Një incident (i paraportuar) me një fëmijë gjatë fjalimit të Berishës në përurimin e shkollës së Farkës

Postuar në 19 Shtator, 2012 18:04

Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë paraditen e së mërkurës në përurimin e shkollës 9 vjeçare “Mjull Bathore” në Komunën Farkë të Tiranës. Raportimi për këtë përurim (më saktë fjalimi i kryeministrit, - sepse veç fjalimit aty nuk ka detaje të tjerë) mund të lexohet i plotë në faqet online të ABC News dhe Klan TV, të cilat kanë patur reporterë dhe grupe xhirimi të dërguara aty.
Ata e kanë raportuar fjalimin e gjatë të kryeministrit, por kanë lënë jashtë një episod: gjatë fjalimit të Berishës, një prej nxënësve të mitur të shkollës të rreshtuar në oborr, ka humbur ndjenjat.
Rrethanat e këtij incidenti i ka treguar për ResPublica-n një nga të pranishmit. Fëmija është rrëzuar në tokë në gjendje të fikëti dhe pranë tij janë afruar menjëherë truprojat e kryeministrit që janë gjendur më afër rreshtit. Më pas është afruar me urgjencë mjeku që gjendet në grupin e shoqërimit të kryeministrit dhe ai e ka ripërmendur fëmijën. Dëshmitari ynë ka dëgjuar nga mjeku disa fjalë të lidhura me kequshqyerjen.
Sipas tij Berisha nuk e ka vënë re skenën për shkak të pozicionit të podiumit dhe ka vijuar fjalimin. (dëshmitari ynë pohoi se një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në një miting në Himarë, por në atë rast Berisha ka ndërprerë fjalimin dhe i ka dhënë vetë fëmijës ndihmën e parë).
Po ky dëshmitar - (nuk mundemi t’ia bëjmë publik emrin, por i kemi të gjitha arsyet ta besojmë rrëfimin e tij) - mendon se shkak plus i incidentit, ka qenë fakti që fëmijët janë rreshtuar në oborr nga mësuesit e tyre në pritje të Berishës shumë më përpara se Berisha të mbërrinte, duke kaluar kohë të gjatë në këmbë, nën diell. – A.N.

Në foto:
Kryeministri Berisha gjatë përurimit (TV Klan)
Fjalimi:
http://www.abcnews.al/lajme/politike/1/23174

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

Pse nuk del opozita me propozimin qe te jepet nje vakt falas (dreka ) per femiejt ne shkolat publike __Te paktne femija do haje nje dreke te mire ne shkollen publike , _Kjo  do jete nje ndihme sado simbolike per familjet e varfera.............

Le qe ca them edhe une , opozita nuk meret me keto pune , merret me pune te medha tip ekspozita ....lol

Submitted by Anonim (not verified) on

Me fal o raimondi, po pse nuk thua te pakten dy fjale per ate femijen qe i rane te fiket duke pritur saliun. Perse u dashka nje vakt dreke ne shkolle dhe nuk u dashka te ndalohen keto fare pritjesh te "xhaxhi enverit" nga "pionieret e partise". Apo me nje cope buke me djadhe ne bark pritet saliu me kollaj? tju vije turp qe nga kryetari i shtetit deri te drjetori i shkolles qe i detyrojne nxenesit ne kesilloj farsash.

Ne vend qe te shikoni ku eshte problemi shkoni e pergojoni kundershtaret politike.

Submitted by 100 Vjet Pavarsi (not verified) on

Ku e keni problemin te dashur "miq" te Medias?

Kerkoni te komentoni edhe cikerrimen me te vogel per te shpresuar se disi do ti veshni Berishes kemishen e diktatorit te papergjegjshem e fuqi plot (!)

