Washington Post: Femrat e Virxhinias mund të vendosin fatin e garës presidenciale në SHBA

Postuar në 20 Shtator, 2012 01:32

Sondazhi më i fundit i gazetës Washington Post ka gjetur një hon të madh mes preferencave elektorale të femrave dhe të meshkujve në shtetin Virxhinia. Ndër votueset potenciale femra, Obama kryeson me 19 pikë përqindje (58 me 39), ndërsa ndër votuesit potencialë meshkuj, kryeson Romney me 6 pikë (50 me 44). Si rezultat, Obama kryeson me 8 pikë në sondazhin e Washington Post-it për të gjithë votuesit potencialë në Virxhinia.
Virxhinia është një nga shtetet më kyçe për garën presidenciale në SHBA. Obama ishte i pari kandidat demokrat që pas 40 vjetesh arriti t’i fitonte 13 mandatet e Virxhinias për kolegjin elektoral që zgjedh presidentin (kush del i pari i fiton te trembedhjeta). Një fitore e dytë e Obamës në Virxhina do ta bënte pothuaj të pamundur vajtjen e Romney-t në Shtëpinë e Bardhë, edhe në qoftë se ai fiton në Oajho, që konsiderohet si një shtet që Obama duhet ta fitojë domosdoshmërisht.
Qëndrimet intrasigjente të republikanëve ndaj çështjeve sensitive për femrat dhe fushata intensive e Obamës ndaj tyre duket se kanë ndikuar më shumë te femrat e Virxhinias se sa te femrat e shteteve të tjera. Pothuaj në çdo shtet të SHBA-së, Obama ka epërsi ndër votueset femra, por në Virxhinia epërsia është dy herë më e lartë se niveli mesatar kombëtar.
E.Zaloshnja
Artikulli i Washington Post: http://www.washingtonpost.com/politics/decision2012/to-claim...

Comments

Submitted by arvanites (not verified) on

<p>Edhe kta e kane ndarjen elektorale si puna jone. Ata qe jetojne ne shtetet e bregdetit jane demokrate, ndersa hill billit qe jetojne ne mes jane republikane. Pak a shume sa me i trashe te jesh nga trute&nbsp;aq me te larta jane shancet qe te votosh republikanet.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.