trajtuar ata – thotë Lubonja në një editorial në numrin e sotëm të së përditshmes "Panorama" lidhur me incidentin e qeses me miell që iu hodh Kryeministrit nga ish-të përndjekurit Skënder Tufa dhe Agim Kollçaku.
Shkruan Lubonja: "Kjo maxhorancë ka hartuar një ligj përpara disa vjetësh, sipas të cilit, një ish-të burgosuri i takon të marrë për çdo vit të humbur në burg, në moshën e energjive më të mira, duke qenë i pafajshëm, një shumë lekësh që, po të ketë familje sot, mund të konsiderohet (e ndarë në muaj e ditë), si niveli i minimumit jetik për një familje. Sipas ligjit, kjo shumë do të jepej në tetë vjet, në tetë këste. Kanë kaluar mbi pesë vjet dhe është dhënë vetëm kësti i parë, që kuptohet se është ngrënë me kohë nga ata që e kanë marrë. Pastaj e modifikuan ligjin dhe thanë se do t’ua jepnin atyre që kanë kaluar 85 vjeç dhe pastaj (pasi u tall edhe opozita vetë, që konsiderohet si partia e persekutorëve të tyre, me këtë vendim) e bënë për ata që kanë kaluar 65 vjeçët. Në fakt, qysh nga mënyra se si i sorollatën ish-të burgosurit zyrë më zyrë për të plotësuar dokument pas dokumenti për të provuar se kishin qenë në burg politik – ndërkohë që shteti i kishte të gjitha të dhënat për këtë – shumë ish-të burgosur e kuptuan se kishim të bënim me një mashtrim, me një tallje dhe arrogancë të pamerituar ndaj një jete të kaluar në mjerim. Dhe ky mashtrim, kjo tallje, unë them se një qese me miell sot e ka shumë pak…".
Më shumë:
Comments
“Shumë lexues më kanë kërkuar
<p>“Shumë lexues më kanë kërkuar të shprehem, si ish-i burgosur politik, lidhur me incidentin e qeses me miell që iu hodh Kryeministrit nga ish-të përndjekurit Skënder Tufa dhe Agim Kollçaku. E para gjë që dua t’ju them është se solidarizohem me qesen me miell.” Meri e futi ne xhep se jane te pa pjekura e te ngecin ne fyt. Amatoret i fillojne shkrimet keshtu. Shkrim sa me la gojen. Ka dicka qe nuk shkon ne shkrim. Dhe vete autori e di kete. eshte shkrim pa shpirt, shkrim borxhi me be detyren dhe, jo shkrim shpirti e pasioni ku simbolika e vuajtjeve (te persekutuarit e te burgosurit)nuk ka te sosur.</p>
Nuk e di se cili gazetar ka
Nuk e di se cili gazetar ka komentuar artikullin e z.Lubonja,por shihet qe ka hedhur vetem
nje sy perciptas,perndryshe nuk do te kishte vene ate titull bombastik.
Vertet zoti Lubonja i permend ato fjale,diku te fshehura neper mjet rreshtave,por artikulli
ne teresi nuk te len aspak shijen e tille,perkundrazi,ai shkrim i vaket ngjan me ata fakirat
indian,qe kur ecin rrugeve bejne kujdes qe te mos shkelin ndonje krijese te gjalle.
Ai qe merr persiper te shkruaj nje artikull me kete teme, duhet te perdore gjuhen migjeniane,
jo gjuhen tulte,sepse vetem ajo gjuhe tregon tregon dhimbjen e vertete te kesaj kategorije.
Por nuk mund ti kerkojme z.Lubonja te behet Migjen,nuk ka kellqe per te mbajtur te till pesh.
Po PS çhyn ne kete mes?Apo mos ju ka rene gje ne vesh se bashkevuajtesit po pregatisin edhe
per ju ndonje qese miell?Apo me mire ngonje çik te gjith.Gjithmone si zakonisht.
Add new comment