Ne fakt me kete fill bini vete brenda po ta zgjerojme pak si fenomen:

Ne rradhe te pare, kemi pare ne telebela qe i kane rene te fiket ushtareve e njerezve te rritur ne kesiso tubimesh e manifestash. Ndodhi se fundi ne festen e mama Quin ne Britani, ndodhen gjate lojrave Olimpike ne Londer. Ndodhin gjithandej ku rreshtohen robt dhe nuk ka te beje fare me detyrim c'njerezor te robve per epshtet e dikujt!!!

Nga ana tjeter, nuk jane te gjithe robt njesoj fizikisht dhe nuk jane te gjithe njesoj shendetshem ne ate dite/cast festiv. Renja te fiket i nje femije shkolle nenkupton sipas kesaj llogjike "krim" dhe duhet doemos te behet fajtor figura kryesore. Kjo eshte absurde! Vete fakti i "kriminalizimit" te nje manifesti te tille syrgjeron ne nje fare menyre plogeshtimin e detyruar me ndalim-tubimi fizik te shoqerise per arsye se mund te kete njerez te dobet!??? Kalituni dhe ushqehuni me mire do tju thoshja une!!!!

Shtrohet pyetja: Duhet te ndalojme tubime te tilla sepse jemi ne demokraci dhe ekziston frika se kush i perdor keto lloj festash mund te etiketohet diktator? Nuk e besoj se ketu eshte qellimi?! Mbetet vetem dashakeqesia me kopillik Mediatik per tja "rrasur" Berishes bicim diktatoricke....

Beni pyetje me mire se si ka mundesi qe lloj lloj partickash (si ajo e karagjozit faqezi) vendosin turma kalamajsh prapa cdo podiumi ku behen deklarata ditore nga me debile e me banalet duke ngrysur vetullat e mimiken me zor per tu dukur sa me fashiste e serioze te vendosur ...per shqiperine   ...qe i perket sigurisht vetem atyre(!)

Submitted by notari (not verified) on

ti zoteria i pavaresise do te kishe shume te drejte, nese do te behej fjale per nje rast te vecuar. mund te ndodhe dhe ska asgje te keqe. problemi eshte se me femijet e shkollave, si sali berisha, ashtu dhe jozefina topalli, kane abuzuar qysh heret. sa here vijne fushatat, shkollat perdoren me telekomande per te mbushur sheshet qe t'i filmojne kamerat dhe t'i shohin shqiptaret sesa i do medemek populli udheheqesit e tij. problemi i berishes nuk eshte se i ra te fiket nje femije, por sepse me femijet, nepunesit e shtetit, ushtaret dhe mjeket e infermieret, abuzon cdo dite te perendise, kudo ku shkel per te prere nje shirit. fenomeni eshte problemi, jo episodi! qarte i nderuar?

Submitted by Qyfli (not verified) on

jo moe qindsh jo.Birisha nuk eshte diktator.Po hajvane jane ata qe meren me Birishen.Birisha me keta femije ka gjetur veten,sepse me ata ai flet lirshem fare pa komplekse.Ne fund te uroj ta gezosh ti me Birishin njeqindvjetorin.(Seriozisht tani) Me mire do te ishte qe mos ti ngaterronim femijet e pafajshem e engjellore me shqiptarin me ngaterrestar te te gjitha koherave.

Submitted by ert (not verified) on

Besoj se duhet ta shohim problemin atje ku eshte, te perdorimi i femijeve te shkollave publike per te pritur "te paret" e vendit.

Nuk di per ju, por une nuk dua kurresesi qe femija im te perdoret si background per fjalimet e Kryeministrit, Kryeterat se Parlamentit, Presidentit, Ministrit te Arsimit dhe cdo partie tjeter kushdoqofte. Femija im nuk eshte send, nuk eshte paisje zbukurimi, nuk eshte loder e ketyre pisave qe me pisllekun e tyre duan te ndyrin femijen tim. Me falni per fjalet, por vertet eshte e tepert kjo. Dhe ketu nuk ka lidhje parti majtas e djathas. Keta palo politikane majtas e djathtas qofte kete bejne sapo hipin ne front, perdorin femijet tane per propogande.

