Të ketë reagime në Shqipëri nëse botohen "Vargjet Satanike"?

Ka dalë këto ditë në treg libri me kujtime “Joseph Anton”, nga botimet “Dudaj”, ku Salman Rushdie rrëfen historinë e jetës së tij pas botimit të “Vargjeve satanike”. Botimi ka qenë një rast i mirë për Arlinda Dudaj (e cila ka ekskluzivitetin e botimeve të shkrimtarit Salman Rushdie) për të hedhur në treg edhe idenë e sjelljes në shqip të “Vargjeev Satanike”. Në një artikull të së përditshmes MAPO, Dudaj thotë se nuk ka asnjë dilemë që romani i diskutuar do të botohet së shpejti edhe në gjuhën shqipe. Pavarësisht valës së dhunës që ka përfshirë disa vende pas shfaqjes së filmit “Pafajësia e myslimanëve” dhe reagimit të shkrimtarit Salman Rushdie në një intervistë të dhënë dy ditë më parë në BBC, Dudaj shprehet se kjo nuk e ndalon atë që të botojë “Vargjet satanike” të Rushdies. Në intervistën e tij, Rushdie tha se për të botuar sot romanin “Vargje satanike” në ato vende që ende nuk është botuar, duhet një guxim nga ana e botuesve.
Thotë Dudaj: “Unë nuk mendoj se botimi i këtij libri do të jetë një problem në Shqipëri. Në intervistën e tij për BBC-në, Salman Rushdie përcjell mesazhe guximi për botuesit. Nëse dikush të kërcënon dhe ti përulesh, ai më shumë do të të shtypë, - thotë ai. Kjo valë dhune që ka ndodhur dhe po ndodh, gjithsesi mua nuk më pengon që ta botoj librin ‘Vargje satanike’ edhe në shqip, sepse mendoj se në Shqipëri jo vetëm nuk është, por as nuk mund të krijohet kurrë një situatë e tillë dhune. Unë e kam bindje se ne jemi vendi i fjalës së lirë dhe i tolerancës fetare. Nuk besoj se mund të ketë reagime të tilla, aq sa të më detyrojnë mua si botuese që të tërhiqem nga botimi në shqip të ‘Vargje satanike”.
Më shumë:
http://www.mapo.al/2012/09/19/arlinda-dudaj-nuk-terhiqem-var...
Add new comment