Arkiv-Lajme
“A mos vallë po vjen dita t’u themi lamtumirë barnave të tensionit të lartë?”
Dy mjekë shqiptarë me eksperiencë, Myftar Barbullushi dhe Mihal Tase, kanë botuar sot një artikull në gazetën Panorama, në të cilin njoftojnë publikun për një procedurë të re të njohur me emrin “Denervimi i veshkës”.
Kronika e një të arrestuari për ryshfet që përfundoi studimet me medalje...
Kronika e masës gjyqësore të sigurisë ndaj pedagogut të gazetarisë Isidor Koti ishte sot në të gjitha të përditshmet, disa prej të cilave citonin një frazë të tij para gjykatësit: “Krimi nuk jam unë”. E ka patur fjalën që dikush tjetër duhet të akuzohet, apo e ka patur fjalën që ai vetë është viktimë e gjithë sistemit?
Debati mes akademikëve Bulo e Tarifa merr ngjyra më të ndezura
Në fillim foli Jorgo Bulo (me anë të një interviste të shkurtër) në përgjgije të propozimit të kryeministrit për ta bërë anglishten si gjuhë të parë leksionesh në universitetet publike shqiptare. Dhe nuk ra dakord me këtë propozim. Më pas, foli Fatos Tarifa, të cilit kjo ide kryeministrore nuk i është dukur pa gjë.
Gjergj Meta: Liria për të blasfemuar është fyerje e ndjenjave të njerëzve
“Pafajësia e religjionit” është titulli i një shkrimi të Gjergj Metës, të publikuar në Mapo, dhe kuptohet menjëherë se në fokus të shkrimit do të jetë filmi ‘Pafajësia e myslimanëve”, dhe një numër protestash për shkak të tij, të cilat filluan me vrasjen e ambasadorit amerikan në Libi. Meta, alias dom Gjergji, është klerik i fesë katolike, por në këtë shkrim ai vihet në mbrojtje të të gjitha feve (“Profeti Muhamed”, thotë ai në më shumë se një rast). “Deri ku shkon liria e shprehjes dhe deri ku ajo cënon të tjerët?
Të ketë reagime në Shqipëri nëse botohen "Vargjet Satanike"?
Ka dalë këto ditë në treg libri me kujtime “Joseph Anton”, nga botimet “Dudaj”, ku Salman Rushdie rrëfen historinë e jetës së tij pas botimit të “Vargjeve satanike”. Botimi ka qenë një rast i mirë për Arlinda Dudaj (e cila ka ekskluzivitetin e botimeve të shkrimtarit Salman Rushdie) për të hedhur në treg edhe idenë e sjelljes në shqip të “Vargjeev Satanike”. Në një artikull të së përditshmes MAPO, Dudaj thotë se nuk ka asnjë dilemë që romani i diskutuar do të botohet së shpejti edhe në gjuhën shqipe.
Washington Post: Femrat e Virxhinias mund të vendosin fatin e garës presidenciale në SHBA
Sondazhi më i fundit i gazetës Washington Post ka gjetur një hon të madh mes preferencave elektorale të femrave dhe të meshkujve në shtetin Virxhinia. Ndër votueset potenciale femra, Obama kryeson me 19 pikë përqindje (58 me 39), ndërsa ndër votuesit potencialë meshkuj, kryeson Romney me 6 pikë (50 me 44). Si rezultat, Obama kryeson me 8 pikë në sondazhin e Washington Post-it për të gjithë votuesit potencialë në Virxhinia.
Një incident (i paraportuar) me një fëmijë gjatë fjalimit të Berishës në përurimin e shkollës së Farkës
Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë paraditen e së mërkurës në përurimin e shkollës 9 vjeçare “Mjull Bathore” në Komunën Farkë të Tiranës. Raportimi për këtë përurim (më saktë fjalimi i kryeministrit, - sepse veç fjalimit aty nuk ka detaje të tjerë) mund të lexohet i plotë në faqet online të ABC News dhe Klan TV, të cilat kanë patur reporterë dhe grupe xhirimi të dërguara aty.
Ata e kanë raportuar fjalimin e gjatë të kryeministrit, por kanë lënë jashtë një episod: gjatë fjalimit të Berishës, një prej nxënësve të mitur të shkollës të rreshtuar në oborr, ka humbur ndjenjat.
Miku i deputetit në 'patrullat' e rrahjes së emigrantëve në Greqi është...shqiptar (!)
Ditët e fundit anëtarë të partisë neonaziste “Agimi i Artë” në Greqi, të organizuar në grupe të vogla të dhunshme (këto “patrulla” drejtohen nga deputetë të saj) sulmojnë shitësit ambulantë dhe shitësit e vegjël emigrantë nëpër tregjet e qyteteve greke. U shkatërrojnë mallin dhe ushtrojnë dhunë fizike nëse ata nuk pranojnë t’u binden e të largohen.
Sondazhet thonë se Barack Obama po udhëheq garën; por ekonomia e dobët mbetet gjyle në këmbët e tij
Romney ishte në avantazh fillimisht. Pastaj, ishte njeriu i zgjedhur si kandidati për zëvendës President, Paul Ryan që i dha një hov fushatës së kandidatit republikan. Më tej, ishte Konventa e republikanëve që i dha edhe ca karburant makinës elektorale të Romney-t. Por kaq. Konventa e demokratëve përmbysi situatën, dhe qysh nga ai moment duket se koha po punon për Obama-n. Dhe jo vetëm koha. Po punon dhe vetë Romney me disa gafa, më e rënda e të cilave ishte kjo e fundit.
Spekullimet e Dan Brown-it mbi Jezu Krishtin e martuar me Maria Magdalenën? “Nuk janë spekullime”, thotë një papirus i vjetër
Dan Brown e ka mbrojtur në librin e vet tezën, se Jezu Krishti ka qenë i martuar me Maria Magdalenën, por e gjitha iu mor si spekullim kolosal në një libër fiction. Dhe në fakt, ai nuk e bazonte në asnjë dokument të shkruar pretendimin e vet, pasi një dokument i tillë nuk ekzistonte (Për më tepër, në asnjë prej ungjijve nuk thuhet një gjë e tillë). Mirëpo, është gjetur më në fund një dokument i shkruar në gjuhën koptike, në të cilin lihet të nënkuptohet se Jezu Krishti ka qenë i martuar. Studjueses britanike të historisë, Karen L.