Kesaj duhet ti jepet FUND.

Femija im duhet ta jetoje femijerine e tij ne shkolle pa Berishe e Rame, Mete e Tope, pa asnjelloj pislleku rreth e rrotull. Ai duhet te shkoje ne shkolle per tu arsimuar, jo per tu fryre me propogande te piset nga njerez te piset.

Faleminderit

Submitted by 100 Vjet Pavarsi (not verified) on

ert,

nese ke lexuar mire artikullin lajm do te kishe kuptuar ne rradhe te pare se behet fjale per inagurim te nje shkolle 9 vjecare. Te inagurosh nje shkolle 9 vjecare ne mes te vitit shkollor pa femije sikur nuk shkon, jo vetem ne Shqiperi por as ne Amerike nuk ndodh kjo! Meqe permenda Ameriken po ju rikujtoj se edhe Xhorxh Bushi kur mori lajmin e sulmit mbi kullat ishte ne nje kopesht femijesh qe edhe ata kishin pritur me ore te tera Presidentin!

Ne rradhe te dyte, ka nje kopillek gazetaresk ne fund per te lidhur "Berishe-Poltike-Femije-bie te fikur" ne nje konteks keqperdoruesi sepse dihet qe publiku (pjesa injoranmte qe nuk lexon midis rreshtave) sa te degjoje dicka per femije-berishe-te fiket do sulet per moral sikur te kemi nje Kryeminister qe i ha per se gjalli femijet dhe jo se ka edhe ai femije vete dhe eshte baba si cdo Shqiptar tjeter.

Artikulli ka nje lapsus te rendomte sic eshte bere zakon te gazetat shqiptare: Po te vini re, kur kerkohet ti shtohet nje akuze perdoret forma "nje deshmitar na tha keshtu e ashtu, eshte i besueshem por nuk mund ta themi se kush eshte...."???? E keni vene re se gjithnje ka dike qe nuk permendet me emer por gjithnje qenka burimi i nje akuze? Edhe te duash ta vertetosh se ka thene ai anonim vertete dicka nuk ke se si ta vertetosh! Pra beso cfare thote artikulli dhe qepe!!!??????

Se katerti,, nuk u thote Berisha mesuesve mbani aty femijet me ore te tera se ju vrava. Jane mesuesit ata qe kane pergjegjesine e femijeve dhe duhet te kujdesen me shume per gjendjen e tyre apo lodhjet e teperta. Femijet jane delikate sigurisht por jo aq sa mos te guxojme as ti "shohim me sy" se po i ra te fiket do jemi detyrimisht kanibale! Femijet ne ate moshe dergohen neper bote nga mengjesi deri ne darke ne shkolla e konvikte. Raste te pakendeshme do kete gjithnje sepse ndryshe nuk do ekzistonin as trotuaret neper rruge se dikush femi mund te pengohet e rrezohet gjakatosur!!! Lerini moralin sepse jo cdo tregim me femije ju ben menjehere te moralshem dhe tjetrin harbut!

Pergjithesisht:

Nuk eshte Berisha fajtor per cdo gje! Boll u moret me hije e kucedra se lat nom. Secili ka obligimin, ndikimin e rolin e vet ne cdo ngjarje. Poplli Shqiptar qe ska mesuar akoma ABC-ne e shoqerise demokratike i ka kerkesat per diktatore sepse duke bere fajtor nje Kryeminister te nje sistemi demokratik per cdo qepe e patate, ne cdo cep te ares, ane e mbane shqiperise je ose injorant e i pashkolle ose karagjoz identik! Beni pyetjen retour kur i paskeni kerkesat si per diktatoret: perse ekziston populli? perse ekziston etika qytetare, profesionale e individi ne shoqeri kur Berisha qenka per cdo gje qe ndodh pergjegjes? Po kur restauron/nderton shkolla e cerdhe nga detyra nuk qenka pergjegjes per mire ai? Apo popull xhandar qe zgjedh me vote sa per te share 4 vjet me rradhe?

Ju bera pyetjen ne shkrimin e pare qe duhet tju djege me shume si te rritur qe jeni: Perse nuk behet nje debat per te gjithe ata femije qe rradhit Kreshnik Faqeziu pas podiumesh "politike" ku shqiptohet vetem kercenim, dhune verbale, urretje, nencmim, fashizem, arrogance provinciale e injorance civile?

Submitted by George (not verified) on

Eshte e vertete qe nuk duhen pare te gjitha problemet tek Sali Berisha, por keshtu si shprehesh ti sugjeron se nuk ekziston fare nje problem "Sali Berisha". Sigurisht qe nuk eshte pergjegjes Berisha per renien e te fiktit femijes, por eshte tragjike qe kjo ndodh teksa degjon ate te reklamoje arritjet e veta ne mireqenien e popullit. Sa per perdorimin e femijeve politikisht, ne Shqiperi kjo eshte nje gje tashme e ditur, e njohur dhe e shemtuar dhe nuk ka aspak vend krahasimi me USA qe ti ben.

Submitted by Petro (not verified) on

Kafsha! I përdor nxënsit e klasës së parë, 6 vjeçarët, si dekor për fjalimet e tij idiote.

Submitted by Patrioti (not verified) on

Me siguri do te jete nje thashethemnaje e "opozites" e cila don te ilustroje qe Shqiperia nuk eshte Gjermania sic e perkshkruan me mburrje kryeministri.Femijes nuk i ka rene te fiket nga "te pangrenet" apo "mungesa e theksuar e oreksit!", por nga emocionet e larta;ndodhej para kryeministrit te madh i cili po u tregonte ato andrat e medha "me mbret" per te ardhmen e ndritur te zhvillimit te aresimit tone, per fujen e internetit,per pajisjen me kompjutera te cdo shkolle edhe me te karget fshati,etj.Per nje moment mendova se po te ishte nga "te pangrenet"aty duhet te ishin shtrire perdhe nga te pangrenet femije gjermane,apo franceze, e nga vende te tjera me pak te zhvilluara se Shqiperia jone,. sepse femijet shqiptare jane "topce" e po u plasin faqet nga shendeti.

Ja po ashtu rastesisht mu kujtua ai lajmi me foton e shkolles se fshatit ku mesuesit i zhvillonin oret e mesimit ne "natyre te hapur", jasht ne oborr me pamje nga "Malet e Shqiperise dhe ju o lumejt e kulluar...,ju bregoret bukuroshe ....!."(se shkolla e fshatit ishte rrenuar plotesisht nga kujdesi i tepert i qeverise per zhvillimin e arsimit ne Shqiperi!!!!).

Femija e varfer ishte leshuar perdhe nga ushqimi i paket( nuk e di ne se ne  fshatrat e malesise dhe zonave kodrinore te Tiranes a ka lista ne dyqane,ku marrin ushqime fshataret e varfer e me shume femije?).Ky incident i parrefyer nga reporteret me kujtoi nje ngjarje humoristike ne mes te nje rruge kryesore te Shkodres. Nje dite,ne oret e para,nje grumbull i madh kalimtaresh ishte mledhur ne trotuaret e nje rruge rreth nje burri  te cilit i kish rene te fiket dhe dyshonin mos kish pesuar ndalim zemre. Nje burre plak u afrua dhe nderhyri kur e njohu te varfrin qytetar te rrezuar si te vdekur per toke,duke thene:"Lereni rehat e mos e torturoni me levizje te kota gjymtyresh,masazhe ne zemer e c'ka tgjeter qe po i bani.Une e njoh ate te ngrate,e kam komshi". I vuri  doren ne bark dhe pasi pa oren e tij te xhepit shpjegoi:" Jo besa,s'ka asgja nga zemra,por i ka ra t'fikt.E paska lshu caja te vorfnin,sepse buke e caj han i ngrati pri dite e ajo e shkrete deri tash  ka mujt me e majt n'kambe!" E ngriten pastaj prej krahesh dhe e cuan...jo, jo ne spital,por ne nje restorant aty prane!

Submitted by ert (not verified) on

Per:  100 vjet Pavarsi

Besoj se po te lexoni mire mes rreshtave te shkruajtura me pare nga une, me ndjeni qe ua ve ne dukje, duhet te kuptoni qe ato rreshta nuk kane lidhje me artikullin "Berishe-Politike - femije bie te fiket". Problemi qe une shtroj ve ne dukje fenomenin i cili edhe vete ti e ke kuptuar qe egziston. Dhe ky fenomen, te perdorit te femijeve si backgroud, eshte real e ka perfshire edhe Spahirat e te tjere. Por fatkeqesisht ne nuk dime te themi mjaft por sulmojme njeri-tjetrit. Fatkeqesisht. Besoj se te gjithe jemi prinder dhe mbi te gjitha duam te rrisim femije te shendetshem.

Eshte e pafalsheme te perdoresh pafajesine e femijeve per te reklamuar se sa shume ka punuar qeveria per arsimin. Femijet nuk votojne i nderuar 100 vjet pavarsi dhe nuk ua ndjen shume ( me ndjeni per fjalen) per fjale ata duan pune. Dhe me arsimin ne keto vetem pune nuk ehste bere.

-Sepse vetem ne Shqiperi ndodh qe ministri i arsimit pa pike pergjegjesie deklaron se ne Shqiperi ka aq e kaq institucione arsimore te palicensuara. Ky eshte kulmi. Dhe mos me thuaj se per kete s'duhet te ngre zerin e ti drejtoj gishtin Kryeministrit e Qeverise. Nuk ua ndjen per vitet e femijeve tane te arsimuar ne nje shkolle te palicensuar, nuk ua ndjen per xhepat tane, por pa u dridhur qerpiku thone se e ditkerkan qe qenkan 20 e ca shkolla te paarsimimuara.

-Sepse ne Shqiperi, nje klase e pare ne shkolla publike ne mes te Tiranes ka 41 nxenes. Cmund te beje vetem nje mesuese e vetme me 41 nxenes te gjithe plot deshire per te mesuar a me thua? E gjitha kjo sepse nuk shtohet nje mesuese me teper. Sepse rroga e saj e nje viti rendon shume me teper buxhetin e shtetit sesa investimet neper vila qeveritare e reklama propogande.

-Sepse ne Shqiperi shkollat na i zgjedhin librat si te doje Drejtori i Drejtorise Arsimore, a e di? Sepse me e rendesishme eshte se sa fiton ky palo drejtor e jo cilesia e librit.

-Sepse ne Shqiperi diplomat shiten e blihen jashte e brenda. E mos me thuaj qe per kete te mos i drejtoj gishtin Kryeminstrit e Qeverise se tij. Ne tregun e punes po dalin njerez te diplomuar qe sdine te lexojne sepse Arsimi eshte kthyer ne nje biznes i nderuar 100 vjet pavarsi. Nje biznes qe di te financoje keta palo politikane. Zv.Minsitria e Arsimit, Znj. Malaj na shkon te Kristali ( pasi atij i eshte pezulluar licensa per nje vit, shume pak per mendimin tim) e na thote se ky institucion paska keto e ato virtyte. E mos me thuaj te mos ngre zerin ndaj ketij Kryeministri e Qeverise se tij.

Problematika sistemi arsimor ka plot i nderuar 100 vjet pavarsi dhe besoj se Kryeministri nqs do te rrahe gjoksin para femijeve tane, keto duhet te shohe keto probleme  te parat jo te vere ne dukje se sa shume punon qeveria e tij hajdute.

Faleminderit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.